Mosha: 13 – 16 vjeç
Akomodimi: Rezidencë
Studimi: 20 orë/javë
Mberritja/Nisja: E diel – E diel
Periudha: 25 qershor - 6 gusht
Niveli i studimit: A1- C2
Grupet: 12 nxënës
Mosha: 12-16
Datat: 25 Qershor 2023 – 6 Gusht 2023
Kampi veror ndodhet në një nga liqenet e bukur që rrethojnë Berlinin, në fshatin e vogël Blossin. Ky kamp ka objekte fantastike për sportet ujore – kanoe, varka me vela dhe pajisje për surfing. Kur mbarojnë kurset e gjermanishtes, pasditet jane te planifikuara per kanoe, lundrim ose sërf. Dhe sigurisht që do të ketë edhe festa në plazh dhe barbekju buzë liqenit. Berlini është vetëm 30 km larg: Çdo javë organizohen 2 ekskursione në Berlin dhe do të shihni të gjitha pikat kryesore: qendrat e qytetit: Potsdamer Platz, Muri i Berlinit, Museumsinsel etj
Kursi i gjermanishtes: 20 mësime nga 45 minuta/javë me maksimum 12 nxënës për klasë. kurse ndërkombëtare me studentë nga Meksika, Polonia, Spanja, Franca, Bullgaria, Danimarka, Rusia, Norvegjia, Anglia, Franca, Italia, Greqia, Portugalia, SHBA-ja nga shumë vende të tjera.
Akomodimi: në dhoma 2 ose 3 shtretër me dush dhe WC ne dhome.
Aktivitete, Ekskursione dhe Sporte:
2 aktivitete çdo ditë në grupe ndërkombëtare: lundrim, surfim, kanoe, katamaring, badminton, volejboll, ngjitje, 1 ekskursion i plotë ditor dhe 1 gjysmë ditor në Berlin në javë
Mbikëqyrja: Anëtarët e stafit të GLS qëndrojnë me ju në kampin veror dhe kujdesen për ju.
PËRFSHIHEN
Mësim 24 orë nga stafi i GLS në kampus
2 Jave | 3 Jave | 4 Jave | Jave Shtese | |
Shkolla verore Berlin – Watersport fun | 2470 € | 3630 € | 4770 € | 1140 € |