Study in UK 

  Keni menduar të ndiqni studimet e larta jashtë vëndit? Por nuk jeni të sigurt në cilin shtet! Mbretëria e Bashkuar është zgjedhja e duhur!  

 

Mbretëria e Bashkuar është një nga destinacionet kryesore në mbarë botën për të studiuar. E pasur me tradita te përsosura që datojnë qindra vjet, institucione të larta në çdo pjesë të saj , ajo ofron shumë mundësi për studentët ndërkombëtarë. Mbretëria e Bashkuar është një forcë e madhe politike dhe ekonomike, anëtare e G8 dhe renditet e pesta në botë dhe e dyta në Europë për zhvillimin ekonomik. Mbretëria e Bashkuar është e njohur për shoqërinë e saj multikulturore dhe cdo vit mirëpret kultura dhe tradita të reja. Si një shoqëri me një diversitet të madh kulturor ajo vazhdon të jetë qendra e shumë nacionaliteteve.

Mbretëria e Bashkuar ka një shumëllojshmëri sistemesh edukimi me mbi 100 universitete që ofrojnë programe të ndryshme arsimimi për studentët e saj dhe studentët ndërkombëtarë. Diplomat dhe kualifikimet nga institucionet e arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar janë të njohura në nivel ndërkombëtar për cilësinë e tyre. Ky standard përcaktohet nga disa prej universiteteve më të vjetra dhe më në zë si Oksford dhe Cambridge dhe është përçuar edhe në universitetet dhe kolegjet e tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Cdo vit, me mijëra studentë ndërkombëtarë zgjedhin të studiojnë në Britaninë e Madhe, duke bërë atë vëndin e dytë të zgjedhjes për studentët ndërkombëtarë në botë pas SHBA. Studentët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë një prani e rëndësishme në Britaninë e Madhe dhe numri i tyre është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit.  

 


Arsyet pse duhet ti besoni Integral-it:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në universitetet në UK ( Mbretëria Bashkuar ) 
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet në UK dhe konsulentët tanë i kanë vizituar ato gjatë vitit të shkuar
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga universitetet partnere me Integral



Lista e universiteteve ku mund të aplikoni me INTEGRAL

Coventry University

Vendodhja : Coventry , Londër

Bursa : Deri në 1.500 £

Programet : Accounting & Finance , Business , Architecture , International Law, Computer Science

University of East London

Vendodhja : Londër  

Bursa : Deri në 3.000 £

Programet : Accounting & Finance, Advertising, Computer Game development , Psychology, Tourism Management

Bucks New University

Vendodhja : Wycombe, Uxbridge, Aylesbury dhe Great Missenden

Programet: Business, Accounting & Finance and Management, Acting, Airline & Airport Management, Animation, Audio & Music Production, Marketing, Computing

University of Greenwich

Vendodhja : Greenwich  

Bursa : Deri në 3.000 £

Programet : Architecture, Biomedical Science, Business Economics, Forensic Science, Digital Media Design, 

Richmond

Vendodhja : Londër

Bursa : Deri në 4.500 £ 

Programet : Finance & Investment, Marketing, Interational Relations, Economics, Business Management, Psychology  

University of Sunderland

Vendodhja : Sunderland

Bursa : Deri në 1.500 £

Programet : Tourism, Banking & Finance, Business Law, Journalism, Marketing, Biochemistry, Pharmacy, Computer Science

University of Northampton

Vendodhja : Northampton

Bursa : Deri në 30%  

Programet : Accounting & Finance, Biology, Construction,Criminology, Engineering, Fashion, Midwifery, Publich Health  

University of Westminster

Vendodhja : Londër

Bursa: Deri në 3.000 £

Programet : Accounting, Finance & Economics, Biomedical Sciences, Journalism & Mass Communication



Aplikoni tani në Universitetet në UK

Arsyet përse duhet të studioni në Mbretërinë e Bashkuar

  • Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë një nga sistemet arsimore më të mira në botë , të vlerësuar ndërkombëtarisht
  • Mundësi zgjedhjeje në më shumë se 50 mijë programe studimore të ofruara nga institucionet arsimore  
  • Mbretëria e Bashkuar është e pasur me një diversitet kulturor , me gjuhë dhe besime të ndryshme  
  • Universitetet ofrojnë qasje individuale dhe mbështetje maksimale ndaj studentëve ndërkombëtar  
  • Studentët përfitojnë nga mesimdhënia e stafik akademik të kualifikuar dhe ekspertëve botëror të fushave të ndryshme  

Lista e universiteteve ku mund të aplikoni me INTEGRAL


© 2019 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA