Studio dhe puno në Kanada

Rezervo kunsulencen tënde Falas me Integral !

Konsulentet tona dinë gjithcka rreth arsimit ne Kanada

Ortensa Lame

University Consultant

Integral Educational Programs në partneritet me një numër të madh universitetesh në Kanada është konsulenti nr.1 për edukimin tuaj jashtë vendit.

Integral ofron shërbim për regjistrimin në universitet, siguron një ndihmë reale dhe praktikë për procesin e pranimit. Ne jemi ndërmjetësit mes jush dhe universitetit të zgjedhur nga ju. Ju mund të përqëndroheni tërësisht në studimet tuaja, ndërsa ne do të kujdesemi për gjithcka.

Merrni ndihmë në cdo hap të aplikimit tuaj në universitetin e zgjedhur, nga konsulentet tanë ekspert në fushën e edukimit jashtë vendit.

Krystyna Wierzbowicz

Secondary Education Consultant

Nje fillim i mire ne jete nis me arsimin e mire. 

Kurrë nuk është aq herët për të zgjedhur rrugën e saktë në arsimimin e fëmijës tuaj.

Nga të filloni dhe si të orientoheni në pafundësinë e mundësive dhe propozimeve?

Integral me më shumë se 22 vjet eksperiencë në fushën e edukimit dhe me një staf të kualifikuar sjell më pranë jush shkollat elitare në Kanada. Zgjedhja është e juaja!

Leidia Lleshaj

Summer Camps & Language Courses Consultant

Kampi veror u jep mundësinë të përjetoni kënaqësinë e të komunikuarit në një gjuhë të huaj, në një atmosferë të këndshme dhe miqësore.

KËTU NUK KA DETYRA SHTËPIE!

Kurset e gjuhës në Anglisht dhe Frengjisht janë tepër të dobishme në zhvillimin e aftësive komunikuese dhe gramatikore si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

Canada

Mëso, jeto dhe realizo ëndrrat në Kanada !

Kanadaja renditet si një ndër vendet më të zhvilluara në botë. Është një nga destinacionet kryesore për të studiuar, udhëtuar, punuar dhe jetuar.

Kanadaja u ofron studentëve nga e gjithë bota, një mundësi për të marrë një arsim të klasit botëror përmes më shumë se 15,000 universiteteve dhe 10,000 kolegjeve, me programe në anglisht dhe frëngjisht. Për më tepër, ju mund ta vendosni në veprim atë që keni mësuar duke zhvilluar një karrierë shpërblyese që hap një botë të gjerë mundësish për një të ardhme të shkëlqyer.

"9 prej universiteteve kanadeze renditen në 200 më të mirat në botë."

Shkollat e mesme, kolegjet dhe universitetet e Kanadasë renditen vazhdimisht lartë në listën ndërkombëtare dhe studentët shënojnë vazhdimisht rezultate të larta në testet ndërkombëtare. Mësuesit dhe profesorët të fushave kryesore kanë krijuar një mjedis mësimor që ushqen kreativitetin dhe zhvillimin intelektual. Universitetet kanadeze zhvillojnë rreth 38% të të gjitha R&D në Kanada. Megjithëse vetëm 0.5% e popullsisë së botës, Kanadaja prodhon 2.8% të kërkimeve shkencore globale.

Për më shumë informacion rreth bursave në USA & Kanada!

Jeto në Kanada

Kanadaja renditet si vendi i parë në botë për cilësinë e jetës. (US. News Best Countries Ranking 2018)

I njohur si një nga 10 vendet më të mira në botë për lumturinë dhe mirëqenien në Raportin e Lumturisë Botërore të KB 2018, Kanadezët njihen si njerëz miqësorë, të hapur dhe tolerantë.

Renditur në 10 vendet e para në Indeksin Global të Paqes 2018, studentët ndërkombëtarë përfitojnë nga të gjitha liritë që gëzojnë kanadezët: respektimi i të drejtave të njeriut, barazia dhe një shoqëri e qëndrueshme dhe paqësore.

Zhvillo karrierën në Kanada

5 nga universitetet Kanadeze renditen në 100 universitetet për nivelin më të lartë të punësimit. (QS Graduate Emplyability Rankings 2019)

Studentët ndërkombëtarë shpesh kanë të drejtë të punojnë brenda dhe jashtë kampusit gjatë periudhës së studimit. Kjo u jep studentëve mundësinë për të lëvizur përtej të mësuarit akademik, për të aplikuar dhe testuar aftësitë e tyre në mjediset reale të punës. Në fakt, shumë programe janë krijuar në bashkëpunim me punëdhënësit e mundshëm dhe ofrojnë mundësi për punësimin e studentëve.

Një pasqyrim i instituciove inovative arsimore në Kanada

Universitetet

  • Mundësi e gjerë programesh universitare dhe pasuniversitare, si dhe programe profesionale, kurse të çertifikuara dhe diploma profesionale, programe të shkurtra të përqendruara në zhvillimin e karrierës.
  • Laboratore kërkimore me mjete dhe teknologji bashkëkohore
  • Mundësi për arsimim bashkëpunues, programe punësimi/studimi dhe intershipe

Kolegjet dhe Institucionet Teknike

  • Një gamë e gjerë programesh, që ndryshojnë në kohështritje, nga disa muaj deri në katër vjet
  • Kredencialet përfshijnë certifikata, diploma, programe transferimi universitare, grada akademike dhe profesionale, diploma pasuniversitare
  • Programet praktike të krijuara në bashkëpunim me punëdhënësit e mundshëm ofrojnë mundësi për punësimin e studentëve.

Shkollat e Mesme

  • Nxënësit e shkollave të mesme në Kanada kanë rezultate shumë të larta në shkencë, lexim dhe matematikë
  • Raporte të shkëlqyera midis nxënësve dhe mësuesve
  • Mjedisi akademik përqendrohet në nevojat e nxënësve

Programet e gjuhës

  • I përkushtohen zhvillimit të aftësive në gjuhët angleze dhe frënge
  • Trajnime të specializuara gjuhe programe si biznesi, përgatitja akademike dhe trajnimi gjuhësor specifik, përfshirë programe në mjekësi, programe juridike dhe teknike
  • Aktivitetet e integruara rurale, sociale dhe sportive pasurojnë përvojën në të mësuar

Kanadaja krenohet me institucionet arsimore dhe ato shkencore kërkimore, të njohura në të gjithë botën. 

Canada
Canada
Canada
Canada
Rezervo kunsulencen tënde Falas me Integral !

✉ : ortensa@integral.al  

☎ : +355 69 40 40 901

✉ : m.matija@integral.al  

☎ : +355 69 40 40 502

Share on Instagram

© 2020 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA