Si të zgjidhni destinacionin më të mirë në SHBA dhe punëdhënësin e duhur në programin Work and Travel ! | Integral

Si të zgjidhni destinacionin më të mirë në SHBA dhe punëdhënësin e duhur në programin Work and Travel !

04.12.2020

Si të zgjidhni destinacionin më të mirë në SHBA dhe punëdhënësin e duhur në programin Work and Travel !

Të jetosh në SHBA për disa muaj është një vendim tepër i rëndësishëm!

Sapo keni zgjedhur të kaloni një verë ndryshe dhe të paharrueshme, në vendin e të gjitha mundësive.

Ju i bindët prindërit tuaj se kjo përvojë ia vlen të gjitha paratë, mbase edhe 1-2 shokë për të shkuar, u regjistruat në programin Work and Travel USA dhe po mendoni cili është hapi i rradhës?

Zgjedhja e destinacionit më të mirë dhe punëdhënësit të duhur për programin Work and Travel është një nga vendimet më të rëndësishme që do të ndikojë në një verë të paharrueshme në SHBA.

Si të zgjidhni destinacionin më të mirë në ShBA?

Ju duhet ta dini që punët e ofruara në programin Work & Travel ndodhen në zona të vogla turistike dhe përqëndrohen në fushën e turizmit dhe të shërbimeve. Gjithashtu janë vende të cilat kryesisht kanë nevojë për punonjës. Për këtë arsye, punët në qytete të mëdha si New York ose San Francisco janë mjaft të rralla. Pasi kërkesat për punonjës të huaj janë më të pakta. Përveç kësaj, kostot e jetesës janë goxha më të larta.

Gjithashtu, programi Work & Travel synon që ju të njiheni me kulturën amerikane. Në një qytet më të vogël, komunitetet kulturore janë më solide dhe do të keni më shumë mundësi për tu njohur me banorët, punëdhënësit dhe bashkëpunëtorët.

Në përgjithësi, punët janë të vendosura pranë zonave bregdetare, në vendpushime malore, parqe kombëtare, parqe argëtimi apo edhe vendpushime në zona më periferike, ku turistët vijnë për t’u çlodhur larg zhurmës së qyteteve të mëdha.

Për të zgjedhur vendin ku do të jetoni, duhet së pari të mendoni se çfarë ju pëlqen: a jeni një person që preferoni detin apo malin?

Një mënyrë tjetër për të vendosur është të mendoni nëse ju pëlqen të dilni për tu argëtuar çdo të shtunë, një zonë buzë oqeanit me shumë mundësi do t’ju përshtatet. Por, nëse doni t’i shpëtoni tundimeve për të mbledhur më shumë para, mbase një park zbavitës ose një vendpushim malor do të ishte një zgjedhje më e mirë.

Destinacionet më të njohura në SHBA:

  • Maryland
  • New Jersey
  • Delaware
  • Maine
  • Massachusetts

Si të zgjidhni punëdhënësin e duhur?

Ju duhet të studioni me kujdes ofertën e punëdhënësve dhe të analizoni avantazhet dhe disavantazhet.

Punëdhënësit në vendpushime malore ofrojnë strehim të lirë, vakte me çmime të përballueshme si dhe mund të punoni jashtë orarit me page 1.5x më të lartë për orë (për shembull: $ 8 x 1,5 = $ 12 / orë)

Punëdhënësit në zona bregdetare, në shumicën e rasteve, nuk ju ofrojnë strehim, por vetëm ndihmë për t’ju gjetur një ambjent banimi. Si avantazh, kjo zonë ju ofron shumë mundësi për të gjetur punë të dytë.

Punëdhënësit më të njohur në Shtetet:

  1. Cedar Point Amusement Park
  2. Migis Hotel Group
  3. High Sierra Pools
  4. Hooper’s Crab
  5. Couto Management Dunkin’

Si e zgjidhni punën tuaj brenda programit Work and Travel USA?

Punët në Work and Travel USA janë mjaft të larmishme dhe janë pjesë e industrisë së shërbimeve:

  • Housekeeper
  • Server
  • Busser
  • Prep-cook
  • Cashier

Punëdhënësit e programit WAT në SHBA, shumicën e kohës, nuk kërkojnë përvojë, dhe niveli i kërkuar i anglishtes është mesatar ose i avancuar, në varësi të punës. Përjashtim do të bëjnë punë më të specializuara si gatimi, “nëse dini të bëni vetëm patate të skuqura, kuzhina nuk është vendi i duhur për ju”. Dhe nganjëherë punët e shërbimit gjithashtu kërkojnë përvojë dhe një nivel të avancuar të anglishtes.

Shumë studentë na pyesin se cila është puna më e mirë që kemi por ne i shohim gjërat ndryshe, cila është puna më e mirë për ju, cila është puna që ju përshtatet. Mendoni se çfarë lloj personi jeni, a keni rezultate më të mira kur punoni vetëm ose në një ekip? A ju pëlqen të bashkëveproni me klientët ose jo?

Këshilla dhe truke

  1. Kur zgjidhni punën tuaj duhet të keni parasysh që punët si kamarier apo ndihmës kamarier paguhen me minimumin në orë, rreth 3,68 – 6,00 dollarë, sepse bakshishi do të jetë fitimi juaj kryesor. SHBA është një vend ku shërbimi shpërblehet goxha. Pra, jini të qeshur, empatik dhe të hapur. Amerikanët duan të shoqërohen dhe të mësojnë gjëra të reja për ju dhe vendin tuaj. Punë të tjera ku mund të merrni bakshish është ajo e portierit.
  2. Lexoni me kujdes profilin e të gjithë punëdhënësve që plotësojnë kërkesat tuaja, pastaj zgjidhni 5 punëdhënës që ju pëlqejnë më shumë. Bëni një listë të avantazheve dhe disavantazheve, dhe në fund, zgjidhni atë për të cilin dëshironi të punoni gjatë verës 🙂

Një këshillë e fundit, para se të zgjidhni zonën ku do të qëndroni ose punën tuaj, interesohuni për studentët që ishin atje në vitet e mëparshme. Ju mund të mësoni nga eksperienca e tyre dhe konsulentët tanë të programit WAT mund t’ju lidhin me studentët e mëparshëm për të krijuar një ide më të qartë për këtë eksperiencë në tërësi.

Çfarëdo vendimi që të merrni, ai patjetër do të jetë më i miri dhe do të kaloni një verë të paharrueshme në SHBA!

 Për më shumë informacion rreth programit WAT, klikoni këtu!

☎️: +355 69 40 40 901

📧: xhensila@integral.al