Mosha: 17+
Akomodimi: familje pritëse / hotel për të rinj / apartament
Studimi: 20,24 ose 28 orë të gjuhës gjermane dhe 20 orë Test DaF/ javë
Mberritja/Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: gjatë gjithë vitit
Kohezgjatja:
Grupet: maksimumi 15 nxënës
Niveli minimal: A1 – C2
Niveli minimal për testin DAF: C1
Në kurset verore, studentë nga 70 vende të ndryshme takohen dhe mësojnë së bashku. Të gjithë kane të njëjtin qëllim: të mësojne gjermanisht dhe të njihen me vendin. Pavarësisht moshës, ju mund të zgjidhni midis kurseve të përgjithshme ose intensive të gjermanishtes në qytete dhe rajone emocionuese.
Kurset ofrohen per grupmosha te ndryshme si per te rritur ashtu edhe per femije.
MYNIH (14 – 17 Vjeç)
Kryeqyteti bavarez është padyshim qyteti i madh më mikpritës dhe më i sigurt në botë. Kujdestarët e kampit te cilet jane pjese të stafit jetojnë me femijet në një rezidencë modern. Kurset e gjermanishtes zhvillohen në të njëjtën ndërtesë. Vendndodhje eshte vetem 3 stacione larg nga Marienplatz (sheshi i qytetit) dhe pamjeve dhe atraksioneve të panumërta.
FRANKFURT(14 – 17 Vjeç)
Qyteti kozmopolitan në lumin Main është i njohur për ndikimin e tij të rëndësishëm në sektorët politikë, kulturorë dhe të biznesit. Ju do të eksploroni pika të njohura turistike gjate qendrimit tuaj aty.
BERLIN (14 – 17 Vjeç)
Askund nuk është më argëtuese të mësosh gjermanisht sesa në Berlin! Objekti ndodhet në zonën më qendrore të qytetit – Berlin Mitte – pikërisht në zemër të kryeqytetit. Nga këtu ju mund të arrini të gjitha godinat me te rëndësishme shpejt dhe në këmbë.
Gjate mbasditeve, cdo dite organizohen aktivitete te ndryshme dhe ekskursione. Gjithashtu do te keni muindesine qe te merrni pjese edhe ne sporte te ndryshme 3 here ne jave.
Akomodimi behet ne Rezidenca studentore.
Kurse gjuhe per moshat +17 vjeç
Mund te zgjidhni ndermjet destinacioneve si: Berlin, Mynih, Frankfurt ose Hamburg.
BERLIN (+17 vjeç)
Një kurs gjermanisht në Berlin ofron mundësi të panumërta. Berlini është kryeqyteti dhe me 3.5 milionë banorë dhe qyteti më i madh në Gjermani. Studentët ndërkombëtarë zgjedhin Berlinin sepse qyteti është i përsosur për të mësuar gjuhën gjermane dhe për të zbuluar kulturën.
Shkolla është themeluar në vitin 1990 dhe ndodhet në një rrugë të qetë pranë qendrës historike të Berlinit- Mitte, vetëm 15 minuta me këmbë larg nga simboli Berlinez “Porta e Brandenburgut”. Stacioni më i afërt i metrosë është Oranienburger.
Shkolla është një ndërtesë moderne dy katëshe, e pajisur me 15 klasa të mëdha, sallë të përbashkët, verandë të madhe të mbuluar, bibliotekë me pajisje audio-video për përgatitje individuale, sallë multimediale me kompjutera, internet kafe dhe akses në rrjetin Wi-Fi.
MYNIH (+17 vjeç)
Shkolla në Mynih është themeluar në vitin 1977 dhe ndodhet në zonën e famshme të këmbësorëve Karlsplatz, e njohur si rruga tregtare me e madhe e qytetit. Godina 2 katëshe e shkollës përfshin 11 klasa, 1 qendër moderne multimediale të pajisur me kompjutera, bibliotekë, internet kafe, sallë të përbashkët me disitributor pijesh freskuese dhe një verandë të bollshme me tavolina ping pongu dhe WiFi.
FRANKFURT (+17 vjeç)
Shkolla ndodhet në qarkun Sachsenhausen, në afërsi të lumit Main, ku ndodhen edhe shumë muze të famshëm. Shkolla ndodhet pranë stacionit të metrosë, përballë Sudbahnhof. Ajo ka klasa moderne, salla për përgatitje individuale të pajisura
me sistem audio-video, sallë multimediale të pajisur me kompjutera, internet kafe dhe Wi-Fi.
Akomodimi: Familje Pritese, Rezidence Studentore, Hotel per te rinj.
Familje pritëse: Familjet pritëse ndodhen në zona të ndryshme të qyteteve. Shkollat janë larg 50 minuta me transport publik. Dhomat janë individuale dhe mëngjesi është i përfshirë.
Youth Hotel A&O: Hoteli ndodhet 10 minuta larg shkollës me transport publik dhe 10 vetëm minuta larg qendrës së qytetit. Stacioni i më i afërt i metrosë është Hauptbahnhof (Stacioni qëndror). Dhomat janë individuale, të pajisura me televizor dhe tualet. Mëngjesi është i përfshirë në çmim. Hoteli ka recepsion nonstop, dhe kundrejt një pagese shtesë ofron akses në rrjetin Wi-Fi. Mund të akomodohen studentë të moshës nën 18 vjeç.
Tarifat FRANKFURT/BERLIN/MYNIH (14 – 17 VJEÇ)
Kursi Standard 20 ore mesimi ne jave | 2 jave | 3 jave | 4 jave | Jave shtese |
Akomodim ne dhoma me 4 krevate | 1930€ | 2830€ | 3730€ | 900€ |
Akomodim ne dhoma me 2 krevate | 2130€ | 3130€ | 4130€ | 1000€ |
Kursi Intensiv 24 ore mesimi ne jave | 2 jave | 3 jave | 4 jave | Jave shtese |
Akomodim ne dhoma me 4 krevate | 2080€ | 3055€ | 4030€ | 975€ |
Akomodim ne dhoma me 2 krevate | 2280€ | 3355€ | 4430€ | 1075€ |
Tarifat FRANKFURT/BERLIN/MYNIH (+17 VJEÇ)
2 jave | 3 jave | 4 jave | |
Kursi standard 20 ore/ jave | 400€ | 600€ | 800€ |
Kursi intensiv – 24 ore/ jave | 500€ | 750€ | 1000€ |
Kursi super intensive – 28 ore/ jave | 600€ | 900€ | 1200€ |
Pergatitje per Testin DAF | – | – | 2000€ |
Business German – 20 leksione/ jave | 2400 € | 3600€ |
Kosto Akomodimi jave/person | Berlin | Frankfurt | Munich | Hamburg |
Familje pritese | ||||
Dhome teke – me mengjes | 260€ | 260€ | 260€ | 260€ |
Dhome teke – 2 vakte | 320€ | 320€ | 320€ | 320€ |
Dhome dyshe – me mengjes | 220€ | 220€ | 220€ | 220€ |
Dhome dyshe – 2 vakte | 270€ | 270€ | 270€ | 270€ |
Dhome ne apartament | ||||
Dhome teke- Pa ushqim | 200€ | 200€ | 200€ | 200€ |
A&O Hostel | ||||
Dhome teke – me mengjes | 310€ | 310€ | 310€ | 310€ |
Dhome dyshe – me mengjes (vetem per persona qe udhetojne se bashku) | 225€ | 225€ | 225€ | 225€ |