Studio turizëm dhe hoteleri në Breda University of Applied Sciences | Integral

Studio turizëm dhe hoteleri në Breda University of Applied Sciences

12.11.2020

Nëse jeni të interesuar të studioni turizëm dhe mikpritje, ky është artikulli I duhur, pasi do ju njohë me Breda University of Applied Sciences!

Breda University of Applied Sciences është një nga universitetet kryesore të këtij lloji në Hollandë në fushën e turizmit dhe mikpritjes, por gjithashtu ofron një sërë programesh universitare dhe pasuniversitare në logjistikë, organizimin e eventeve dhe media.

Mbi 7,000 studentë Hollandezë dhe të huaj nga rreth 100 vende të ndryshme studiojnë në këtë universitet. Kampusi i sapo rinovuar, paraqet një ndërthurje të arkitekturës së vjetër dhe asaj të re, duke përfshirë një ndërtes e cila ka qenë manastir më parë dhe ku sigurisht nuk mungon gjelbërimi.

Programet dhe kurikulat e studimit janë të shumta, prandaj do të keni mjaftueshëm mundësi zgjedhje. Gjithashtu ofrohet mundësia e programeve të shkëmbimit të studimeve me institucione të tjera me të cilat ky universitet bashkëpunon.

Pedagogët tepër profesionistë në fushat përkatëse, krijojnë marrëdhënie tepër miqësore me studentët. Sipërmarrja është në qendër të kurikulës mësimore dhe studentët inkurajohen të fillojnë biznesin e tyre, i cili mund të jetë pjesë e një projekti kurikular.

Programe studimi në turizëm dhe hoteleri 

Ne e rekomandojmë ngrohtësisht këtë universitet për studentët që duan të kualifikohen dhe të fitojnë një eksperiencë profesionale për të punuar në turizëm!

Siç e kemi përmendur tashmë, ai është nga universitetet kryesore në këtë fushë, dhe fakti që po studioni në një universitet të shkencave të aplikuara, tregon që më bazohet më shumë punë praktike, e cila shërben gjithashtu si eksperiencë profesionale.

Tarifa të përballueshme

Hollanda njihet si një nga destinacionet më të mirë për të studiuar jashtë vendit, dhe një nga avantazhet që ka janë tarifat e përballueshme të shkollimit. Në Breda University of Applied Sciences arrin në 9.990 euro për studime universitare dhe pasuniversitare. Gjithashtu mund të paguani vetëm 50% të tarifës për vitin e parë të studimeve universitare! Sigurisht, disa prej programeve të studimeve pasuniversitare janë më të lira ose më të shtrenjta, në varësi të mënyrës së zhvillimit të tyre.

Cilin program studimi duhet të zgjidhni?

Zgjedhja e universitetit të duhur kërkon kohë, disa nga programet që mund të konsideroni në Breda University of Applied Sciences janë:

  • Tourism Management, Tourism Destination Management
  • Leisure & Events Management
  • Hotel Management, International Facility Management
  • Logistic Management, Logistic Engineering, Leadership in Supply Chain Management
  • Built Environment – study of urban design
  • Creative Media and Game Technologies
  • Media Innovation, Creative Business

Breda University of Applied Sciences do të marrë pjesë në Panairin Virtual – Study in Holland më 19 Nëntor, ora: 10:00 – 16:00

Për më shumë informacion rreth universiteteve në Hollandë:

Regjistrohuni në panairin rreth studimeve në Hollandë!

☎️: +355 69 40 40 415 /+355 69 40 40 401 /

+355 69 80 40 601

📧: leidia@integral.al / xhensila@integral.al / anka@integral