Algarve - Anglisht në Portugali

Mosha: 12-18 vjeç
Akomodimi: kampus
Kursi: 24 orë të gjuhës angleze / javë
Mbërritja/Nisja: e martë – e martë
Periudha: 3 korrik – 14 gusht
Kohëzgjatja: 2, 4, 6 javë
Niveli i studimit: A1- C2
Grupet: maksimumi 12 nxënës
Tarifa përfshin:

  • Akomodim në kampus
  • Tre vakte (dreka e ngrohtë)
  • 24 orë të gjuhës angleze në javë
  • Test, materiale studimi, çertifi katë
  • Akses në pajisjet shkollore
  • 1 ekskursion një ditor dhe ekskursione gjysëm ditore çdo javë
  • Aktivitete të organizuara
  • Shërbimi i lavanderisë 2 herë në javë
  • Transferim nga/deri në aeroportin Faro ose Lisbonë në
  • intervalin 10:00 – 18:00Telefon 24/24 në çdo rast urgjence

 

Tarifat ne Euro:

2 javë 4 javë 6 javë
Kurs i pergjithshem 2000€ 4000€ 6000€

Qyteti
Shkolla ndodhet në Lagao, një qytet i vogël me popullësi rreth 6000 banorë. Ai ndodhet në pjesën jugore të vendit në Faro të qarkut Algarve. Çmimet e ulta, ushqimet e mira, verërat e zonës dhe plazhet e mahnitshme po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë në këtë zonë. Aeroporti Faro ndodhet afërsisht 40 minuta larg, ndërsa ai i Lisbonës më pak se dy orë larg.
Shkolla

Shkolla është themeluar në vitin 1972 nga banorët vendas me drejtues bashkëshortët Paul dhe Eva Schelfhout. Qëllimi i tyre kryesor ka qënë që t’ju ofrojë fëmijëve të zonës mundësinë e një edukimi cilësor. Me kalimin e kohës projekti i tyre u zhvillua, duke fi tuar kështu një mirënjohje ndërkombëtare dhe një reputacion të shkëlqyer. Kurset verore në gjuhë të huaj dhe sidomos programet akademike të larmishme janë arsyeja përse këtu studiojnë nxënës nga 30 shtete të ndryshme. Kampusi ka një sipërfaqe prej 90 000 m2 dhe përfshin 40 klasa, 3 laboratorë shkencorë, 4 studio arti, 2 klasa muzike, 2 salla informatike me akses në internet, klasë dizajni dhe teknologjie, bibliotekë, kuzhinë, mensë dhe qendër mjekësore. Shkolla ka gjithashtu 1 fushë futbolli, 3 salla të mbuluara futbolli, 3 fusha volejbolli dhe 3 basketbolli, 2 fusha tenisi, pistë atletike, sallë gjimnastike, studio karateje, fushë badmintoni si dhe pishinë të mbuluar.

Kurse

Kurs i përgjithshëm

Në këtë kurs zhvillohen 24 orë të gjuhës angleze në javë. Në program përfshihen edhe leksione për Europën, që përmbajnë tema të historisë, artit dhe jetës së përditshme të kombeve të saj. Pas mbërritjes, nxënësit japin një test për caktimin e nivelit gjuhësor. Profesorët e gjuhës angleze janë të punësuar nga International School of the Algarve. Qëllimi kryesor i kursit nuk është thjeshtë gramatika, por përdorimi i gjuhës angleze në përditshmëri. Në këtë mënyrë nxënësit inkurajohen të fl asin gjuhën angleze jo vetëm në kurs, por edhe gjatë aktiviteteve jashtëshkollore dhe ekskursioneve.

Akomodimi

Nxënësit akomodohen në kampusin e shkollës që ka një kapacitet prej 60 nxënës. Djemtë dhe vajzat akomodohen në pjesë të ndryshme të ndërtesës. Dhomat janë individuale, ose dyshe dhe janë të pajisura me: lavaman, kasafortë dhe akses në internet Wi-fi . Të përfshira në çmim janë 3 vakte dhe 2 snacks. Gjatë ekskursioneve përfshihet dreka me vete, që përmban: sanduiçe, fruta, ëmbëlsirë, pije etj. Për nxënësit që mbajnë një dietë të caktuar ofrohet një menu e veçantë. Stafi është në dispozicion të nxënësve 24/7 dhe në rast nevoje sigurohet vizitë mjekësore, ose dërgimi në spital.

Sport : Shumëllojshmëria e fushave të sportit në këtë qendër iu mundëson nxënësve praktikimin e sporteve të ndryshme si: futboll, patinazh, badminton, not, tenis, basketboll, polo, volejboll, etj.
Koha e lirë : Aktivitetet e organizuara jashtëshkollore përfshijnë program diskoteke, barbeque, karaoke, fi lm, etj.

Ekskursione : Çdo të diel organizohen ekskursione një ditore. Destinacionet kryesore janë; Silves Castle, Water Park, Medieval Fair dhe Sea Life Park.