Berkhamsted

Mosha : 11 – 17 vjeç
Studimi : 15 orë Anglisht ( + 6 orë programim / javë)
Akomodimi : Kampus
Mbërritja/ Nisja : E dielë – e dielë
Periudha : 7 Korrik – 11 Gusht
Kohëzgjatja : 2 – 4 javë
Niveli minimal : A2
Grupet : Maksimumi 15 nxënës

Tarifa përfshin :
• Akomodim ne kampus
• Tre vakte (dreka me vete në ditët e ekskursioneve)
• 21 orë mësimi në javë ( 15 Anglisht + 6 Coding)
• Materiale studimi, çertifikatë në fund të kursit dhe raporti i progresit
• Eskursion në Bletchley Park
• Sigurimi shëndetësor
• Kompjuter Raspberry Pi (dhuratë)
• Një eskursion I plotë ditor dhe një eskursion gjysëm ditor ne javë
• Transfertat për / nga aeroporti I Heathrow në intervalin 08:00 – 20 :00
• Internet dhe akses ne Wi-fi

Tarifat në Pound Britanik :

Coding Summer School (7 Korrik – 21 Korrik, 21 Korrik – 04 Gusht)

2 weeks
Rezidencë 2 – 4 shtretër 1890£
Rezidencë 6 shtretër 1720£
Familje Pritese 1790£

Classic Summer School (7 Korrik – 21 Korrik, 21 Korrik – 04 Gusht)

2 weeks
Rezidencë 2 – 4 shtretër 1650£
Rezidencë 6 shtretër 1480£
Familje Pritese 1550£

Qyteti
Berkhamsted është një qytet I vogël shumë i bukur ,në veri të Londrës . Edhe pse i vogël në madhësi, Berkhamsted mban një vend të rëndësishëm në historinë e pasur të Anglisë dhe ka lidhje mbretërore dhe letrare.Nje vend qe gjallërohet më së shumti te mërkurave dhe të shtunave kur “pazari” vjen në qytet.Shtëpia e stileve te ndryshme te arkitektures Angleze,mburret gjithashtu me dyqanin më të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar I cili daton që prej vitit 1277! Berkhamsted njihet gjithashtu për ushqimin fantastik dhe “High Street” është pikërisht vendi ku do të mund të gjeni gjëra të mira për të ngrënë.

Shkolla
Shkolla verore në Berkhamsted është e vendosur në një nga shkollat më të famshme dhe më të suksesshme të Anglise e cila është në zotërimin e Mbretëreshës Elizabeth ll! Një shkollë e madhe e vendosur në dy kampuse ne godinat origjinale të cilat datojnë që prej vitit 1541 por ofron faciletete moderne të ndryshme.

Kurse
Classic Summer School
Shkolla klasike verore është plot aktivitete interaktive për tërë ditën. Fëmijët do të studiojnë anglisht në mëngjes ose pasdite, dhe në gjysmën tjetër të ditës, ata do të gëzojnë ekskursion kulturore, aktivitete edukative e creative.Ky kurs perfshin 15 ore te gjuhes angleze në javë
Ne inkurajojmë një proces të shpejtë socializimi edhe përmes diskos ose partit tonë të mirëseardhjes në ditën e parë. Në këtë mënyrë, studentët tanë mund të fillojnë të takojnë miqtë e tyre të rinj. Në fund të Shkollës Verore, ne mbajmë një ceremoni diplomimi, e ndjekur nga një festë lamtumire, ku ata do të kenë mundësinë të shijojnë momentet e fundit me njerëzit që takuan gjatë verës.
Nëse kjo është Shkolla e parë verore e fëmijës suaj, ju jeni në vendin e duhur!

Coding Summer School
Ky program rekomandohet per studentë nga 9 – 17 vjec te cilët duan të përmirë\
sojnë aftësite e tyre ne Anglisht dhe të mësojne me shume rreth kompjuterave dhe programimit.Ky kurs perfshin 15 ore te gjuhës angleze ne jave dhe 6 orë programim (kodim)

Coding Sumemr School do t’u mësojë fëmijëve tuaj se si të kodojne duke përdorur modelin më te ri i Raspberry Pi 3 Model B + me WiFi dhe Bluetooth gjate kohes qe mesojne Anglisht. Në fund të kursit, atyre do t’u jepet kompjuteri “Pi” I tyre për të vazhduar mësimin pas kthimit në shtëpi. Përveç kësaj, ne do të ofrojmë shumë aktivitete interaktive për pasdite dhe mbrëmje. Kjo do të lehtësojë ndërveprimin e fëmijës tuaj me nxënësit e tjerë në një mënyrë rekreative dhe didaktike.
Fëmijët tuaj do ta gjejnë veten të sigurt e konfident në lidhje me njerëz me prejardhje dhe kultura të ndryshme, duke përdorur aftësitë e gjuges Angleze që do te mesojne gjate programit. Kodimi është një nga programet që ne ofrojmë në shkollen verore digjitale ne Berkhamsted.

Akomodimi
Kampus
Në Shkollën Berkhamsted, ofrohet akomodim ne nje nga kampuset e kolegjeve tradicionale Angleze. Dhomat për nxënësit e rinj janë të përbëra nga 6 shtretër; për studentët më të vjetër, dhoma me 2-4 shtretër.Shkolla ofron 24 orë mbikëqyrje fale stafit te specializuar. Studentët pajisen me karta sigurie për të hyrë në shtëpitë e tyre të akomodimit.

Familje Pritese ( 25 min larg shkolles)
Qëndrimi në nje familje pritese është një mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar mënyrën e jetesës në vend. Në Berkhamsted, familjet pritëse ofrojnë dy vakte mbrëmje në javë, ndërsa gjatë pjeses tjeter te javës studentët do të hanë drekë dhe darkë në shkollë.

Ekskursione, sport dhe kohë e lire
Aktivitetet që ofrohen per nxënësit jane të ndryshme,argëtuese, por që gjithashtu motivojnë praktikën e aftësive të tyre ne anglisht. Organizohet nje eskursion I plotë ditor dhe nje eskursion gjysem ditor ne jave.Femijet do të kenë mundësi të shfaqin kreativitetin e tyre , të bëjnë karaoke, gjueti thesari si dhe sporte të ndryshme.
Studentët që do të ndjekin programin Coding Summer school kanë disa aktivitete mbi njohuritë kompjuterike.