Kamp veror akademik, SIDCOT | Integral

Kamp veror akademik, SIDCOT

Mosha: 7 -12 vjeç; 12 - 14 vjeç; 15-17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 26 ose 40 orë/javë
Mberritja/Nisja: e shtunë / e shtunë
Periudha: 9 Korrik - 20 Gusht
Grupi: 7-12 vjeç - max.12 nxënës
Grupet: 13-18 vjeç - max.15 nxënës
Niveli minimal: 7-12 vjeç A2  12-14 vjeç B1  15-17 vjeç B2

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në kampus
  • Të treja vaktet (dreka e ngrohtë)
  • 26 ose 40 orë studimi në javë
  • Akses në internet
  • Materiale studimi
  • Çertifikatë vlerësimi për mbarimin e kursit
  • 2 ose 3 ekskursione një herë në javë (përveç javës së fundit)
  • 1 ekskursion gjysëm ditor në javë.
  • Aktivitete sportive dhe zbavitjeje
  • Mbikqyrje të përhershme të nxënësve
  • Shërbimi i lavanderisë
  • Sigurim shëndetësor
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast urgjence
  • Transferim nga/deri në aeroportin Heathrow, Gatwick dhe Bristol ndërmjet orëve 06:00-18:00 në mbërritje dhe 08:00-20:00 në nisje.

Tarifat në CHF :

Mosha 7 – 17 vjeç

Datat: 9 Korrik deri 20 Gusht 2023

Shkolla: Bristol është nje vend rural në jug-perëndim të Anglisë, i vendosur në kodrat Mendip dhe afër qytetit të Bristol. Shkolla Sidcot është një shkollë me konvikt me një kampus të madh dhe të bukur që përfshin një pishinë, sallë sportive, fusha tenisi, fusha sportive, qendër arti, sallë ngrënieje dhe kafene. Sidcot është vetëm 45 minuta nga qendra e qytetit të Bristol dhe dy orë nga Londra, duke e bërë atë vendndodhjen ideale për të eksploruar atraksionet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar ndërsa kaloni nje kohe te bukur me miqte e rinj.

Kurset:  Kurs për fëmijë (7-12 vjeç): Kursi përfshin 26 orë mësimi anglishteje çdo javë, matematikë, shkenca natyrore, art . Mësuesit janë profesionistë dhe me shumë eksperiencë.

Per moshat (13-14; 15-18vjeç):Programi përfshin 40 orë studimi në javë dhe është dizenjuar për nxënës anglezë dhe të huaj. Nxënësit ndahen në grupe jo sipas nivelit, por sipas moshës dhe lëndëve që kanë zgjedhur.Nxënësit e moshave 15 – 18 vjeç mësojnë 4 lëndë në javë. Ata duhet të zgjedhin një prej lëndëve të mëposhtme: art, teatër, muzikë, biologji, kimi, fizikë, ekonomi dhe biznes, dizajn dhe teknologji, histori, anglisht, shkrim akademik, aftësi prezantuese, letërsi, matematikë, informatikë dhe IT, teknologji e medias, psikologji, teori e dijes, edukatë dhe mjedis.

Aktivitetet: Sidcot është në një vend ideal për të eksploruar Anglinë, nga Mendip Hills dhe Cheddar Gorge në Londër, Bath dhe Oxford. Shkolla është e vendosur në një zonë me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, e cila ofron mundësi për shumë aktivitete në natyrë si ngjitje në shkëmb, Vizita ne shpellë, vozitje, kajak etj.

Akomodimi: Akomodimi i nxënësve bëhët në dhoma individuale ose dyshe. Dhomat individuale ofrohen kryesisht për nxënësit e moshës mbi 16 vjeç. Për më të vegjlit ofrohen edhe dhoma me nga 3 ose 4 krevate. Tualetet janë të përbashkëta për çdo kat.

Aktivitetet sportive: Nxënësit mund të përdorin bazën sportive të shkollës, e cila përfshin sallën e sportit dhe pishinën.

Ekskursionet: Gjatë të shtunave dhe të dielave organizohen ekskursione një ditore për në Weston-Super-Mare, Thrope Park, Stafford, Oxford, Birmingham, Londër, Bounemouth, West Midlands Safari Park, Eden Project, Warwick dhe Bath. Gjithashtu organizohen edhe ekskursione gjysëm ditore në Bristol, Berkey Castle, Wood House Park dhe Cardiff.

Tarifat ne pound Britanik
2 javë 4 javë 6 javë Javë Shtesë
Kurs akademik 2900£ 5800£ 8700£ 1450£