Studioni në EU Business School | Integral

Studioni në EU Business School

23.06.2020

Zvicra është vendi më i sigurt në botë gjatë COVID-19 sipas një studimi nga Deep Knowledge Group.

Zvicra dhe Gjermania janë vendet 1 dhe 2 në këtë studim të ri, për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike dhe masave të kujdesshme me të cilat po përpiqen të menaxhojnë kufizimet dhe mandatet e ngrirjes ekonomike me masa të mirëmenduara të bazuara në fakte pa sakrifikuar shëndetin dhe sigurinë publike.

EU Business, është përgatitur për sezonin e ri akademik 2020, mësoni më shumë rreth objektivave, ambjenteve mësimore, fakultetit, programeve të biznesit dhe mënyrës së jetesës që ju pret në Gjenevë, Montreux dhe Mynih.

EU Business School ofron programe të rangut më të lartë të biznesit si për programet bachelor edhe ato Master. Duke pasur parasysh situatën globale, EU Business School është duke ndjekur një qasje fleksibile për pranimet në universitet; kontaktoni konsulentët tanë për të diskutuar qëllimet tuaja dhe për të zbuluar rrugën tuaj drejt suksesit.

Studioni jashtë vendit në kampuset e EU Business School në Zvicër dhe Gjermani

Jeta dalë ngadalë po i kthehet normalitetit në Zvicër dhe Gjermani. Në rrugë, gjërat ndjehen shumë si ato përpara pandemisë, megjithëse në praninë e masave të sigurisë, përdorimin e maskave të futrës dhe ruajtjes të distancës.

Derisa të bëhet gati një vaksinë, të gjithë duhet të mësohemi të jetojmë së bashku me virusin. Kthimi në normalitet do të thotë të vazhdojmë të punojmë drejt qëllimeve tona afatgjata. Për këdo që planifikon të studiojë jashtë vendit, nuk ka askund më mirë se dy vendet e listuara si më të sigurtat në botë.

Arsyet për të studiuar në Gjenevë, Montreux ose Mynih janë të shumta, ndër to mund të përmendim përsosmërinë e tyre kulturore, ekonomitë e fuqishme dhe mënyra e jetesës e lakmueshme, kozmopolite. Për më tepër, të jesh i aftë të studiosh duke e ditur se je në një vend të sigurt, lejon që përqendrimi dhe energjia më e madhe të drejtohet drejt përvojës së pabesueshme të të mësuarit që pret. Qëllimi i EU Business School është sigurimi i studentëve në investimin e saktë të kohës dhe parave për arsimimin e tyre.

Për më shumë informacion rreth EU Business School dhe universiteteve të tjera jashtë vendit:

Rezervoni konsulencën tuaj Falas me Integral!

☎️: +355 69 40 40 901 /+355 69 40 40 502

📧: ortensa@integral.al / m.matija@integral.al