Endërroni të studioni në Evropë? Italia është një nga vendet më të përparuara europiane, me studentë nga e gjithë bota që vijnë për të studiuar dhe hulumtuar. Sot në të studiojnë rreth 1,800,000 studentë, 70,000 prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë. E vendosur në Evropën e Mesdheut, Italia është një vend me bukuri dhe kulturë të madhe. Në të ndodhen disa nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjozë në botë. 

Origjina e fjalës "universitet" i atribuohet Italisë. Në të kaluarën Italia ,si djepi i qytetërimeve të lashta, ka qenë një qendër shumë aktive e studimeve universitare, Ajo njihet në mbarë botën për thesaret e saj artistike në arkitekturë, pikturë, skulpturë, mozaikë, punime prej druri dhe zbulimet e saj në artistë, muzikantë, poetë, detarë dhe shkencëtarë .

Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm akademik si një nga katalizatorët në reformën e arsimit të lartë të Europës, duke qenë ndër katër vendet e para që u angazhuan në krijimin e të ashtuquajturës "Zona arsimit të lartë europian" (Deklarata e Sorbonës, maj 1998), duke filluar një proces të harmonizimit të sistemeve të ndryshme të arsimit të lartë të njohur si "Procesi i Bolonjës" (Deklarata e Bolonjës, qershor 1999).  


Arsyet pse duhet ti besoni Integral-it:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në universitetet europiane
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet italiane dhe konsulentët tanë i kanë vizituar ato gjatë vitit të shkuar
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga universitetet partnere me Integral



Lista e universiteteve ku mund të aplikoni me INTEGRAL

CA' Foscari

Vendodhja : Venecia

Programet : Business Administration, International Trade and Tourism, Marketing and Communication, Global Development and Entrepreneurship, Accounting and Finance.

NABA

Vendodhja : Milano, Rome

Bursa : Të pjesshme në bazë merite.

Programet : Design, Fashion Design, Creative Technologies, Interior Design, Communication Design, Fashion and Textile design

Università Cattolica del Sacro Cuore

Vendodhja : Milano, Rome, Brescia

Bursa : Deri në 3.000 €

Programet: Economics and Management, International Relations and Global Affairs, Psychology, Medicine and Surgery, Communication Management.

IED Istituto Europeo di Design

Vendodhja : Milano, Torino, Venedik, Cagliari, Firence, Romë 

Bursa : Të pjesshme në bazë merite.

Programet : Fashion Design, Visual Communication, Interior Design, Management, Restoration.


John Cabot University

Vendodhja : Rome 

Bursa : Deri në 7.000 €

Programet : Business Administration, Political Science, International Business,International Affairs, Marketing, Psychological Science.


Aplikoni tani në Universitetet Italiane

Afati i fundit i aplikimit për disa nga programet është 15 Prill 2020! Apliko Tani ! 

Arsyet përse studentët preferojnë kaq shumë të studiojnë në Itali

  • Universitetet ofrojnë programe në gjuhën angleze dhe italiane - Italia ofron programe studimore në dy gjuhë duke afruar në ketë mënyrë studentë nga e gjithë bota.
  • Diploma të njohura në mbarë botën - Italia ështe qendra e disa prej universiteteve me reputacion të lartë në mbarë boten . Programet e dizajnit janë të njohura dhe kanë një reputacion të lartë në të gjithë botën.  
  • Lider i reformave arsimore - Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm akademik si një nga katalizatorët në reformën e arsimit të lartë të Europës, duke qenë ndër katër vendet e para që u angazhuan në krijimin e të ashtuquajturës "Zona arsimit të lartë europian"  
  •   Ambienti multikulturor - Rreth 70.000 studentë ndërkombëtarë vijnë nga e gjithë bota për të studiuar në Itali. Italia është një vend miqësor për të huajt. Ky faktor e bën jetën, studimin dhe punën në Itali më të rehatshme dhe të këndshme për ata që vijnë nga jashtë.  
  • Tarifa studimore të përballueshme - Pagesat e shkollimit dhe shpenzimet e tjera për ata që vijnë për të studiuar në Itali janë relativisht të ulëta në krahasim me vendet e tjera evropiane. Italia është ndër të paktët vende në Europë që ofron bursa studimi të pjesshme ose të plota.  

© 2019 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA