Studio në American College of Thessaloniki! | Integral

Studio në American College of Thessaloniki!

23.04.2020

 American College of Thessaloniki.

ACT, stadi i tretë i Kolegjit Anatolia, është i akredituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NEASC (Shoqata e Shkollave dhe Kolegjeve në New England) përmes Komisionit të saj për Institucionet e Arsimit të Lartë. Përveç se ACT ka akreditim të plotë nga NEASC, programet e diplomimit të ofruara prej ACT janë gjithashtu të vlerësuara nga Open University në Mbretërinë e Bashkuar. ACT gjithashtu ka fituar nga qeveria greke licensën për të funksionuar si Institucion Privat i Arsimit të Lartë (“Kolegj”).

Kurrikula gjithëpërfshirëse e ACT ofron studimet Bachelor në Biznes me 5 drejtime, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Biznesi, Marëdhënie Ndërkombëtare, Psikologji dhe Anglisht me 2 drejtime, një Master Shkencash (MS) në Manaxhim Hoteleri dhe Turizëm, dhe një Master në Administrim Biznesi (MBA) me 4 drejtime.

Programet ndërkulturore që ACT organizon në bashkëpunim me institucionet e njohura arsimore në US & EU gjithashtu u ofrojnë studentëve mundësinë të ndjekin studime në disiplina të ndryshme shtesë që përfshijnë Administrim Sportesh, Hoteleri & Turizëm, Shkenca Politike, Inxinieri, etj.

Studio në American College of  Thessaloniki!

Zhvilloni karrieren tuaj në fushën e biznesit duke studiuar në një nga programet master në American College of Thessaloniki.

Të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet bachelor dhe dëshirojnë të ndjekin studimet master në fushen e biznesit me një sistem tërësisht amerikan, do të kenë mundësinë të informohen rreth programeve që ofrohen nga American College of Thessaloniki.

Më datë 4, 5 dhe 6 Maj do të mbahen sesione informuese nga profesorë të universitetit mbi disa nga programet master. Temat që do të trajtohen janë :

  • Datë 4 Maj , ora ora 16:00 – 17:00 : Prezantim mbi programin MBA (Master in Business Administration) nga Dr. Nikolaos Hourvouliadis
  • Datë 5 Maj ora ora 16:00 – 17:00 : Prezantim mbi programin MS in Industrial/Organizational Psychology nga Dr. Aimiliza Stefanidou
  • Date 6 Maj ora ora 16:00 – 17:00 :  Prezantim mbi programin MS in Tourism & Hospitality me profesor Anestis Anastasiou

Përse duhet të zgjidhni ACT?

  • Programe studimi sfiduese dhe me cilësi të lartë, me stilin dhe përmbajtjen e një Universiteti të vërtetë Amerikan.
  • Ambiente të nivelit botëror në një kampus kolegji prej më tepër sesa 18,000 Ha; biblioteka Bissel është ndër bibliotekat më të sofistikuara private të këtij lloji në Europën Juglindore dhe Qendra e Teknologjisë Stavros S. Niarchos u jep studentëve qasje në aparaturat më të fundit të teknologjisë së informacionit.
  • Një mjedis i larmishëm multikulturor, që i ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
  • Iniciativa “Learning in ACTion”, pra “Të mësosh duke vepruar”, është qasja aktive e ACT të të mësuarit akademik. ;angazhimi i studentëve dhe pedagogëve, si dhe ndërlidhja e punës kërkimore akademike me aktivitete brenda dhe jashtë kampusit, duke përfshirë sipërmarrjen, organizata dhe komunitetin e gjerë, për të pasuruar eksperiencën e të mësuarit dhe për tu zhvilluar studentëve aftësi për të zgjidhur probleme të jetës reale.
  • Pedagogë me experiencë dhe kualifikim të lartë nga Universitetet më të mirë në U.S dhe Greqi, me eksperiencë pune të konsiderueshme në fushat e tyre respektive.
  • Programi i vetëm në Greqi i mbështetur në mbi 130 vjet eksperiencë dhe i garantuar nga emri i Kolegjeve Anatolia.

ACT ju ofron ndihmë financiare një numri të konsiderueshëm studentësh në çdo fillim viti shkollor. ACT gjithashtu ofron bursa deri në 70% për studimet master.

Regjistrohuni këtu!

☎️: +355 69 40 40 901

📧: ortensa@integral.al