ST Clare's - Ekspertet e IB vijnë në Tiranë !

08.11.2019

Përfaqësuesi I St.Clare’s Oxford do të jetë I pranishëm në eventin e organizuar nga Integral në 4 Dhjetor , Hotel Xheko Imperial , ora 18:30 .

REGJISTROHUNI KETU

Kolegji St. Clare’s, i vendosur në një zonë mjaft të bukur në veri të qytetit të Oxford, ofron prej 40 vitesh programin e diplomës ndërkombëtare të studimit në dy vitet e fundit të shkollës së mesme (International Baccalaureate Diploma). Është ndër kolegjet e parë në Angli i cili ofron këtë formë alternative të kualifikimit për nxënësit e moshave 16 deri në 18 vjeç, duke siguruar një diplomë të njohur në mbarë botën. Diploma IB i siguron nxënësve një përgatitje për studimet e mëvonshme universitare duke ju dhënë atyre munsësitë e studimit të një game të gjerë lëndësh.

 

Përse duhet të zgjidhni St Clare’s

  • Është kolegji i parë në Angli dhe i 14-i në botë i cili ofron programin e diplomës IB
  • Atmosfera në kolegjin St Clare’s është shumë miqësore duke vendosur theksin tek motivimi i nxënësve për të punuar fort nga ana akademike por edhe në drejtim të zhvillimit të përgjegjësive si individë
  • Nxënësit e përgatitur në St. Clare’s pranohen nga universitetet më të mira në Angli si Oxford, Cambridge, London School of Economics, Imperial por edhe Harvard, Yale dhe Stanford në USA
  • Në kolegj jetojnë dhe studiojnë aktualisht nxënës nga 40 vende të ndryshme të botës

Të studiosh dhe jetosh në Oxford

Qyteti universitar i Oxford është një qendër internacionale e studimit e cila ka tërhequr njerëz nga e gjithë bota për të jetuar dhe studiuar aty prej më shumë se gjysëm shekulli. Ajo është një qendër e koleksioneve historike dhe kulturore të krijimtarisë njerëzore, e ekspozitave dhe muzeve si dhe vendi ku ndodhen Bodleian Library, libraria më e vjetër në Europë apo dyqani i librave Blackwell’s bookshop në Broad Street, i njohur në botë për praninë e librave më të vjetër. Kjo e bën Oxford një qytet ideal për të zhvilluar dhe rritur dijen njerëzore.

Nxënësit e St Clare’s motivohen përmes mundësive të pjesëmarrjes në evente, organizimit të udhëtimeve apo aktiviteteve në kampe verore në vendet më të bukura të qytetit dhe jashtë tij. Këtu përfshihen vizita në vende si Pallati Blenheim, lundrim përgjatë lumit Tamiz, vizita në Londër, në Stonehenge apo në qytetin histork të Bath.

 

  📅 4 Dhjetor ⌛ Ora: 18:30 ✔ Hotel Xheko Imperial

Kampusi i St. Clare’s

Kampusi qendror i St. Clare’s vazhdon të jetë ai ku u hap për herë të parë shkolla IB, në rrugën Banbury në jug të Summertown, vetëm një kilometër larg qendrës së qytetit. Me shtimin e kërkesave të nxënësve që duan të studiojnë në St. Clare’s, u shtuan hapësirat me kampusin e ri në rrugën Bardwell, shumë afër kampusit qendror. Zhvillimet më të fundit në drejtim të hapsirave dhe faciliteteve në shërbim të nxënësve, përfshijnë një studio të re arti, klasa të reja matematike, laboratorë shkencorë dhe hapësira të reja të akomodimit në godina me një cilësi të lartë, të vendosura në kopshtet e Oxfrod dhe te vlerësuara me çmime fituese.

Diploma IB 

Programi i Diplomës IB është një kurs para-universitar sfidues dhe gjithëpërfshirës. Ai përbëhet nga një program shumë i sofistikuar dyvjeçar, i cili mbulon një sërë lëndësh akademike, si gjuha angleze, gjuha e huaj, historia, shkenca, artet dhe matematika dhe shkencat kompjuterike.
Ky program synon zhvillimin e fëmijës në tërësi por ne përgjithësi ka për qëllim prodhimin e qytetarëve dhe individëve të balancuar mirë.
Niveli dhe cilësia e trajnimit që ofrohet në Programin Ndërkombëtar të IB njihet gjerësisht për nivelin e lartë të standardeve akademike. Vlerësimi i studentëve shtrihet gjatë dy viteve kohëzgjatje dhe ka nje mori aktivitetesh te ndryshme. Kontrolli përfundimtar për secilën lëndë është një domosdoshmëri në vlerësim. Programi i IB përbëhet nga një bord ndërkombëtar të ekspertëve të cilët janë të trajnuar tërësisht dhe monitorohen me kujdes nga Organizata Ndërkombëtare e Diplomave Baccalaureate (IBO), puna e tyre kryesore është të vlerësojë punën e studentëve.

Benefitet e IB ?

➲ Përgatitja më e mirë akademike para-universitare
➲ Theksi vendoset gjithnjë në kuptim logjik të dijeve
➲ Ju mëson mësimin në mënyrë të pavaruar
➲ IB inkurajon të menduarit kritik
➲ Është një kualifikim ndërkombëtar

Përfaqësuesi I St.Clare’s Oxford do të jetë I pranishëm në eventin e organizuar nga Integral në 📌4 Dhjetor , Hotel Xheko Imperial , ora 18:30📌

REGJISTROHUNI KETU

📞 +355694040801 / +355698040601 ☎