Barcelona, kurs për të rinjë | Integral

Barcelona, kurs për të rinjë

Mosha: 14 - 17 vjeç
Akomodimi: familje pritëse/hotel
Studimi: 20 ose 30 orë spanjishte/javë
Mberritja/Nisja: e diel - e shtunë
Periudha: 3 korrik - 27 gusht
Kohezgjatja: 2 - 10 javë
Grupet: maksimumi 15 nxënës
Niveli minimal: A1 - C1

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në familje pritëse/ hotel
  • Të treja vaktet (dreka e ngrohtë)
  • 20-30 orë studimi të gjuhës spanjolle në javë
  • Test për përcaktimin e nivelit të njohurive
  • Materiale studimi
  • Çertifi katë vlerësimi për mbarimin e kursit
  • 1 ekskursion ditor çdo javë
  • 2 ekskursione gjysëm ditorë çdo javë
  • 4 aktivitete në javë
  • Mbikqyrje të përhershme të nxënësve
  • Përdorimi i bazës së shkollës
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast urgjence
  • Transferim nga/deri në aeroportin Barcelona (ndërmjet orëve 09:00 - 19:00)

Tarifat në CHF :

Datat e fillimit:

Çdo të diel duke nisur nga 25 qershori dhe duke patur në konsideratë përfundimin e kursit në 25 gusht 15 gusht është festë kombëtare dhe nuk zhvillohet mësim

Qyteti
Barcelona është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar. Qyteti ka afërsisht 2 milion banorë dhe ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Costa Bravës, në një prej vendeve më të famshme të bregdetit të mesdheut. Në këtë qytet mund të admironi
veprat e artistëve të mëdhenj botërorë si Picasso dhe Miro. Premierat e pjesëve të famshme teatreale dhe koncerte të ndryshme shfaqen më shumë në Barcelonë sesa në Madrid. Arkitektura e qytetit kombinon stilin klasik me atë modern dhe ofron një numër të madh atraksionesh turistike për t’u vizituar. Ata që e vizitojnë Barcelonën mbeten të mahnitur nga kryeveprat e arkitektit të famshëm Antonio Gaudi. Guell, La Pedrera, La Sagrada Familia janë disa nga punët më të mrekullueshme të tij.
Shkolla
Kurset zhvillohen në ndërtesën kryesore të shkollës me stil gotik, e cila ndodhet në zemër të Barcelonës. Shkolla është vetëm disa minuta larg nga Las Ramblas dhe plazhi. Ajo ndodhet në pjesën universitare të qytetit, në një prej rajoneve më të bukura dhe të qeta të tij. Shumë pranë shkollës ndodhet stacioni i metrosë si dhe bulevardi i njohur „Diagonal” me dyqane, restorante dhe kafene. Nxënësit do të zhvillojnë mësim në klasa me kondicioner, do të kenë akses në sallën informatike dhe në bibliotekë.
Kurse
Me më tepër se 7 vite përvojë shkolla është në gjendje t’ju ofrojë nxënësve mësimdhënie cilësore. Metodologjia e përdorur për mësimin e gjuhës është e zakonshme dhe efektive. Ajo krijon një atmosferë ideale ku studentët inkurajohen të zbulojnë gjithnjë e më shumë interes në gjuhën dhe kulturën spanjolle. Programi standart dhe ai intensiv kombinon ushtrimet gramatikore me pasurimin e fjalorit.
Kurs standart (20 orë / javë) :Programi përfshin 20 orë në javë të spanjishtes së përgjithshme për të gjitha nivelet.Kursi zhvillohet nga e hëna në të premte në intervalin 90:00 – 12:30.
Kurs intensiv (30 orë/javë): Kursit standart i shtohen edhe 10 orë, që fokusohen kryesisht në spanjishten e folur dhe orët zhvillohen nga e hëna në të premte, në 13:00 – 14:30.
Akomodimi
Familje pritëse
Akomodimi bëhet në familje pritëse spanjolle në dhoma dyshe, ose treshe. Në çmim përfshihen të treja vaktet dhe dreka mund të merret me vete. Gjithashtu nxënësit mund të përjetojnë atmosferën e veçantë të këtij qyteti dhe të njohin traditat e pasura të këtij rajoni.
Kampus :Akomodimi i nxënësve bëhet në qendrat e disa rezidencave. Për të marrë informacion më të detajuar kontaktoni me Integral. Mëngjesi dhe darka do të shërbehen në familjen pritëse ose në kampus, ndërsa dreka e paketuar do të shërbehet pas orëve të mësimit. Shkolla posedon një ambient të madh pushimi ku nxënësit mund të konsumojnë drekën dhe të miqësohen
me njëri-tjetrin.
Ekskursione dhe kohë e lirë

Ekskursionet njëditore zhvillohen në qytetet historike të bregdetit Costa Dorada – Taragona dhe Sitges, manastirn Montserrat, Jirona, muzeun Dali, etj. Nxënësit do të kenë mundësi të vizitojnë muzeun Picasso, Katedralen La Sagrada Familia, lagjien historike El Barrio Gotico, Stadiumin Olimpik, Guell Park, Parkun ujor dhe destinacione të tjera. Kundrejt një tarife shtesë nxënësit mund të marrin pjesë edhe në aktivitete të tjera.

Tarifat ne Euro

Kurs standart 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Familje pritese 1155€ 1695€ 2235€ 540€
Hotel 1365€ 2010€ 2655€ 645€
Kurs Intesiv 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Familje pritese 1255€ 1845€ 2435€ 590€
Hotel 1465€ 2160€ 2855€ 695€