Call us
00355 422 52 065

Studioni ne Richmond dhe merrni nje diplome te dyfishte, angleze dhe amerikane.

14.11.2018
Bursa per studentet shqiptare deri ne £4500 nga Richmond University ne Londer.
Per here te pare studentet shqiptare do te kene mundesine te perfitojne nga dy lloje bursash :

➽ Bursa Chancellor’s 2019 Scholarship – £4,500

Kriteret per studentet shqiptare:
⁎ Diplomë e Maturës Shtetërore (Diploma of State Matura) – 8

➽ Bursa Presidential 2019 Scholarship – £3,500

Kriteret per studentet shqiptare:
⁎ Diplomë e Maturës Shtetërore (Diploma of State Matura) – 7

5 arsye pse duhet të zgjidhni Richmond:

✯ Ofron diplomë të dyfishtë të akredituar në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për programet bachelor dhe master.
✯ Ofrimi i bursave për studentët ndërkombëtarë deri në £ 4500 për programet bachelor dhe bursa deri në 10% zbritje të tarifes së shkollimit.
✯ Ofrimi i intershipeve në UK dhe jashtë UK.
✯ Ofrimi i sistemit fleksibël amerikan të arteve liberale, ku studentet mund të zgjedhin më shumë orë studimi (mesatarisht 15 orë në javë), krahasuar me universitetet e tjera në UK.
✯ Ekperienca e të studiuarit në të dy kampuset e universitetit (Richmond dhe Kensington), me akomodim të garantuar në vitin e parë.

Përfitoni nga bursat që ofrohen!

Richmond është një Universitet Ndërkombëtar Amerikan, i themeluar në vitin 1972. Ai ndodhet në zonën perëndimore të Londrës dhe ka dy kampuse në Richmond Hill dhe pranë Kensington High Street.
Që nga viti 1981, universiteti ka ofruar diploma amerikane të akredituara nga komisioni në arsimin e lartë The Middle States Commission. Së fundmi Richmond ka marre të drejtën e ofrimit edhe të diplomës angleze. Në gusht 2018 universitetit i është njohur e drejta për ti ofruar studenteve të vetë edhe diploma të akredituara në Mbretërinë e Bashkuar, duke u berë universiteti i parë dhe i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që ofron diplomë të dyfishtë.
Universiteti është unik për standardet akademike të institucioneve të tij private, në qasjen e tij të mësimdhënies që kombinon sistemin e arteve liberale amerikane me standardet e arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Një nga benefitet që universiteti ofron për studentet e vetë është ofrimi më tepër i mësimdhënies akademike dhe kohës mësimore (mesatarisht 15 orë në javë), krahasuar me çdo universitet tjetër në Mbretërinë e Bashkuar, si edhe fokusi në mundësitë ndërkombëtare për studentët nëpërmjet internshipeve dhe programeve exchange në kampuset e veta në Itali (Romë dhe Firence).

⊡ Data : 5 Dhjetor

⊡ Vendi : Zyra Integral

⊡ Ora : 15:00

➾➾➾ Behuni pjese e prezantimit qe do te organizohet ne zyren e Integral dhe mesoni si te perfitoni keto bursa dhe proceset e aplikimit. ⇓⇓⇓