Studio në Irlandë, Dundalk Institute of Technology! | Integral

Studio në Irlandë, Dundalk Institute of Technology!

14.08.2020

Zgjedhja e universitetit të duhur është një vendim mjaft i rëndësishëm, që do të formësojë pjesën tjetër të jetës tuaj. Duke zgjedhur DkIT, ju vendosni në plan të parë të ardhmen tuaj. Nga kurset e përqendruara në zhvillimin e karrierës deri tek klasat mësimore shumë cilësore, përvoja e studentit në DkIT është me të vërtetë një eksperiencë krejt tjetër.

Kampusi ndodhet në periferi të Dundalk, një qytet i famshëm për skenën e tij muzikore eklektike. Nga seancat muzikore tradicionale irlandeze, deri tek koncertet e interpretuesve të rinjë vendas – dashamirët e muzikës do të jenë në elementin e tyre.

DkIT ndodhet në epiqendrën e korridorit ekonomik Belfast-Dublin, një zonë e shënuar më një rëndësi të konsiderueshme për shkak të urbanizimit dhe lidhjeve të forta ekonomike midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës.

Përse Dundalk Institute of Technology?

◄Ka më shumë se 70 programe Bachelor dhe Master.
◄Klasa të vogla për një proces mësimor sa më cilësor.
◄Ka më shumë se 50 shoqata sportive dhe kulturore.
◄2/3 e të gjitha programeve ofrojnë mundësi punësimi.
◄Ofrohet programi International Foundation, për të përgatitur studentët për studimin e tyre Bachelor.
◄Ofrohen bursa për studentët ndërkombëtarë.
◄Ka një kampus global me studentë ndërkombëtarë nga mbi 30 vende.
◄Në DkIT Sport ndodhet gjithashtu kampusi State-of-the-art.
◄94% e të diplomuarve punësohen brenda 9 muajve nga diplomimi ose ndjekin rrugën akademike duke studiuar një program tjetër studimor.
◄Fitues i cmimit Teaching 2018 DELTA Awards dhe dy cmimeve Irish Education Awards 2018.
◄Jetesa në Dundalk është 54% më e lirë se në Dublin.

Irlanda ka një nga sistemet më të mira arsimore në botë dhe arsyet pse duhet të studioni këtu janë të shumta. Irlanda është gjithashtu vendi ku disa nga kompanitë më të mëdha dhe më të mira në botë kanë vendosur objektet kryesore të kërkimit strategjik. Zbuloni më shumë arsye që ju duhet të zgjidhni për të studiuar në Irlandë.

 

Për më shumë informacion rreth universiteteve jashtë vendit:

Rezervoni konsulencën tuaj FALAS!

☎️: +355 69 40 40 901 /+355 69 40 40 502

📧: ortensa@integral.al / m.matija@integral.al