Mosha: 14-16 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 40 orë/javë
Mbërritja/nisja: e dielë – e shtunë
Periudha: në varësi të kursit
Kohëzgjatja: 2 ose 3 javë në varësi të kursit
Grupi: 12-15 nxënës
Niveli minimal i gjuhës: mesatar
Tarifa përfshin
2 javë | 3 javë | |
Mjekësi | 2600£ | — |
UK Education Taster Programme | 2600£ | 3600£ |
Biznes,juridik,financë | 2600£ | 3600€ |
Shkolla
CATS Canterbury është një shkollë e mesme ndërkombëtare e themeluar në 1952. Të gjitha klasat janë të pajisura me tabela të bardha interaktive dhe në dispozicion të nxënësve ka një bibliotekë, sallë kompjuterash me akses në internet Wi-Fi, salla të përbashkëta dhe një sallë me tavolina e cila është rinovuar së fundmi.
Kurse
Karrierë në Juridik, Biznes dhe Financë: Kursi do të ishte një zgjedhje mjaft e mirë për studentët ndërkombëtarë që duan të marrin më shumë njohuri mbi kërkesat për të pasur një karrierë të suksesshme në fushat e ligjit, biznesit dhe financës.
Karrierë në Mjekësi: Programi është për nxënësit të cilët duan të dinë më shumë për opsionet e karrierës në fushën e mjeksisë, dhe dëshirojnë të përgatiten të aplikojnë për një diplomë në mjekësi, si dhe për provimet e UKCAT dhe BMAT.
Mësimdhënia Britanike: Ky program u jep nxënësve mundësinë për të marrë përvojat e para të sistemit arsimor Britanik dhe të shkollave të mesme tradicionale angleze.
Akomodimi
Nxënësit akomodohen në disa kampuse, në varësi të moshës së tyre. Dhomat janë individuale ose dyshe, me banjo të përbashkët ose personale.
Ekskursione, sporte dhe kohë e lirë
Organizohen vizita në universitetet Oxford ose Cambridge, si dhe në universitete të tjera elitare të Londrës siç janë: LSE, Imperial College dhe UCL. Gjithashtu mund të vizitohen edhe Bursa e Londrës dhe Pallati i Drejtësisë. Programi intensiv studimor përmbushet me një program argëtues çdo mbrëmje.