Call us
00355 422 52 065

Kampe Verore

KAMP VEROR,BERLIN

Grupi udhëton me shoqërues nga Shqipëria!

Mosha : 14-17 vjeç
Akomodimi : Kampus
Studimi : 20 orë/javë
Periudha : 14 Korrik – 27 Korrik
Mbërritja/Nisja : E diel/E shtunë
Kohëzgjatja : 2 Javë
Niveli i studimit : A1-C1
Tarifa : 1795 €
☑ Udhëheqës grupi
☑ Akomodim në kampus
☑ Të treja vaktet(dreka e ngrohtë)
☑ 20 orë të gjuhës gjermane/angleze në javë
☑ Test,materiale studimi,certifikatë
☑ Akses në pajiset shkollore
☑ 1 eskursion I plotë ditor dhe 3 eksursione gjysmë ditore cdo
javë
☑ Aktivitete sportive dhe kulturore të organizuara cdo ditë
☑ Wi-Fi në recepsionin e hotelit
☑ Mbikqyrje e perhershme nxënësve
☑ Telefon 24/24 në rast urgjence
☑ bTransferta nga /deri në aeroportin e Berlinit

SHKOLLA

Shkolla verore ndodhet në parkun e madh Schorheide, zonë e cila është e mbrojtur nga UNESCO. Werbellinsee ndodhet vtm 60 km larg qëndrës së qytetit më të madh gjerman, Berlinit. Kampusi ndodhet në mes të zonës së bukur e të pyllëzuar të liqenit Werbenlinsee, ku shkolla verore ka plazhin e vet privat.

KURSI

Programi përfshin 4 orë studimi të gjuhës angleze/ gjermane në ditë. Mësimi zhvillohet nga e hëna në të premte në grupe prej maksimumi 14 nxënës.Ditën e mbërritjes studentët do të kryejnë nje test për përcaktimin e nivelit të gjuhës.

AKOMODIMI

Fëmijët do të akomodohen në një ndërtese moderne, në dhoma me nga 3 shtretër dhe tualete individuale.Në cmim përfshihen gjithashtu të treja vaktet dhe aksesi ne Wi-Fi. Djemtë dhe vajzat do të akomodohen më vete dhe mësimi zhvillohet në një ndërtese tjetër afër me ndërtesën e akomodimit.

KOHE E LIRE DHE SPORT

Pas orëve të mësimit, studentët mund të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh sportive si : kayaking,not, shëtitje rreth liqenit Werbenlinsee, volejboll, badminton,pingpong, futboll, hendboll, beach volley, hokej dhe më shumë. Shkolla verore ka dhe sallat e kinemasë, e cila i bën pasditet më të larmishme dhe interesante për fëmijët. Aktivitete të tjera të planifikuara janë: quize muzikore , barbecue, disko, nata e sfidave, mbrëmjet e kinemasë, etj.

PREMIUM +

Kundrejt një pagese ekstra ,fëmijët mund të marrin pjesën në një nga tre programet “ Premium + ”sic janë hipizmi, sportet ujore ose piktura. Këto aktivitete janë 3 herë në javë dhe nëse doni të merrni pjesë në aktivitetet e mësipërme duhet të regjistroheni sa më herët pasi vendet janë te limituara.

EKSKURSIONE

Në programin dy javor studentet do të kene mundësi të marrin pjesë në një eskursion të plotë ditor dhe 3 eskursione gjysmë ditore si përshembull : Parku I aventurave Kletterwald,Berlin,shëtitje rreth liqenit Vervellensee,Potsdam – Kështjella e Sans Souci,Tropical Islands- një nga parqet ujore më të mëdha në Europe,Kopshti Zoologjik Eberwalde etj. Destinacionet dhe eskursionet mund të ndryshojnë në varësi të motit.



KAMP VEROR, ST.EDMUND’S COLLEGE

Grupi udhëton me shoqërues nga Shqipëria!

Mosha : 10-17 vjeç
Akomodimi : Hotel-Kampus
Studimi : 20 mësime/javë
Periudha : 28 Korrik – 10 Korrik
Mbërritja/Nisja : E diel/E shtunë
Kohëzgjatja : 2 Javë
Grupet : Max: 14 nxënës
Tarifa : 1995 GBP
☑ Udhëheqës grupi
☑ Akomodim në kampus
☑ Tre vakte(dreka me vete gjate eskursioneve)
☑ 20 mësime/javë
☑ Materiale studimi, çertifikatë vlerësimi për mbarimin e kursit
☑ 3 eksursione të plota ditore cdo javë
☑ Eskursione gjysmë ditore, aktivitete sportive dhe kulturore cdo pasdite dhe darkë
☑ Aktivitete sportive dhe zbavitjeje
☑  Akses në paisjet e shkollës
☑ Telefon 24/24 ne rast urgjence
☑  Transferim nga /deri në aeroportin e Heathrow, Luton dhe Stansted ndërmjet intervalit (09:00 – 17:00)

RRETH SHKOLLES

St Edmund’s është një ndër shkollat më të vjetra në Angli e cila daton që prej vitit 1568. Shkolla verore është themeluar në vitin 1996 dhe është një ndër më të mirat, të akredituara në Mbretërine e Bashkuar. Kampusi historik është një vend I sigurt e mbresëlënës me një siperfaqe prej 400 hektarësh në periferi te Hertfordshire I cili ofron kushte moderne dhe një ambjent mjaft stimulues për të mësuar. Në vitet 2017 -2018 shkolla verore është akredituar nga el gazette si ‘Centre of Excellence”.

KURSE

Kursi përfshin 20 orë mësimi në javë të gjuhës angleze të kombinuara më një program aktivitetesh.Mësimi zhvillohet përmes programit ETOS ( English Through Other Subjects). Gjatë një jave,12 ore mësimi zhvillohen në mëngjes dhe 8 orë gjatë pasditeve ku këto të fundit zhvillohen në varësi të aktivitetit të zgjedhur nga vetë nxënësi. Në këtë shkolle mësimet dhe aktivitetet janë të lidhura shumë ngushte me njera tjetrën ku fëmijet mund të mësojne gjuhën duke u argëtuar.
Kundrejt një pagese ekstra ofrohen dhe aktivitete të tjera si : Hipizëm, golf, SCUBA diving, kayaking, canoening dhe përgatitje akademike për provime të ndryshme.

AKOMODIMI

Nxënësit do të akomodohen në godinën kryesore të kampusit të kolegjit,në dhoma dyshe me tualet të përbashkët në fund të koridorit dhe do të kenë supervizim 24 orë. Do të kenë gjithashtu shumë hapësira të tjera të përbashkëta për të parë TV apo për lojra të ndryshme gjatë pasditeve të lira. Shkolla është e pajisur me sisteme sigurie

KOHE E LIRE DHE EKSKURSIONE

Eskursionet janë të programuara dhe të ndryshme për cdo grupmoshe.Disa prej tyre janë: vizitë në muzeun historik dhe Hyde Park, shpellat Chislehurst dhe shoping,vizitë në Londër dhe shëtitje në lum, vizitë në teatrin Golden Hindle dhe West End, vizitë në Greenwich, vizitë në kopshtin botanik Kew Gardens etj. Nxënësit do të kenë mundësinë të përdorin bazën sportive të shkollës e cila përfshin sallat e sporteve dhe pishinën.Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve organizohen aktivitete si barbecue,talent show,karaoke ,kinema,disko etj.