Studio në Irlandë, The University of Limerick (UL) | Integral

Studio në Irlandë, The University of Limerick (UL)

13.01.2021

The University of Limerick (UL), është i vendosur në bregun perëndimor të Irlandës përgjatë lumit piktoresk Shannon dhe gëzon një mjedis natyror të papreku. UL është vendi ku përzihet mësimdhënia cilësore me kërkime të nivelit më të lartë akademik.

UL u vlerësua me 5 yje për punësimin e të diplomuarve, inovacionin, transferimin e njohurive, mësimdhënien, angazhimin, ndërkombëtarizimin dhe infrastrukturën nga vlerësuesit e pavarur të QS Stars.

Me afër 16,500 studentë, nga të cilët 2,000 janë studentë ndërkombëtarë.

UL është një universitet i ri dhe ndërmarrës me një reputacion krenar në inovacionin në arsim. Një sondazh i studentëve irlandezë kohët e fundit, e zgjodhi UL universitetin më popullor të Irlandës me një vlerësim tepër të lartë. UL ofron më shumë se 70 programe universitare në Arte, Shkenca Humane dhe Sociale; Shkencat e Edukimit dhe Shëndetit, Shkencës dhe Inxhinierisë dhe Shkolla e Biznesit Kemmy. UL gjithashtu ofron programe pasuniversitare, Doktoratura dhe Post-Doktoratura në më shumë se 100 profile të ndryshme.

UL është pionier i konceptit “Edukimi Bashkëpunues në Irlandë”, duke vendosur më shumë se 2,000 studentë çdo vit në vende pune me pagesë të plotë ose të pjesshme ku 30% e tyre janë studentë ndërkombëtare. Këto përvoja të vlefshme pune shtojnë mundësinë e punësimit të studentëve pas përfundimit të programit.

Prandaj punësimi i studentëve në UL është 15% më i lartë se mesatarja e vendit. UL ka lidhje të forta me biznesin dhe industrinë, UL shkëlqen në kërkimin përkthimor i cili synon të përshpejtojë zbatimin praktik të kërkimit akademik. UL zotëron disa nga qendrat kërkimore më inovative dhe të suksesshme në Irlandë. Nexus Innovation Center është një komunitet në rritje i studiuesve dhe sipërmarrësve ndërkombëtarë i cili mbështet biznese të reja në krijimin e vendeve të punës.

E njohur si ‘Campus Sporting Ireland’, UL krenohet me qendrën e parë të trajnimit në Irlandë me një pishinë me madhësi Olimpike dhe me Qendrën Kombëtare të Strenght & Conditioning. Pistat e reja 3G janë zhvillimi më i madh i barit artificial në Evropë dhe Sports Arena tërheq më shumë se 600,000 vizitorë çdo vit. Kafenetë, restorantet, mundësitë e akomodimit të studentëve, fakultetet dhe një sërë aktivitetesh të tjera në kampus ofrojnë një përvojë të jashtëzakonshme dhe një mjedis tepër stimulues për studentët.

Për më shumë informacion rreth universiteteve në Irlandë merrni pjesë në panairin virtual më datë 28 Janar, ora 14:00 – 17:00:

Panairi Virtual – Study in “Ireland” regjistrohuni këtu!

☎️: +355 69 40 40 901 /+355 69 40 40 415 /

+355 69 80 40 601

📧: xhensila@intergal.al / leidia@integral.al / anka@integral.al