E drejta për të punuar në UK!

16.09.2019

 Të gjithe studentëve të huaj tashmë u jepet e drejta të qëndrojnë dy vite në Mbreterine e Bashkuar,pas perfundimit të studimeve.

Cdo student pas përfundimit të studimeve në Britanine e Bashkuar do të lejohet të qëndrojë edhe dy vite më shumë pas diplomimit,me arsyen për të punuar,dhe ndërtimin e karrieres atje.Kjo eshtë një mundësi e dhene nga Qeveria Britanike për studentët, duke filluar nga viti 2020/21 ne mënyrë qe të gjejnë një punë pas perfundimit të studimeve.

U vendos që nuk do të kishte kufizime në numrin e aplikimeve për këtë vizë pune, dhe të gjithë të diplomuarit do të kishin të drejtën për të punuar ose për të kërkuar punë në të gjitha nivelet, pavarësisht arsimit.Eshtë e rëndësishme të theksohet se ky vendim vlen për të gjithë studentët e ardhshëm dhe do të zbatohet në mënyrë aktive nga viti akademik 2020/21.

Eshtë një dëshmi e rendësishme për universitetet Britanike , te cilat janë udhëheqëse botërore që kaq shumë studentë të huaj duan të studiojnë në Britani. Kontributi i rëndësishëm që studentët ndërkombëtarë japin për vendin dhe universitetet është kulturor, edhe ekonomik.Kjo është arsyeja pse eshte rritur periudha kohore që të gjithe studentët mund të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar pas perfundimit te studimeve të tyre.

Nëse po planifikoni të studioni në Mbretërinë e Bashkuar, Integral mund t’ju gjejë programin akademik që dëshironi, të ndihmojë në mbledhjen e dokumentacionit, procesin e aplikimit, aplikimin e vizës, gjetjen e akomodimit, dhe cdo gjë tjeter e nevojshme për të studiuar jashtë vendit.

Për më shumë informacion për institucionet arsimore në Britanine e Madhe na vizitoni pranë zyrave tona ose na telefononi.

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Nd. 46, H. 4, Ap. 5 Tiranë, Albania

Tel: +355 42252065  Email: info@integral.al

Facebook: Integral Programe Edukimi  Instagram: integral.albania