Berlin College

Mosha: 16 – 18 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 20 orë/javë
Mbërritja/ Nisja: e diel – e diel
Periudha: 24 qershor – 19 gusht
Niveli i studimit: A2 – C2
Grupet: maksimumi 12 studentë
Tarifa përfshin:
  • Akomodim në kampus
  • Mëngjes dhe darkë
  • 20 orë mësimi të gjuhës gjermane në javë
  • Test, materiale studimore dhe çertefikatë
  • 1 ekskursion të plotë ditor në javë
  • 2 aktivitete çdo ditë
  • Akses në pajisjet e shkollës dhe internet
  • Mbikqyrje e vazhdueshme e nxënësve
  • Sigurim shëndetësor
  • Telefon 24/24 orë në çdo rast emergjence
  • Transferta nga / në aeroportin e Berlinit në intervalin 08:00 – 22:00

Tarifat në Euro:

2 javë 3 javë 4 javë  Javë shtesë
Kampus/Meininger 2 1680€ 2490€ 3300€ 810€
Meininger 4 1520€ 2250€ 2980€ 730€

Shkolla dhe kurset
Shkolla ndodhet në një nga zonat më moderne të Berlinit – Prenzlauer Berg, pranë Muzeut të Ishujve, Portës së Brandenburgut, Reichstag dhe qendrës tregtare Hackescher Market. Kolegji i Berlinit shtrihet në një sipërfaqe prej 9000 m2, në një kopësht të bukur. Mësimi bëhet në grupe me jo më shumë se12 nxënës.

Akomodimi
Akomodimi bëhet në dhoma me 4-5 shtretër, me TV dhe tualet. Ofrohen 2 vakte. 4 Youth hotel ndodhet 5minuta larg në këmbë
nga shkolla, në afërsi të Parkut Maurer. Dhomat janë me 2 shtretër dhe tualet. Mëngjesi shërbehet në të njëjtën ndërtesë dhe darka shërbehet në dhomën e ngrënies të shkollës. Hotel Meininger Berlin ndodhet 15 minuta larg në këmbë nga shkolla. Akomodimi bëhet në dhoma me 3 dhe 5 shtretër me tualet. Dy vakte janë të përfshira dhe vetëm mëngjesi shërbehet në restorantin e hotelit. Pavarësisht llojit të akomodimit, ju mund të zgjidhni opsionin e përfshirjes së 3 vakteve të plota në program, por shumica e nxënësve preferojnë të drekojnë në vende të ndryshme të Berlinit.

Ekskursione dhe kohë e lirë
Programi përfshin ekskursione në Berlin – tur me biçikleta rreth Murit të Berlinit, vizitë në Muzeun Check Point Charlie, shopping, etj. Shkolla ofron fusha futbolli, volejbolli, basketbolli dhe pingpongu. Mund të notoni në Wanzee ose të luani volejboll plazhi. Në mbrëmje ka disko, barbecue dhe kërcim salsa. Ekskursion i plotë ditor zhvillohet në Potsdam, Drezden dhe vende të tjera rreth Berlinit.