Shkolla verore më e mirë e Hotelerisë në Zvicër | Integral

Shkolla verore më e mirë e Hotelerisë në Zvicër

Mosha: 16 - 20 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: Në varësi të kursit
Mbërritja / Nisja: e diel - e shtunë
Periudha: 25 qershor - 12 gusht
Kohëzgjatja: 1 - 7 javë
Grupet: 15 — 20 nxënës

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në rezidencë në dhomë dyshe
  • Tre vakte në ditët e javës, dy vakte në fundjavë
  • Mësimin
  • Materiale studimore dhe akses në pajisjet e shkollës
  • Çertifikatë në përfundim të kursit
  • Ekskursione në fundjavë dhe aktivitete argëtuese në kohën e lirë dhe në mbrëmje
  • Telefon 24 orë për çdo emergjencë

Tarifat në CHF :

World of Hospitality u jep të rinjve mundësinë të eksplorojnë interesat e tyre, të eksplorojne pasione të reja dhe të bëjnë miq të rinj në një nga vendet më të bukura në botë.

Programet  dinamike  marrin një qasje holistike, perzjejne mësimin angazhues dhe praktik me përvojat që rrisin besimin dhe krijojnë kujtime të qëndrueshme. Një verë e kaluar aty do t’ju ndihmojë të përgatiteni për një të ardhme të shkëlqyer.

Ky kurs i lejon studentët të kuptojnë më mirë temën e gjerë që është hoteleri turizmi. Aktualisht është industria me rritje më të shpejtë në botë, me shumë mundësi karriere, në një sërë fushash. Gjatë javës suaj në Swiss Hospitality Club, do të mësoni më shumë për këtë industry, historinë e saj si dhe zhvillimet aktuale në kete fushe.

Ekskursione: Ky rajon i Zvicrës ofron peizazhe të bukura, fshatra piktoreske malore dhe liqene. Çdo të shtunë, studentët marrin pjesë në ekskursion njëditor. Destinacionet janë të alternuara dhe përfshijnë udhëtime në Bernë, kryeqytetin zviceran, Lozanë, qyteti i vogël më i mirë në botë, ose Gjenevë, shtëpia e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Aktivitetet e mbrëmjes : Mbrëmja është koha më e mirë e ditës për t’u çlodhur, për t’u argëtuar dhe për të shijuar atmosferën e programit. Aktivitetet përfshijnë një mbrëmje buzë liqenit, një shfaqje, olimpiada, netë kinemaje dhe karaoke. Aktivitetet e mbrëmjes janë fakultative, megjithatë, ato janë një mundësi e shkëlqyeshme dhe një pjesë integrale e jetës së komunitetit.

Datat : E diel 25 Qershor deri Te shtunen 12 Gusht.

 

 

Javët 1 javë 2 javë 3 javë
World of hospitality 2,525 CHF 4,425 CHF 6,275 CHF