Eventi Virtual - "Study in UK" 24 Nëntor
Prestigji, tradita dhe mundësitë janë tre nga avantazhet kryesore të arsimit në Angli, e cila është një atraksion për mbi 485,000 studentë ndërkombëtarë që studiojnë në më shumë se 150 universitete dhe 50,000 programe.
Anglia është shtëpia e disa prej institucioneve arsimore më të njohura në botë - Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Kembrixhit, UCL, King's College në Londër, ku çdo vit një numër studentësh shqiptarë zhvillojnë potencialin e tyre akademik.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i duhur për të zhvilluar karrierën tuaj akademike dhe perspektivën tuaj të biznesit në një qendër industriale globale me kompani: si AstraZeneca, Unilever, Barclays, British Petroleum, Burberry, Vodafone.
Diploma prestigjioze e një universiteti britanik është hapi i parë për një karrierë të suksesshme në nivel global.
Më 24 Nëntor, ora 14:00 - 17:00 Integral Educational Programs organizon eventin virtual rreth Studimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Mos e humbisni, eventi është vetëm një klikim larg!
Anglia është destinacioni më i preferuar nga studentët shqiptarë për të studiuar jashtë vendit! Ja përse:
*Pasi të regjistroheni, do t'ju vi një email verifikimi nga Brazen, platforma në të cilën do të zhvillohet panairi.
Pjesëmarrësit në eventin Virtual - "Study in UK"
University of Greenwich ka një traditë disa vjecare në dhënien e arsimit të lartë, që prej vitit 1890. Tre kampuset e universitetit në Londër dhe Kent përbëhen nga godina historike të cilat ofrojnë ambjente madhështore, si edhe pajisjet e teknologjisë së fundit. Kampusi më i madh ndodhet në qendër të Old Royal Naval College në Royal Greenwich, një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s pranë brigjeve të lumit Thames dhe pranë Greenwich Royal Park. Kampusi i Avery Hill ndodhet në parkun e Eltham dhe Kampusi i Medway përbëhet nga ndërtesat me tulla të kuqe të Edwardian në zonen Chatham Maritime, Kent.
Studentët mund të zgjedhin nga mbi 400 programe studimi me një gamë të gjerë degësh si Arkitekturë, Biznes, Informatikë, Kriminologji, Arsim, Inxhinieri, Shëndetësi, Arte dhe Shkenca Liberale, Ligj, Media ,Arte Kreative dhe Shkenca, Psikologji etj. Shumica e programeve janë të akredituara nga institucione si Engineering Accreditation Board, British Computer Society, Institution of Engineering and Technology, si edhe shumë institucione te tjera.
Universiteti i Greenwich renditet ndër shkollat më të mira në Britaninë e Madhe.
City, University of London është një universitet kryesor global i bazuar në zemrën e një prej qyteteve më të gjallë në botë. City, University of London është i përkushtuar ndaj përsosmërisë akademike dhe i përqendruar në biznes dhe profesione.
Për mbi 125 vjet, City ka përdorur arsimin, kërkimin dhe ndërmarrjen për të transformuar jetën e studentëve të tij, komunitetit dhe botës. Është anëtar i Universitetit të Londrës që nga viti 2016 dhe është vlerësuar me medalje argjendi në Kornizën e Ekselencës Mësimore 2017.
Universiteti është i ndarë në pesë shkolla akademike:
City, University of London ofron të gjitha përfitimet që studentët presin nga një universitet në Londër, lidhje të forta me biznesin dhe industrinë për zhvillimin e karrierës, një komunitet gjithëpërfshirës dhe të ndryshëm nga e gjithë bota, dhe mundësi të pakonkurueshme për sport, kulturë dhe argëtim.
Brunel University London u themelua në 1966, misioni i këtij universiteti ështe ndërthurja e rigorozitetit akademik me qasje praktike, sipërmarrëse dhe vizionare.
Universiteti ofron një gamë të gjerë programesh, shumë janë të akredituar nga institucione profesionale, të cilat njihen nga punëdhënësit dhe mund të ofrojnë anëtarësim në arsimin e lartë.
Brunel University London është një universitet publik kërkimor i vendosur në zonën Uxbridge të Londrës, Angli. Uxbridge është një zone më kompakte dhe më pak e zhurmshme se Londra qendrore – e cila është vetëm 45 minuta larg. Sallat akademike ofrojnë ambiente me infrastrukturë cilësore dhe ndodhen të gjitha në kampus, që do të thotë se ju nuk jeni kurrë më shumë se 10 minuta larg mjediseve arsimore, sociale dhe sportive.
Brunel ka një sërë paketash të bursave dhe punon në partneritet me disa organizata dhe organe të bursave duke përfshirë Chevening, Bursat e Komonuelthit dhe Santander Mobility Awards.
University of the Arts London (UAL) renditet i dyti në botë për Art dhe Dizajn sipas Renditjes Botërore të Universiteteve QS 2021®, për të tretin vit radhazi. Është universiteti më i madh i specializuar i artit dhe dizajnit në Evropë, me mbi 19,000 studentë nga më shumë se 130 vende. Themeluar në vitin 2004, UAL bashkon gjashtë kolegje me famë të artit, dizajnit, modës dhe medias, të cilat u themeluan në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të:
Me ndihmën tonë, studentët mund të zgjedhin të studiojnë në universitetet e mëposhtme në UK:
(Ne ofrojmë ndihmë për aplikim në çdo universitet në UK, përfshirë Skocinë)
Arsyet përse duhet të studioni në Mbretërinë e Bashkuar!
Shpenzimet e shkollimit dhe të jetesës
Shuma e parave që do të të duhet për të mbuluar koston e jetesës varet nga vendi ku studion. Londra dhe qytetet e tjera të mëdha janë vendndodhje disi më të shtrenjta.
Sa shkon kostoja totale për një student ndërkombëtar?
Tarifat e shkollimit për studimet universitare dhe master në UK variojnë nga 17,000 në 22,000 £, por mesatarisht rreth 20,000 £ në vit.
Sa kushton një vizë studentore në MB?
Një vizë studentore kushton 348 £.
*Për më shumë informacion rreth dokumentave që ju nevojiten për të aplikuar për vizë studentore kontaktoni konsulentët e Integral
Kosto jetese:
Shembuj të kostos së jetesës në universite të ndryshme:
Arsimi i lartë jashtë vendit ka koston e vetë financiare. Por për fat të mirë, pjesa më e madhe e institucioneve arsimore në UK ofrojnë bursa. Arsyeja përse këto institucione ofrojnë ndihma të tilla financiare është për të rekrutuar sa më shumë studentë të talentuar nga e gjithë bota.
Bursa të vecanta shkollimi në UK për studentët ndërkombëtarë
Studentët nga Shqipëria që dëshirojnë të studiojnë në UK paraprakisht duhet të marrin një vizë të përshtatshme studentore në mënyrë që të ndjekin studimet.
Arsyet pse duhet ti besoni Integral Educational Programs:
✉ : xhensila@integral.al
☎ : +355 69 40 40 901
© 2022 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA