Coasta de Azur, Nice | Integral

Coasta de Azur, Nice

Mosha: 8 – 12; 12-17 vjeç
Akomodimi: kampus/familje pritëse
Studimi: 20 ose 26 orë/javë
Mberritja/Nisja: e dielë - e shtunë
Periudha: 17 mars - 26 tetor (familje pritëse) / 23 qershor- 17 gusht (rezidencë)
Grupet: maksimumi 15 nxënës

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim ne kampus

Tarifat në CHF :

Rreth Shkollës

Kurset zhvillohen në të njëjtën godinë ku akomodohen nxënësit.

Kurset

Kurs i përgjithshëm – 20 orë/javë: Kurset do të zhvillohen gjatë mëngjesit, ndërsa disa nivele të caktuara do të zhvillohen gjatë pasdites.
Kurs intensiv – 26 orë/javë: Kurset do të zhvillohen gjatë mëngjesit dhe pasdites. Kurset nuk do të zhvillohen gjatë ditëve kur në program janë të përfshira ekskursione gjysëm ditore.
Mësime individuale: Në kursin e përgjithshëm prej 20 orësh qëzhvillohet çdo javë, mund të shtohen edhe 5, 8, 10 ose 15 orë studimore individuale.

Akomodimi

Familje pritëse: Akomodimi bëhet në dhoma dyshe, ndërsa kundrejt një pagese shtesë ofrohen edhe dhoma individuale. Distanca deri në shkollë është përafërsisht 30 minuta.
Kampus: Akomodimi bëhet në katër kampuse, të cilat ndodhen në të njëjtat godina ku zhvillohen kurset.
Collinettes (1 korrik – 11 gusht)): Kampusi ndodhet pranë plazhit dhe qendrës së qytetit të Nisës, me një kapacitet prej 250 dhomash të pajisura me lavaman dhe dush. Gjithashtu, godinat janë të pajisura me banjo në çdo kat. Kampusi ka recepsion, televizorë dhe Wi-Fi, ndërsa kurset zhvillohen në ndërtesën Estienne d’Orves, e cila ndodhet vetëm 3 minuta larg kampusit.
Park Imperial (24 qershor – 18 gusht)): Dhomat e konviktit janë të mëdha dhe një pjesë e tyre kanë pamje nga deti. Ato janë të pajisura me 3 ose 4 krevate dhe banjo individuale. Klasat e mësimit ndodhen në të njëjtën godinë dhe kampusi ka recepsion, mensë, fusha sporti dhe në afërsi të tij ndodhet edhe një pishinë.
Estienne d’Orves (1 korrik – 28 gusht)): Akomodimi bëhet në dhoma me nga dy ose tre krevate, me banjo të përbashkët për çdo dy dhoma. Orët e kursit zhvillohen në të njëjtën godinë ku akomodohen nxënësit.
Fëmijë (8-12 vjeç; 1 – 28 korrik)): Akomodimi ofrohet në dhoma dyshe, në një godinë që ndodhet vetëm 10 minuta larg plazhit. Çdo dy dhoma përdorin banjo të përbashkët.

Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë

Disa nga ekskursionet që do të zhvillohen kanë si destinacion: Monako, Antibes, Muzeu i Oqeanit, Muzeu Picasso, di Veux Nice, de Eze, Galimard, Saint Tropez, Cannes, si dhe shëtitje me varkë në ishullin Lerin. Disa nga sportet që mund të praktikojnë nxënësit janë: tenis, basketboll, volejboll, futboll dhe patinazh.

Tarifat ne Euro:
2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs standart 1700€ 2520€ 3340€ 820€
Kurs intensiv 1810€ 2685€ 3560€ 875€