Study in Italy – Një eksperiencë unike ! | Integral

Study in Italy - Një eksperiencë unike !

06.02.2020

Jeni të interesuar për studime jashte vendi? Integral ju jep mundesine të aplikoni dhe të pranoheni në universitete jashte vendit. Italia është një nga vendet më të përparuara europiane, me studentë nga e gjithë bota që vijnë për të studiuar dhe hulumtuar. Sot në të studiojnë rreth 1,800,000 studentë nga e gjithë bota , 70,000 prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë. E vendosur në Evropën e Mesdheut, Italia është një vend me bukuri dhe kulturë të madhe. Në të ndodhen disa nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjozë në botë. Origjina e fjalës “universitet” i atribuohet Italisë. Në të kaluarën Italia ,si djepi i qytetërimeve të lashta, ka qenë një qendër shumë aktive e studimeve universitare, Ajo njihet  në mbarë botën për thesaret e saj artistike në arkitekturë, pikturë, skulpturë, mozaikë, punime prej druri artit dhe zbulimet e saj në artistë, muzikantë, poetë, detarë dhe shkencëtarëve .

Për të rezervuar një konsulencë falas

Regjistrohuni Ketu !

Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm akademik si një nga katalizatorët në reformën e arsimit të lartë të Europës, duke qenë ndër katër vendet e para që u angazhuan në krijimin e të ashtuquajturës “Zona arsimit të lartë europian” (Deklarata e Sorbonës, maj 1998), duke filluar një proces të harmonizimit të sistemeve të ndryshme të arsimit të lartë të njohur si “Procesi i Bolonjës” (Deklarata e Bolonjës, qershor 1999)

Sistemi arsimor në Itali njihet automatikisht në 42 vende të tjera. Diploma e marrë në Itali është e barabartë me një diplomë të marrë në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Austri, Suedi, Norvegji, Danimark dhe shumë vende të tjera. Arsimi i lartë në Itali tani përbëhet nga një diplomë trevjeçare, e cila mund të pasohet nga diploma dyvjeçare master dhe vlerësohet nga nje numer i madh institucionesh akademike në të gjithë vendin. Programet e studimeve ofrohen në dy gjuheë, atë angleze dhe italiane.

Duke aplikuar me Integral ju përfitoni bursa per studime jashte vendit ne universitetet me te mira.

Për të rezervuar një konsulencë falas

Regjistrohuni Ketu ! 

✉ : ortensa@integral.al / m.matija@integral.al  ☎ : +355 69 40 40 502 / +355 69 40 40 901