Call us
00355 422 52 065

Academic Summer Cambridge

Mosha: 13 – 14; 15 – 18 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 40 orë/javë
Mbërritja / Nisja: e shtunë – e shtunë
Periudha: 29 qershor – 24 gusht
Kohëzgjatja: 1 – 7 javë
Grupet: maksimumi 15 nxënës
Niveli minimal: 13 – 14 vjeç: B1  15 – 18 vjeç: B2

 

Tarifa përfshin:
  • Akomodim në kampus
  • Të treja vaktet
  • Testim i njohurive të gjuhës
  • Materiale studimore
  • Çertifikatë pas përfundimit të kursit
  • 2 ekskursione ditore në javë
  • 3 ose 4 ekskursione gjysëm ditore në javë
  • Sport dhe aktivitete argëtuese
  • Mbikqyrje e vazhdueshme e nxënësve
  • Sigurimi shëndetësor
  • Kartë celulari për Anglinë
  • Telefon 24/ 24 për çdo rast emergjence
  • Transferta në / nga aeroporti Heathrow në mbërritje midis orëve 6:00 – 18:00, në ikje midis orëve 8:00 –20:00

 

 Tarifat ne pound Britanik

2 javë 3 javë 4 javë Javë shtesë
Qershor 29,Korrik 6,13,20,27,Gusht 3,10 2700£ 4050£ 5400£ 1350£
Oxbridge (27 korrik-3 gusht) 1600£

 Shkolla
Kampusi i ri i Abbey Cambridge College ndodhet afër qëndrës së qytetit Cambridge dhe ofron për nxënësit një atmosferë universiteti, të cilat e bëjnë shkollën një vend ideal për kamp veror. Shkolla është e pajisur me klasa moderne, laboratorë, studio arti, mensë, palestër dhe fusha sportive.
Kurse
Mësimi është një kombinim i leksioneve, ekskursioneve, seminareve dhe punëve praktike. Marrja e informacioneve nga fusha të ndryshme do t’ju ndihmojë të përmirësoni aftësitë tuaja të të mësuarit, progresin akademik dhe social, si dhe të zhvilloni
aftësitë komunikuese. Nxënësit inkurajohen të japin më të mirën e tyre, të familjarizohen me kultura të reja dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi temat aktuale globale.
Përgatitje për IGCSE: 13 – 14 vjeç:Programi përfshin një gamë të gjërë degësh akademike: anglisht, matematikë, shkencat e natyrës dhe ato humane, art. Nxënësit zhvillojnë aftësitë e tyre në IT, mësojnë si të mbledhin informacione dhe të bëjnë prezantime.
Përgatitje për IB/A – Levels: 15 –18 vjeç: Nxënësit mund të zgjedhin 4 lëndë, të cilat do t’i studiojnë çdo javë. Zgjedhja duhet të bëhet paraprakisht në varësi të vendeve të lira të një dege specifike dhe në varësi të numrit të nxënësve që janë regjistruar për: art, teatër, muzikë, biologji, kimi, fi zikë, ekonomi dhe biznes, dizajn dhe teknologji, histori, anglisht, shkrim akademik, aftësi prezantimi, letërsi, matematikë, IT, media, psikologji, teori njohurish, shoqëria dhe mjedisi.
Oxbridge (28 korrik– 4 gusht)
Ky kurs është dizenjuar për të gjithë ata që janë të interesuar për të vazhduar shkollimin në universitetet më të mira. Programi përfshin informacione të dobishme për përgatitjen për provimet hyrëse dhe intervistat në Oxford dhe Cambridge, mbi kriteret e pranimit dhe letrën e motivimit. Do t’ju jepet mundësia të vizitoni një nga univesitetet më të mira në Angli dhe të ndiqni një orë leksioni. Programi do t’ju ndihmojë të zhvilloni të menduarit
Akomodimi
Studentët janë të akomoduar në rezidencën brënda kampusit. Dhomat janë teke me banjo në dhomë.
Sporte dhe aktivitete argëtuese
Programi i kohës së lirë përfshin një shumëllojshmëri aktivitetesh sportive dhe kulturore. Studentët përmes këtyre aktiviteteve do të praktikojnë gjuhën e folur. Do të organizohen ekskursione ditore për të eksploruar Londrën, Birmingham, Norwich,Baronet, Oxford, si dhe do të bëhen vizita në kështjellën Norwich, Windsor, Cambridge, Muzeu i Teknologjisë, Studiot e Harry Potter, Kings College London, etj.