Call us
00355 422 52 065

Study in UK – Aplikimet janë ende të hapura!

12.06.2019

Keni menduar të ndiqni studimet e larta jashtë vëndit? Por nuk jeni të sigurt në cilin shtet!

Mbretëria e Bashkuar është zgjedhja e duhur!

Mbretëria e Bashkuar është një nga destinacionet kryesore në mbarë botën për të studiuar. E pasur me tradita te përsosura që datojnë qindra vjet, institucione të larta në çdo pjesë të saj , ajo ofron shumë mundësi për studentët ndërkombëtarë.Mbretëria e Bashkuar është një forcë e madhe politike dhe ekonomike, anëtare e G8 dhe renditet e pesta në botë dhe e dyta në Europë për zhvillimin ekonomik. Mbretëria e Bashkuar është e njohur për shoqërinë e saj multikulturore dhe cdo vit mirëpret kultura dhe tradita të reja. Si një shoqëri me një diversitet të madh kulturor ajo vazhdon të jetë qendra e shumë nacionaliteteve.

Mbretëria e Bashkuar ka një shumëllojshmëri sistemesh edukimi me mbi 100 universitete që ofrojnë programe të ndryshme arsimimi për studentët e saj dhe studentët ndërkombëtarë. Diplomat dhe kualifikimet nga institucionet e arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar janë të njohura në nivel ndërkombëtar për cilësinë e tyre. Ky standard përcaktohet nga disa prej universiteteve më të vjetra dhe më në zë si Oksford dhe Cambridge dhe është përçuar edhe në universitetet dhe kolegjet e tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Cdo vit, me mijëra studentë ndërkombëtarë zgjedhin të studiojnë në Britaninë e Madhe, duke bërë atë vëndin e dytë të zgjedhjes për studentët ndërkombëtarë në botë pas SHBA. Studentët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë një prani e rëndësishme në Britaninë e Madhe dhe numri i tyre është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

5 arsye përse duhet të studioni në Mbretërinë e Bashkuar

🔸 Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë një nga sistemet arsimore më të mira në botë , të vlerësuar ndërkombëtarisht.
🔸 Mundësi zgjedhjeje në më shumë se 50 mijë programe studimore të ofruara nga institucionet arsimore .
🔸 Mbretëria e Bashkuar është e pasur me një diversitet kulturor ,me gjuhë dhe besime të ndryshme .
🔸 Universitetet ofrojnë qasje individuale dhe mbështetje maksimale ndaj studentëve ndërkombëtar .
🔸 Studentët përfitojnë nga mesimdhënia e stafik akademik të kualifikuar dhe ekspertëve botëror të fushave të ndryshme.

Apliko tani me Integral dhe bëhu pjesë e studentëve në një nga universitetet më të mira angleze si : Coventry University , University of Northampton , University of East London, University of Greenwich , University of Sunderland, University of Essex.

Regjistrohuni ketu dhe rezervoni konsulencen tuaj FALAS !

Ose na telefononi ne : ☎ +355694040401 / 694040901