Panairi Virtual - "Studio në Hollandë", 19 Nëntor, ora: 10:00 - 16:00  

Po mendoni të ndiqni studimet në Hollandë?

Më 19 nëntor, ora: 10:00 – 16:00  Integral Educational Programs organizon panairin virtual rreth Studimeve në Hollandë. Mos e humbisni, panairi është vetëm një klikim larg!  

Merrni pjesë në panairin Virtual rreth studimeve në Hollandë dhe mësoni më shumë rreth:

  • Kërkesave për tu pranuar në një program bachelor ose master
  • Kohëzgjatjes së një programi bachelor / master
  • Tarifës së shkollimit
  • Bursave dhe mundësive për ndihmë financiare
  • Ejani dhe bisedoni personalisht me përfaqësues të universiteteve më të mira në Hollandë
  • Merrni informacion në lidhje me 2100 programet studimore në anglisht
  • Zbuloni metoda moderne dhe inovative të mësimdhënies
  • Informohuni rreth procedurave të vizës studentore

*Mbasi të regjistroheni, do tju vi një email verifikimi nga Brazen, platforma në të cilën do të zhvillohet panairi.

Regjistrohu në panair tani!

Universitetet pjesëmarrëse në panairin Virtual - "Studio në Hollandë"

Gjatë panairit mund të merrni informacione rreth programeve të studimit dhe bursave për universitetet e mëposhtme:

  • Radboud University
  • Zuyd University of Applied Science
  • Hanze University of Applied Sciences, Groningen
  • NHL Stenden University of Applied Sciences
  • Van Hall Larenstein University of Applied Sciences
  • University of Groningen

Metodat Hollandeze në mësimdhënie

  • Zhvillimi i një mendjeje të hapur përmes mësimit ndërveprues

Metodat Hollandeze në mësimdhënie janë interaktive. Mësimi përqendrohet në punën në ekip, e cila ju lejon të njiheni më lehtë me studentë të tjerë ndërkombëtarë. Të studiosh në Hollandë do të thotë të zhvillosh një mendje të hapur.

Një pjesë e madhe e programeve të studimit i kushtohen shkrimit të eseve dhe punës në grup ku analizohen dhe zgjidhen problematika të caktuara. Gjithashtu do të keni mundësinë të zhvilloni praktika mësimore ose punë eksperimentale në laboratorë, në varësi të fushës së studimit.

  • Puna në ekip

Hollanda njihet ndërkombtarisht për stilit e mësimdhënies, i cili përqendrohet në punën në grup të të gjithë studentëve. Mësuesi vepron si lehtësues dhe udhëheqës i procesit mësimor.

  • Ndërveprimi në klasë

Ndërveprimi në klasë është shumë i dëshirueshëm. Nga ju pritet të formuloni dhe shprehni mendimet. Ju keni lirinë për të bërë pyetje dhe të jeni kritik ndaj asaj që thonë pedagogët ose studentët.

  • Respektimi i të gjithë mendimeve

Metoda Hollandeze e të mësuarit bazohet në respektimin e mendimeve dhe besimeve të secilit individ. Formulimi i mendimeve nuk është i kufizuar në institucionet arsimore, por është një karakteristikë kombëtare. Ai është themeli i shoqërisë Hollandeze.

Shpenzimet e shkollimit dhe të jetesës

Tarifat e shkollimit në Hollandë janë të ulëta dhe jetesa është relativisht e lirë.

  • Tarifat e shkollimit

Për studentët jashtë BE-së, pagesa mesatare vjetore e shkollimit për studimet universitare është midis 6,000 dhe 15,000 euro, dhe për programet master midis 8,000 dhe 20,000 euro.

  • Kostoja e jetesës

Përvoja ka treguar se studentët që jetojnë dhe studiojnë në Holandë shpenzojnë midis 800 dhe 1,100 euro në muaj. Si student mund të merrni zbritje në shumë kafene, restorante, muze dhe kinema.

  • Viza

Të aplikosh për një vizë studentore në Hollandë nuk është aq e komplikuar, aq më tepër që jo të gjithë kanë nevojë për të. Për një periudhë më të gjatë studimi (mbi tre muaj) do t'ju duhet një leje qëndrimi e përkohshme (MVV) - vizë hyrëse.

Ju mund të aplikoni për një vizë studentore në Ambasadën e Hollandeze në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Universiteti gjithashtu mund të aplikojë për një MVV ose VVR (leje qëndrimi) duke përdorur Shërbimin Hollandez të Imigracionit dhe Natyralizimit (IND).

Ju mund të merrni një leje qëndrimi të përkohshme deri në tre muaj. Koha e përpunimit të një aplikimi për vizë është zakonisht një muaj.

*Për më shumë informacion rreth dokumentave që ju nevojiten për të aplikuar për vizë studentore kontaktoni konsulentët e Integral


8 arsye të forta për të studiuar në Hollandë

A e dini se 1 në 10 studentë në Hollandë është student ndërkombëtar? Hollanda ka mbi 90,000 studentë ndërkombëtarë dhe ky numër po rritet çdo vit.

Pse duhet të studioni në Holandë?

1.Ka mbi 2.100 programe studimi në anglisht

Universitetet Hollandeze ofrojnë numrin më të madh të programeve në gjuhën angleze në Evropën kontinentale. Gjithashtu, 95% e hollandezëve flasin anglisht kështu që komunikimi i përditshëm është shumë i lehtë.

2. Për paratë tuaja të investuara merrni arsim dhe vlerësim me cilësi të lartë

Cilësia e institucioneve arsimore Hollandeze është e njohur botërisht. Kostot e shkollimit dhe të jetesës janë dukshëm më të ulëta se në vendet anglosaksone.

3. Ju do të jeni pjesë e bashkësisë ndërkombëtare

Shumë studentë ndërkombëtarë vijnë nga mbi 160 vende të ndryshme. Shoqëria Hollandeze është e lidhur ngushtë me kulturat e tjera, komunitetin e biznesit dhe botën. Hollandezët janë mendjehapur dhe të drejtpërdrejtë, kështu që është e lehtë të takoheni me ta dhe të shkëmbeni ide me ta.

4. Ju do të zhvilloni aftësi të vlefshme dhe do të jeni më të suksesshëm

Stili hollandez i të mësuarit është interaktiv dhe i orientuar drejt studentit. Të studiosh në Hollandë do të thotë të zhvillosh mendimin tënd, të hapësh mendjen dhe të rrisësh orientimin tënd ndërkombëtar. Ju do të zhvilloni aftësi të vlefshme siç janë analizimi, zgjidhja e problemeve praktike dhe të menduarit krijues.

5. Ju do të jetoni në një nga vendet më të sigurta dhe më të lumtura në botë

Hollanda është një nga vendet më të sigurta në botë, sipas Indeksit Global të Paqes në 2016, është ndër 10 vendet më të lumtura në botë.

6. Do të keni pjesën tjetër të Evropës shumë pranë jush

Rruga ndërkombëtare është fjalë për fjalë afër qoshes. Ju mund të jeni në Paris për vetëm tre orë. Londra dhe Berlini janë vetëm një udhëtim me tren pesë ose gjashtë orë larg. Hollanda është porta hyrëse për në Evropë!

7. Do të keni shanse të panumërta për një karrierë ndërkombëtare

Hollanda është ekonomia e 17-të më e madhe në botë. Disa nga kompanitë më të mëdha shumëkombëshe, të tilla si Philips, Heineken, KLM, Shell, ING dhe Unilever, janë kompani Hollandeze. Hollanda është një lider botëror në shumë fusha të ekspertizës, duke përfshirë bujqësinë, menaxhimin e ujit, artet dhe dizajnin, logjistikën dhe energjinë e rinovueshme.

8. Filloni karrierën tuaj në Hollandë pas diplomimit

Qeveria Hollandeze dëshiron të tërheqë njohuri dhe të ruajë talentin. Të diplomuarit ndërkombëtarë mund të aplikojnë për një leje qëndrimi një vjeçare për të gjetur një punë ose për të filluar biznesin e tyre brenda tre viteve pas diplomimit. Për më shumë informacion, vizitoni Holland Alumni Network.

Regjistrohu në panair tani!
Integral

Arsyet pse duhet ti besoni Integral-it:  

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të pranuar në universitetet Hollandeze
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet hollandeze dhe konsulentët tanë i kanë vizituar ato gjatë vitit të shkuar
  • Asistence gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe pranimit
  • Vlerësimi me prioritet i aplikimit tuaj nga universitetet partnere me Integral


Kërkesat e gjuhës për të studiuar në Hollandë

Kërkohet një nivel minimal i gjuhës angleze, jo vetëm për programet në anglisht, por ndonjëherë edhe për ato në Hollandisht.

Testet kryesore të gjuhës angleze që njihen janë IELTS dhe TOEFL.

© 2020 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA