Mosha: Kursi i pushimeve - 5-8 vjeç, 9-12 vjeç, 13-15 vjeç, 16-17 vjeç
Kamp ditor: 5 – 17 vjeç
Akomodimi: kampus
Studimi: 20 orë/ javë spanjisht ose anglisht
Mberritja/Nisja: e diel – e shtunë
Periudha: 2 javë 3 & 17 korrik, 4 javë 17 korrik
Kohezgjatja: 2-4 javë
Niveli: A1 – C2
Grupet: maksimumi 14 nxënës
Shkolla
Shkolla ndodhet në ambientin e universitetit më prestigjioz spanjoll, Francisco de Vitoria, në zonën e Carretera Pozuelo-Majadahonda, vetëm 1, 8 km nga Madridi. E vendosur në mesin e pemëve dhe zonave të gjelbra, ajo iu ofron: klasa moderne, një dhomë të përbashkët të pajisur me TV, një dhomë të bollshme ngrënieje, sallë kompjuterash dhe një palestër. Shkolla ka edhe baza të shumta sportive.
Kurse
Kursi i pushimeve – Kursi përfshin 20 orë mësimi të gjuhës spanjolle ose angleze, akomodimin, aktivitete për kohën e lirë dhe ekskursione. Shkolla ka edhe nxënës. Nxënësit e moshës mbi 15 vjeç mund të organizohen vetë midis tyre për aktivitete të ndryshme, por vetëm me pëlqimin me shkrim të prindërve të tyre.
Kampi ditor – Kursi është i përshtatshëm për nxënës që jetojnë në Madrid me familjen e tyre. Ata do të mësojnë spanjisht dhe do të jenë në klasë me nxënës të tjerë. Mësimi zhvillohet nga ora 9:15 deri në 19:30 dhe dreka është e përfshirë. Për ekskursionet e fundjavës duhet të bëhen pagesa shtesë. Nëse dëshirojnë nxënësit mund të regjistrohen vetëm për mësimin e gjuhës kundrejt një pagese më të ulët. Edhe prindërit kanë mundësi të ndjekin orë spanjishtjeje në shkollën në qendër të Madridit. Sipas llojit të kursit që do të zgjedhin, programi i tyre mund të përfundojë në mesditë ose pasdite.
Akomodimi
Akomodimi bëhet në të njëjtën godinë ku është edhe shkolla. Dhomat janë shumë të rehatshme, teke ose dyshe, me tualet. Të treja vaktet dhe një
snack pasdite janë të përfshira në çmim.
Sport dhe kohë e lirë
Shkolla ka një bazë të shkëlqyer sportive: me fusha futbolli, basketbolli, atletike, fusha tenisi dhe fusha për të praktikuar hipizmin. Në varësi të kushteve meteorologjike ekziston edhe mundësia për të shkuar në pishinë. Kohën e lirë nxënësit e kalojnë së bashku me studentët spanjollë që studiojnë gjuhën angleze.
Sporte dhe aktivitete shtesë – Kundrejt një pagesë shtesë janë në dispozicion sportet dhe aktivitetet e mëposhtme: futboll, tenis, hipizëm, yoga, youtube, robotikë, kreativitet, lidership, etj. Këto aktivitete mund të zhvillohen sëbashku me aktivitete të tjera jashtë shkollore.
Еkskursione
Çdo javë organizohet një ekskursion i plotë ditor dhe një gjysëm ditor në qytete të afërta si Toledo, Salamanca, Segovia, El Escorial, Aranjuez, etj.
Çdo ditë organizohen aktivitete në pasdite dhe mbrëmje: gara, parti, disko, video, zjarr kampi, vallëzime, etj. Ofrohen edhe programe për fotografi në, kërcimin, artin, etj.
Tarifa në Euro:
2 jave | 4 jave | |
Kurs pushimi | 2095€ | 3795€ |
Kamp ditor | 885€ | 1785€ |