Kamp Aventurash, afër Mynihut

Mosha: 12 – 17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 20 orë/javë
Mbërritja/ Nisja: e diel – e diel
Periudha: 24 Qershor – 19 Gusht
Kohëzgjatja: 2 – 8 javë
Niveli i studimit: A2-C2
Grupet: maksimumi 12 nxënës
Tarifa përfshin:
  • Akomodim në kampus
  • Të treja vaktet (dreka e ngrohtë)
  • 20 orë studimi të gjuhës gjermane në javë
  • Testim për përcaktimin e nivelit të njohurive, materiale studimi dhe çertifi katë vlerësimi për mbarimin e kursit
  • 1 ekskursion ditor çdo javë dhe 1 ekskursion gjysëm ditor çdo javë
  • 2 aktivitete sportive ose argëtimi çdo ditë
  • Akses në qendrën e kampit
  • Sigurim shëndetësor
  • Mbikqyrje të përhershme të nxënësve
  • Transferim nga/deri në aeroportin e Munchen në ditët zyrtare të udhëtimit, ndërmjet orëve 09:00 – 22.00
  • Telefon 24/24 për çdo rast urgjence

Tarifat në Euro:


2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs gjuhe 1990€ 2950€ 3910€ 960€


Qyteti dhe shkolla
Shkolla ndodhet në një hotel me arkitekturë tipike alpine i cili është rinovuar së fundmi. Ai ndodhet buzë liqenit Spitzingsee, një nga liqenet më të pastër të Gjermanisë, afërsisht 50 km në jug të Mynihut. Hoteli ofron pamje mahnitëse të liqenit dhe
maleve përreth, pamje të cilën nxënësit mund ta shijojnë nga dritaret e dhomave.
Akomodimi
Akomodimi bëhet në hotel në dhoma me tre ose katër krevate, me tualet privat. Në çmim përfshihen të treja vaktet, të cilat shërbehen në mensën e shkollës.
Kursi
Kursi rekomandohet për të gjithë të apasionuarit e aventurave alpine. Orët e gjuhës Gjermane zhvillohen në mëngjes dhe kombinohen me aventura të ndryshme gjatë pasditeve, të tilla si: ekspedita alpine duke përdorur GPS, çiklizëm malor, not
në ujvarë, etj.
Sport dhe kohë e lirë
Gjatë kohës së lirë nxënësit mund të përdorin saunën, ambientin e përbashkët me televizor, sallën gjimnastike si dhe murin e përshtatur për alpinizëm. Kundrejt një pagesë shtesë ofrohen alpinizëm, rafting, kanoe, çiklizëm malor ose rappel
(zbritje me litar). Gjatë mbrëmjeve organizohen shfaqje filmash të ndryshëm, diskotekë, barbeque, lojra dhe ekskursione me zjarre përreth tendave, dhe kalimi i natës në tendë.
Ekskursione
Ekskursionet organizohen për në qytetin e Mynihut dhe në destinacione të tjera mjaft interesante e piktoreske të Alpeve Bavareze, ku mund të vizitohen edhe liqenet e mrekullueshme Shliersee dhe Tegernsee. Nxënësit mund të zgjedhin të jenë pjesë e ekskursione të plota ditore në destinacione shumë të vizituara si Salzburg apo kështjella Neuschwanstein. Ekskursionet organizohen nëse regjistrohen minimumi 10 nxënës dhe pagesa është 50 Euro.