Studio në disa nga universitetet më të mira në Angli - ONCAMPUS | Integral

Studio në disa nga universitetet më të mira në Angli - ONCAMPUS

21.07.2020

ONCAMPUS – Cambridge Education Group

ONCAMPUS – Education Group ofron programe parauniversitare me mundësinë e garantuar për të ndjekur programe bachelor apo master në disa nga universitetet më të mira në Britani të Madhe.

ONCAMPUS ofron një partneritet midis shumë universiteteve lider në botë dhe Cambridge Education Group. Qendrat e ONCAMPUS ndodhen në kampuset universitare në të gjithë Britaninë e Madhe SHBA.

ONCAMPUS i siguron studentëve ndihmën dhe asistencën e duhur në studimin dhe përmirësimin e gjuhës angleze, si edhe përgatitjen dhe vazhdimin me sukses të studimeve të larta në universitetet me të mira.

Të gjithë studentët që synojnë të vazhdojnë studimet e larta jashtë vendit dhe dëshirojnë të krijojnë një bazë të qëndrueshme arsimimi për vitet në vazhdim të studimeve.

Coventry University

  • I renditur në vendin e 1 për përvojen me studentët
  • Rankuar i 15 në universitetet më të mire në UK
  • Çertifikim Gold në mësimdhënie
  • 97% e të diplomuarve punësohen brenda 6 muajve

London South Bank University

  • Universiteti numër 1 në Londër për nivelin e lartë të punësimit për të sapodiplomuarit
  • Mjedis ndërkombëtar me mbi 2000 studente të huaj nga më shume se 130 shtete
  • Staf akademik tepër profesionalë
  • Të diplomuar të suksesshëm në industri të ndryshme

University of Sunderland

  • I përzgjedhur nga Guardian University Guide 2012 si Universiteti i Vitit
  • Mbështetje e madhe në karrierë dhe mundësi punësimi. 94% e të diplomuarve jane punësuar brenda 6 muajve të diplomimit.
  • Kosto të përballueshme të jetesës
  • Lider botëror në kërkime në 10 subjekte, sipas vlerësimit nga Research Assessment Exercise (RAE 2008)
  • I renditur në 10 më të mirët për akomodimin e studentëve.

University of Hull

  • I vlerësuar me medalje të argjendtë për përsosmërinë në mësimdhënie nga Kolegjet dhe Universitetet Britanike
  • Universiteti i 14-të më i vjetër në Angli
  • Në Kornizën Kombëtare të Ekselencës së Kërkimit (REF) për vitin 2014, 62% e kërkimit u gjykua të ishte e shkëlqyeshme në nivel ndërkombëtar.
  • I vlerësuar me cmimin Queen’s Award për arritjet teknologjike.

University of Reading

  • 94% e të diplomuarve punësohen mbasi mbarojnë studimet brenda 6 muajve
  • Më shumë se 150 programe pasuniversitate
  • University of Reading ka investruar mbi 500m GBP në infrastrukturë dhe faciliteteve gjatë dekadës së fundit për një mësimdhënie të përsosur.

Përse ONCAMPUS?

ONCAMPUS ju mundëson rezultate të garantuara

► Përmes partneriteteve të shumta, ONCAMPUS ofron programe në mbi 500 universitete në të gjithë botën.

Programet janë tepër fleksibël

► Ofrohet përzgjedhje e programeve të ndryshme nga një numër shumë i madh universitetesh, për të siguruar fleksibilitet dhe zgjedhje për të gjithë studentët.

Përvojë dhe cilësi

NCAMPUS është pjesë e Cambridge Education Group, ofruesi i parë i programeve përgatitore (foundation year & year one) dhe një ndër institucionet e parë arsimor ndërkombëtar që nga viti 1952.

ONCAMPUS është vlerësuar nga QAA.

Një pjesë e universitetit nga dita e parë –

Qëllimi i ONCAMPUS dhe universiteteve partnere është që studentët të gëzojnë një përvojë të vërtetë universitare gjatë gjithë programit të tyre.

Cfarë programesh ofrohen?

  • Studime të nivelit të parë Universitar: Programe (BA / BSc)
  • Programi International Year One: Ofrohet për studentët ndëkombëtar për programe të nivelit të parë në degët Biznes, Ekonomi dhe Inxhinieri
  • Studime të nivelit Master: Programe pasuniversitare (MA / MSc / MBA)
  • Përgatitja e Gjuhës Angleze: Programe përgatitore të gjuhës Angleze për regjistrimin në studime të nivelit të parë ose maste

Për më shumë informacion:

Apliko në një nga universitetet më të mira në Angli!

 

☎️: +355 69 40 40 901 /+355 69 40 40 502

📧: ortensa@integral.al / m.matija@integral.al