Panairi Virtual - "Study in Italy" 18 Shkurt, ora 14:00 - 17:00

Ëndërroni të studioni në Evropë? Italia është një nga vendet më të përparuara europiane, me studentë nga e gjithë bota që vijnë për të studiuar dhe hulumtuar. Sot në të studiojnë rreth 1,800,000 studentë, 32.000 prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë.

Italia është një destinacion shumë i favorshëm për studentët ndërkombëtarë, pasi është një nga vendet me kostot e studimit dhe të jetesës më të përballueshme në Evropë. Tarifat e rregullta të shkollimit në universitetet italiane varen nga të ardhurat e familjes së studentëve dhe nga programi për të cilin studentët aplikojnë. Tarifat mund të variojnë nga disa qindra euro për universitetet publike ndërsa në ato private si Università Cattolica del Sacro Cuore fillojnë nga 3600 Euro dhe shkojnë deri në 8900 Euro. Sigurisht, tarifat e shkollimit mund të reduktohen nga bursat e bazuara e ofruara në bazë merite ose bursa të tjera specifike të ofruara çdo vit nga universitetet për studentët e talentuar ndërkombëtarë.

Më 18 shkurt, Integral Educational Programs organizon panairin virtual rreth Studimeve në Itali. Mos e humbisni mundësinë të takoheni personalisht me përfaqësues të disa prej universiteteve më të mira në Itali, panairi është vetëm një klikim larg!

Përse duhet të studioni Itali?

  • Universitetet ofrojnë programe në gjuhën angleze dhe italiane - Italia ofron programe studimore në dy gjuhë duke afruar në ketë mënyrë studentë nga e gjithë bota.
  • Diploma të njohura në mbarë botën - Italia ështe qendra e disa prej universiteteve me reputacion të lartë në mbarë boten . Programet e dizajnit janë të njohura dhe kanë një reputacion të lartë në të gjithë botën.  
  • Lider i reformave arsimore - Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm akademik si një nga katalizatorët në reformën e arsimit të lartë të Europës, duke qenë ndër katër vendet e para që u angazhuan në krijimin e të ashtuquajturës "Zona arsimit të lartë europian"  
  • Ambienti multikulturor - Rreth 32.000 studentë ndërkombëtarë vijnë nga e gjithë bota për të studiuar në Itali. Italia është një vend miqësor për të huajt. Ky faktor e bën jetën, studimin dhe punën në Itali më të rehatshme dhe të këndshme për ata që vijnë nga jashtë.  
  • Tarifa studimore të përballueshme - Pagesat e shkollimit dhe shpenzimet e tjera për ata që vijnë për të studiuar në Itali janë relativisht të ulëta në krahasim me vendet e tjera evropiane. Italia është ndër të paktët vende në Europë që ofron bursa studimi të pjesshme ose të plota.

"Study in Italy" - Progami i Panairit:

  • 14:00 Intro – Opening of the event
  • 14:30 – Study in Italy - Università Cattolica del Sacro Cuore – EXPERIENCE ITALY IN AN INTERNATIONL CONTEXT - International programs, placement and scholarship opportunities
  • 15:00 – STUDY ART & DESIGN AT NABA: DISCOVER THE LARGEST & MOST INTERNATIONAL ACADEMY IN ITALY
  • 15:30 – Study Art and Design in Europe – Istituto Marangoni - global network of prestigiously located, multicultural schools for fashion and design in Milano, Firenze, Paris, London
Regjistrohu në panairin virtual Study in Italy!

*Pasi të regjistroheni, do tju vi një email verifikimi nga Brazen, platforma në të cilën do të zhvillohet panairi.


Pjesëmarrësit në panairin Virtual - "Study in Italy"

Università Cattolica del Sacro Cuore

Università Cattolica del Sacro Cuore është një universitet privat i kërkimit shkencor i themeluar në vitin 1921. Cattolica, me pesë kampuset e saj të lidhur, është universiteti më i madh privat në Evropë dhe Universiteti më i madh Katolik në botë. Kampusi kryesor i tij është i vendosur në Milano të Italisë, me kampe satelitore në Brescia, Piacenza, Cremona dhe Romë duke operuar ne rang kombetar.

Tarifat e shkollimit fillojnë prej 3600 € dhe për studentët ndërkombëtarë ekziston mundësia e uljes vjetore të tarifës së shkollimit, një zbritje që mbulon rreth 30% të kostos totale përmes Bursës Ndërkombëtare të UCSC.

Vendodhja: Milano, Rome, Brescia

Bursa: Deri në 3.000 €

Programet: Economics and Management, International Relations and Global Affairs, Psychology, Medicine and Surgery, Communication Management.


NABA

NABA, Nuova Accademia e Belle Arti, është një akademi e mirënjohur ndërkombëtare e artit dhe dizajnit, e vendosur me kampus në Milano dhe Romë. E themeluar në vitin 1980, NABA është akademia më e madhe private e artit në Itali. E cila ofron programe bachelor dhe master në italisht dhe në anglisht të akredituara nga Ministria Italiane e Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit Shkencor (MIUR). Prej shumë vitesh NABA bashkëpunon me kompanitë dhe studio prestigjioze të dizajnit duke krijuar mundësi studentëve të vetë të punojnë në projektet reale të ofruara nga këto kompani. Sipas statistikave te NABA, brenda një viti të diplomimit, 89% e të diplomuarve punesohen.

Tarifa e shkollimit llogariten nga të ardhurat e familjes me më të ultën 7100 € për studimet universitare dhe 8900 € për kurset pasuniversitare për cdo vit akademik. NABA ofron ndihmë financiare që konsiston në një ulje të pjesshme të tarifës së shkollimit, për studentët e shkëlqyer që kanë kufizime financiare, të tilla si mbulimi i tarifës së shkollimit deri në 30% përmes konkursit NABA’s Got Talent.

Vendodhja: Milano, Rome

Bursa: Të pjesshme në bazë merite.

Programet: Design, Fashion Design, Creative Technologies, Interior Design, Communication Design, Fashion and Textile design


Regjistrohu në panairin virtual Study in Italy!

Kostoja e jetesës dhe studimit

Kostoja e përgjithshme e jetesës në Itali ndryshon midis qyteteve, Milano dhe Roma janë më të shtrenjtat, ndërsa qytetet më të vogla universitare janë më të përballueshme. Prandaj, kostoja mund të variojë midis 700 dhe 1000 Euro / muaj. Studentët gjithashtu lejohen të punojnë maksimumi 20 orë në javë, gjë që mund të jetë një ndihmë financiare e shkëlqyer shtesë.


Fakte interesante rreth Italisë

Origjina e fjalës "universitet" i atribuohet Italisë. Në të kaluarën Italia ,si djepi i qytetërimeve të lashta, ka qenë një qendër shumë aktive e studimeve universitare.

Ajo njihet në mbarë botën për thesaret e saj artistike në arkitekturë, pikturë, skulpturë, mozaikë, punime prej druri dhe zbulimet e saj në artistë, muzikantë, poetë, detarë dhe shkencëtarë.

Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm akademik si një nga katalizatorët në reformën e arsimit të lartë të Europës, duke qenë ndër katër vendet e para që u angazhuan në krijimin e të ashtuquajturës "Zona arsimit të lartë europian" (Deklarata e Sorbonës, maj 1998), duke filluar një proces të harmonizimit të sistemeve të ndryshme të arsimit të lartë të njohur si "Procesi i Bolonjës" (Deklarata e Bolonjës, qershor 1999).


360° Asistim i plotë nga konsulentët e Integral

Integral ofron Testin orientues të karrierës për studentët të cilët janë ende të pavendosur pë degën e studimit (MyUniChoices)

Informacion i detajuar mbi kushtet, procedurat dhe afatet e aplikimit

Përzgjedhja e institucioneve arsimore që ofrojnë programin e dëshiruar

Ndihmë në përgatitjen e dokumenteve - letër motivimi, CV, etj.


Aplikim deri në 5 universitete dhe konfirmimi i pranimit

Ndihmë në përzgjedhjen e akomodimit dhe këshilla praktike

Integral

Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në universitetet në Itali
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet në Itali
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga universitetet partnere me Integral


© 2021 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA