Studime të larta cilësore në Zvicër! | Integral

Studime të larta cilësore në Zvicër!

23.08.2021

Zvicra

Vendi, që në mungesë të burimeve të shumta natyrore, ka kthyer edukimin dhe dijen në një nga burimet më të rëndësishme. Sistemi arsimor zviceran njihet si një nga më të mirët në botë.

Zvicra është shtëpia e shoqatës së parë të hotelerisë dhe për më shumë se një shekull, shkollat private zvicerane ofrojnë edukim të personalizuar dhe me standarde të shkëlqyera, për të cilat Zvicra është aq e famshme.

Zvicra investon çdo vit pothuajse dyfishin çdo vendi europian në çështjet e arsimit, qoftë në zhvillimin e infrastrukturës ose të kërkimit. Në Zvicër arsimimin e shohin si të pandarë nga zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti politik. Për ta shkolla është një forcë drejtuese në të ardhmen plot risi.

Kombet e Bashkuara, Google, Novartis, Roche, UBS, Nestle dhe shumë kompani të tjera i kanë vendosur selitë e tyre në Zvicër, falë liberalizmit ekonomik, kushteve të favorshme të punësimit dhe stabiliteti politik, bën te mundur që kompanitë dhe organizmat ndërkombëtare të zgjedhin Zvicrën, duke sjellë edhe më shumë punësim.

Qytetet zvicerane vazhdimisht renditen ndër vendet më të mira për të jetuar në botë, duke marrë vlerësime maksimale në sigurinë e jetës, bukurinë natyrore, infrastrukturën dhe mundësitë e përfitimit material.

Hotel and Tourism Management Institute

Swiss Education Group

EU Business School Montreux

Sistemi Arsimor Zvicerian

Zvicra konsiderohet si një nga vendet më të zhvilluara në arsimin e ashtëquajtur “Dyfishtë” edukim profesional dhe trajnim (VET) në të cilin studentët kombinojnë aspektin akademik në bankat e shkollës dhe praktikën pranë bizneseve. 70% e të rinjve Zvicerianë me mbarimin e viteve të shkollimit të detyrueshëm, ndjekin shkollat profesionale në fusha të ndryshme të teknologjisë, shëndetit, artizanatit, bankave, hotelerisë , prodhimtarisë e me rradhë.

Për sa i përket arsimit të lartë, Zvicra ka 12 universitete shtetërore dhe 2 institute federale të teknologjisë. Arsimi i lartë profesional dhe trajnimet (VET) janë specialiteti i Zvicrës dhe ajo ofron programe të nivelit të tretë profesional (pra, deri në nivelin e diplomës) me fokus vetëm në aftësitë profesionale dhe pozicionet e menaxhimit.

Universitete tradicionale universitetet kantonale dhe Institutet e Teknologjisë në rang Federal

Universitete të shkencave të zbatuara përfshihen këtu edhe universitetet e artit, të muzikës dhe të mësimdhënies.

Aplikimet në universitetet publike kryhen në mënyrë të pavarur dhe jo nëpërmjet një sistemi të unifikuar, ndaj është e rëndësishme që para se të fillojnë aplikimin, studentët të informohen mbi shkollat dhe fakultetet, ku dëshirojnë të aplikojnë.

Pavarësisht se gjuha angleze flitet gjerësisht, pjesa më e madhe e programeve universitare zhvillohet në një nga gjuhët zyrtare: gjermanisht, frëngjisht ose italisht. Ndaj sugjerohet që studentët ndërkombëtarë të kontrollojnë me kujdes universitetet që ofrojnë degët në gjuhën e tyre të preferuar, pasi mësimdhënia mund të zhvillohet në gjuhë të ndryshme edhe brenda një universiteti. me kohëzgjatje 1 vit

Institucionet Private Institucionet private zënë një pjesë të rëndësishme në arsimin zviceran. Pjesa dërrmuese e tyre i kanë programet në gjuhën angleze. Shkollat që kryesojnë tregun e arsimit privat në Zvicër janë nga më të njohurat dhe më të vjetrat në vend. Përpjekja e tyre e vazhdueshme për të ruajtur standarde të larta në cilësi, i lidh ato me imazhin e Zvicrës, si markë tradicionalizmi dhe cilësie.

Shkollat dhe universitetet private ofrojnë programe të ndryshme akademike, si: hoteleri-turizëm dhe programe të menaxhimit e hotelerisë, dizenjues orësh, profesionet artizanale.

Sot në universitetet private zvicerane ndjekin studimet më shumë se 200 000 studentë zvicerane, pa llogaritur edhe studentë ndërkombëtar nga më shumë se 100 vende të botës.

Industria e hotelerisë dhe menaxhimit, një nga traditat më të hershme të Zvicrës, ka nxjerrë nga menaxherët me prestigjiozë të fushës. Standardet e pakrahasueshme dhe reputacioni i ngritur në këtë industri, i bën ata të njihen dhe të vlerësohen në grupet e hotelerive luksoze më të njohura në botë.

Jetesa dhe Kosto e Studimit

Pavarësisht se një vend i vogël, Zvicra ka pamje natyrore magjepsëse, pastërti të rrallë dhe ekonomi shumë të zhvilluar. Krahas arsimit të një niveli të pakrahasueshëm, qytetet zvicerane ofrojnë edhe një standard të lartë jetese, me mundësi të shumta punësimi në botën e financave dhe të biznesit, hotelerisë, si edhe të fushave të kërkimit e zhvillimit.

Popullsia zvicerane është kryesisht urbane dhe moderne, me një të pestën e popullsisë të përqendruar në pesë qytetet më të mëdha (Cyrih, Bazel, Gjenevë, Bernë dhe Lozanë), një të tretën në zona më të vogla urbane dhe pjesën tjetër në zona rurale.

Zvicra njihet si parajsa e sporteve dimërore dhe verore, ndaj dh shfrytëzuar më së miri mundësia për të praktikuar çdo lloj sporti në malet dhe liqenet zvicerane. Pozicioni gjeografik në mes të Europës perëndimore është një mundësi e shkëlqyer, për të zbuluar Europën me kosto fare të ulëta.

Kostot e qëndrimit në Zvicer

Angazhimi i vazhdueshëm i qeverisë zvicerane ndaj arsimit të lartë është faktor tregues i tarifave të ulëta të mësimdhënies në institucionet akademike publike të Zvicrës. Tarifat e mësimdhënies nuk ndryshojnë midis një studenti ndërkombëtar dhe atij zviceran, por ndryshojnë në varësi të institucioneve dhe programeve. Tarifat vjetore të studimit për programet Bachelor dhe Master nisin nga 1000 CHF (830€), pa llogaritur kostot administrative dhe disa kosto shtesë, të përcaktuara nga vetë institucioni.

Disiplina të caktuar studimi, si mjekësia, mund të kenë kosto më të lartë, e cila mund të shkojë deri në 16 000€ në vit.

Studentët që jetojnë në Zvicër, në varësi të vendndodhjes së institucionit akademik, shpenzojnë mesatarisht në muaj 1500 CHF-2 500 CHF (1250€-2000€) për banesë, transport, ushqim, etj.

Mundësi punësimi

Studentëve ndërkombëtarë u lejohet të punojnë 15 orë në javë, megjithatë kjo varet nga kantoni në kanton. Studentët e Gjenevës mund të punojnë deri në 30 orë në javë, por vetëm pas një qëndrimi 6 mujor. Për studentët Master ky rregull nuk është i vlefshëm.

Studentët mund të fitojnë nga 20 CHF-26 CHF (17€-20€) në orë, një mundësi shumë e mirë kjo për të mbuluar shpenzimet mujore. Fillimisht studentët kërkojnë për punë pranë zyrave të karrierës së institucioneve akademike dhe më pas në gazeta, revista të specializuara dhe faqe interneti.

Studentët që ndjekin shkollat profesionale kanë mundësi punësimi të shumta dhe të ardhurat e tyre mujore gjatë periudhës së studimit variojnë nga 900-1000 € me rritje vit pas viti.

Për më shumë informacion:

Rezervoni konsulencën tuaj!

☎️: +355 69 40 40 415
📧: leidia@integral.al