ST CLARE'S OXFORD

REGJISTROHUNI KËTU
4 Dhjetor - Hotel Xheko Imperial - Ora 18:30 
-
Days
-
Hours
-
Minutes
-
Seconds

ST CLARE'S OXFORD VJEN NË TIRANË

Studio programin IB në St Clare’s Oxford  

Kolegji St. Clare’s, i vendosur në një zonë mjaft të bukur në veri të qytetit të Oxford, ofron prej 40 vitesh programin e diplomës ndërkombëtare të studimit në dy vitet e fundit të shkollës së mesme (International Baccalaureate Diploma). Është ndër kolegjet e parë në Angli i cili ofron këtë formë alternative të kualifikimit për nxënësit e moshave 16 deri në 18 vjeç, duke siguruar një diplomë të njohur në mbarë botën. Diploma IB i siguron nxënësve një përgatitje për studimet e mëvonshme universitare duke ju dhënë atyre munsësitë e studimit të një game të gjerë lëndësh.  

Përse duhet të zgjidhni St Clare’s  

🔹 Është kolegji i parë në Angli dhe i 14-i në botë i cili ofron programin e diplomës IB 🔹 Atmosfera në kolegjin St Clare’s është shumë miqësore duke vendosur theksin tek motivimi i nxënësve për të punuar fort nga ana akademike por edhe në drejtim të zhvillimit të përgjegjësive si individë 🔹 Nxënësit e përgatitur në St. Clare’s pranohen nga universitetet më të mira në Angli si Oxford, Cambridge, London School of Economics, Imperial por edhe Harvard, Yale dhe Stanford në USA 🔹 Në kolegj jetojnë dhe studiojnë aktualisht nxënës nga 40 vende të ndryshme të botës  

Rezervo vendin tënd >>

Të studiosh dhe jetosh në Oxford  

Qyteti universitar i Oxford është një qendër internacionale e studimit e cila ka tërhequr njerëz nga e gjithë bota për të jetuar dhe studiuar aty prej më shumë se gjysëm shekulli. Ajo është një qendër e koleksioneve historike dhe kulturore të krijimtarisë njerëzore, e ekspozitave dhe muzeve si dhe vendi ku ndodhen Bodleian Library, libraria më e vjetër në Europë apo dyqani i librave Blackwell’s bookshop në Broad Street, i njohur në botë për praninë e librave më të vjetër. Kjo e bën Oxford një qytet ideal për të zhvilluar dhe rritur dijen njerëzore.  

Nxënësit e St Clare’s motivohen përmes mundësive të pjesëmarrjes në evente, organizimit të udhëtimeve apo aktiviteteve në kampe verore në vendet më të bukura të qytetit dhe jashtë tij. Këtu përfshihen vizita në vende si Pallati Blenheim, lundrim përgjatë lumit Tamiz, vizita në Londër, në Stonehenge apo në qytetin histork të Bath  

Kampusi i St. Clare’s Kampusi qendror i St. Clare’s vazhdon të jetë ai ku u hap për herë të parë shkolla IB, në rrugën Banbury në jug të Summertown, vetëm një kilometër larg qendrës së qytetit. Me shtimin e kërkesave të nxënësve që duan të studiojnë në St. Clare’s, u shtuan hapësirat me kampusin e ri në rrugën Bardwell, shumë afër kampusit qendror. Zhvillimet më të fundit në drejtim të hapsirave dhe faciliteteve në shërbim të nxënësve, përfshijnë një studio të re arti, klasa të reja matematike, laboratorë shkencorë dhe hapësira të reja të akomodimit në godina me një cilësi të lartë, të vendosura në kopshtet e Oxfrod dhe te vlerësuara me çmime fituese.  

➤➤➤ VENDET JANË TË LIMITUARA ➤➤➤

REGJISTROHUNI KËTU

Rr. Ibrahim Rugova, Nd. 46 Afer ish-librit universitar 

krysia@integral.al info@integral.al 

Tel: +355 422 52 065 Cel: +355 69 40 40 801 

www.integral.al