Kamp veror akademik, DLD Londër | Integral

Kamp veror akademik, DLD Londër

Mosha: 7-12 vjeç; 12-14 vjeç; 15-17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 26-40 orë/javë
Mberritja/Nisja: e shtunë / e shtunë
Periudha: 2 korrik - 13 gusht
Kohezgjatja: 2-8 javë
Grupet: 13-18 vjeç – maksimumi 15 nxënës  25+ vjeç - maksimumi 8 nxënës
Niveli minimal: 13-14 vjeç: B1  15-18 vjeç: B2  25+ vjeç: B1

Në cmim përfshihet :

  • Akomodim në kampus
  • Tre vaktet (dreka e ngrohte)
  • 40 orë mësimi në javë
  • Materiale studimi
  • Çertifikatë për mbarimin e kursit
  • 3 ekskursione ditore për 2 javë
  • 4 ekskursione gjysëm ditore në javë në Londër
  • Sport dhe program aktivitetesh
  • Akses në Wi-Fi
  • Shërbimi i lavanderisë
  • Sigurimi shëndetësor
  • Telefon 24/24 për çdo rast emergjence
  • Transferta në / nga aeroporti Heathrow për arritjetndërmjet orëve 06:00 - 18:00 dhe nisjet ndërmjet orëve 08:00 - 20:00.

Tarifat në CHF :

Mosha: 7-12; 12-14; 15-17

Datat: 2 Korrik deri 13 Gusht 2023

Pergatituni për mjekësi 16 Korrik deri 30 Korrik 2023

Kolegji privat DLD ndodhet në zemër të Londrës, me një pamje të përsosur të lumit Tamiz dhe Dhomave të Parlamentit. London Eye, Westminster Abbey, Buckingham Palace, Kulla e Londrës, Cirku Piccadilly dhe Sheshi Trafalgar janë të gjitha në distancë shume te afert në këmbë. Në DLD College ka ambjente moderne studimi, salla sporti, mensë, kafene Starbucks dhe akses falas Wi-Fi.

Kurset

Programi mësimor është dizenjuar duke u bazuar tek metoda CLIL – Mësimi me përmbajte dhe gjuhë të integruar. Kjo lloj metode rekomandohet për mësimin e lëndeve të ndryshme akademike dhe njëkohësisht mundëson përmirësimin e aftësive gjuhësore. Ky program ofrohet edhe për femijet që anglishten e kanë gjuhën e tyre amtare. Nxenesit ndahen në grupe duke u bazuar tek mosha e tyre dhe jo tek niveli i anglishtes. Kurset janë të përshtatshme për studentët që planifikojnë të ndjekin GCSE, IB os A-levels dhe për ata që aktualisht studiojnë në Angli. Në këtë kurs kombinohen mjaft mire teoria dhe praktika.

Aventurierët – 7 deri në 12 (day camp)

Aventurierët tanë në Londër do të gjejnë një mjedis mikpritës plot mësim dhe argëtim nga ora 8:15/30 deri në 17:00/15 nga e hëna deri të premten. Fëmija juaj do të shijojë një udhëtim ose aktivitet emocionues pas oreve te mësimit.

Eksploruesit – 12 deri në 14 vjeç

Ku kamp ju jep nje ide se si funksionon sistemi arsimor ne Mbreterine e Bashkuar. Femijet  do të mësojne anglisht, matematikë, shkencë, shkenca sociale dhe art.

Angazhuesit – 15 deri në 17 vjeç

Ky program ofron katër blloqe studimi në javë dhe është projektuar për studentët e viteve 11 dhe 12 në sistemin shkollor në Mbretërinë e Bashkuar. Ju mund të zgjidhni lëndët tuaja dhe kampi do të krijoje një orar individual bazuar në zgjedhjet tuaja. Femijet mund te zgjedhin nga nje mori lendesh si: Matematikë e aplikuar, Art, Biologji, Kimi, Drama dhe muzike, Ekonomi, biznes & sipërmarrje, anglisht, Sistemet mjedisore & shoqëritë, Shkrimi i esesë, Histori dhe politikë, Letërsia, Fizika, Psikologjia etj.

Pergatituni për mjekësi – mosha mbi 15 vjeç

Ky kurs është i përshtatshëm për ata nxënës që dëshirojnë të studiojnë mjekësi. Programi është strukturuar me ndihmën e studentëve të mjekësisë, të cilët kanë studiuar në universitetet më të mira të mjekësisë në Angli dhe është bazuar edhe në përvojën e tyre personale. Nxënësit do të bëjnë eksperimente praktike në kimi dhe biologji. Ata do të mësojnë etikën mjekësore dhe si të japin ndihmëne shpejtë.

Kursi përfshin vizitë në një institucion shëndetësor si dhe mbledhje pune me një doktor profesionist. Gjithashtu bëhen përgatitje për aplikimet në universitete mjekësore dhe jepen instruksione mbi shkrimin e letrës së motivimit, intervistës, UKCAT dhe BMAT.

Akomodimi: Akomodimi i studentëve bëhet në dhoma të reja brenda kolegjit. Dhomat janë individuale ose suita. Studentët mund të përdorin shërbimin e lavanderisë.

Sport dhe kohë e lire: Kampusi disponon nje pishinë, sallë sporti, studio kërcimi, fi tnes dhe fushë tenisi. Gjatë mbrëmjeve organizohen një sërë programesh dhe aktivitetesh të ndryshme. Gjatë kohës së lirë studentët mund të vizitojnë Londrën.

Eksursione: Në fundjavë organizohen 2 ekskursione ditore në Oxford, Cambridge, Windsor, Winchester, Brighton,Canterbury dhe 4 ekskursione gjysëm ditore në javë në vendet më të bukura të Londrës.

Tarifat ne pound Britanik
1 javë 2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Kurs akademik 3550£ 7100£ 1775£
Programi mjekësor 3975£