Eventi Virtual 20 Prill, ora 14:00 - 17:00
Nisni biznesin tuaj Start-Up gjatë studimeve tuaja, mësoni një nga 3 gjuhët zyrtare dhe përmirësoni anglishten tuaj, mësoni nga situatat reale të bizneseve, zhvilloni ide biznesi me ndihmën e mentorëve të specializuar
- gjithçka e përmendur më sipër është e mundur gjatë studimeve tuaja në Belgjikë!
Arsyet përse të zgjidhni Belgjikën si një destinacion arsimor:
Ky vend i vogël është shtëpia e disa prej universiteteve më të mira në Europë, duke përfshirë VIVES University of Applied Sciences, Thomas More dhe Karel de Grote.
Misioni i Universitetit KdG në Antwerp është t'u sigurojë studentëve një hapësirë në të cilën ata do të përdorin potencialin e tyre maksimal dhe në të cilën të gjithë kanë mundësi të barabarta për t'u dalluar dhe për të marrë mundësinë për t'u zhvilluar përmes projekteve dhe vendeve të punës reale.
1. Numri i studentëve është i kufizuar për të siguruar akses individual për secilin student
2. Një universitet dëshira e të cilit është të jetë trampolinë për studentët për një karrierë të dëshiruar ose realizimin e një ideje biznesi
3. Praktika profesionale në korporatat e dëshiruara për një kohëzgjatje prej 2 deri në 4 muaj
4. Mundësia e shkëmbimit ndërkombëtar të studentëve
5. Zhvillimi i ideve në hapësirat e studentëve të Business Lab dhe FabLab me pajisjet më të fundit
6. Mundësi punësimi pas studimeve
Studimet Bachelor:
Studimet Master:
Thomas More është universiteti më i madh i shkencave të aplikuara në Flanders, që do të thotë se programet e studimit janë të fokusuara në të mësuarit përmes praktikës! Krahas studimeve trevjeçare në gjuhën angleze, në këtë universitet mundësohet regjistrimi në studimet njëvjeçare për marrjen e diplomës së dytë në nivelin universitar (Bachelor).
Studimet universitare:
VIVES University of Applied Sciences, në West Flanders ka arsim të lartë modern të bazuar në kompetenca, kërkime praktike inovative dhe network përmes bashkëpunimit të ngushtë me kompanitë lokale dhe rajonale. Këtu përfshihen ndërmarrjet në agroindustri, spitalet, qendrat arsimore për shkollat fillore dhe të mesme, qendrat për orientim social dhe këshillim.
Fushat e studimit:
Programi i Eventit Virtual:
14:00 – Studentët flasin: Si është të jesh student në Belgjikë -
"Pse të studiosh në Belgjikë – arsyet kryesore, universitetet dhe historia personale e studentes sonë Adina"- Adina Baluta, Universiteti Vrije, Bruksel.
Adina do të tregojë historinë e saj personale dhe përvojën e saj dhe do të na tregojë më shumë për përfitimet e shkollimit në Belgjikë, mundësitë e studimit dhe profesionale për studentë të huaj dhe shumë të tjera….
15:00 - "Think outside the box: Study abroad in Belgium"- Vince Cornwell, Karel de Grote University of Applied Sciences and Arts
“Shpesh neglizhohet si një destinacion studimi jashtë vendit, zbuloni se çfarë ka për t'ju ofruar Belgjika dhe shpresojmë të bini në dashuri me madhështinë e këtij vendi të vogël, por shumë të rëndësishëm. Pyetjet kryesore që duhen bërë: Si të zbuloni nëse një universitet është i duhuri për ju? Si të ndihmoni në zgjedhjen midis universitetit kërkimor dhe universitetit të shkencave të aplikuara? Peizazhi belg i arsimit të lartë dhe punësimi pas diplomimit?"
© 2023 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA
✉: sidorela@integral.al
☎ : +355 69 40 40 415
✉: abraham@integral.al
☎ : +355 69 40 40 401