Dëshironi të studioni në universitetet jashtë vendit? Kanadaja dhe Sh.B.A kanë disa nga universitetet më të mirë në botë, megjithëse ato janë gjithashtu ndër më të shtrenjtat, ja vlen, nëse arrini të pranoheni në një shkollë të një niveli të lartë dhe studioni në degë si biznes apo shkenca kompjuterike.
Amerika dhe Kanadaja kanë disa nga programet më cilësore për studime jashtë vendit!
Shpesh pyesni veten, si të aplikoj për studime në Amerikë ose Kanada?
Shumë studente mbështeten nga familja financiarisht, por një dhuratë ose hua nga familja shpesh vjen me disa kushte – ato që Amerikanët i quajnë “strings attached”. Plus, kjo mund të nënkuptojë vështirësi financiare për të afërmit tuaj; atyre mund tu duhet të lënë planet e tyre ne pritje për biznesin familjar, ose të shesin shtëpinë e tyre apo pasuritë e tjera. Dhe shpesh, edhe kur anëtarët e familjes janë të gatshëm të nënshkruajnë një kredi bankare, pasuritë e familjes nuk janë të mjaftueshme për të shërbyer si kolateral … dhe kështu kredia refuzohet.
Nëse kjo është situata ku gjendeni, çfarë mund të bëni?
Fito një Bursë në 4 hapa të thjeshtë
Maksimizoni shanset tuaja për të fituar një bursë për të studiuar në SHBA ose Kanada duke ndjekur këto katër hapa të thjeshtë:
Punoni ndërsa studioni
Puna në kampus me kohë të pjesshme, është një mundësi mjaft e mirë për studentëve ndërkombëtarë. Këto punë mund të përfshijnë të punuarit me një profesor si korigjues provimesh ose si asistent mësimdhënie që zhvillon orë mësimi, te mbikqyrni studentë të tjerë në lëndë të ndryshme, apo edhe duke punuar në bibliotekën e kampusit ose laboratorin e kompjuterave.
Studentëve ndërkombëtarë në SH.B.A u lejohet ligjërisht të punojnë mesatarisht 20 orë në javë.
Pasi të mbërrini në SH.B.A., ju gjithashtu mund të eksploroni rreth mundësive të ndryshme për internship në vendin ku jetoni dhe studioni.
Përveç ndihmës financiare rreth kostos së arsimit tuaj, këto mundësi mund të ndihmojnë gjithashtu në ndërtimin e CV-së tuaj!
Merrni një kredi qe nuk kërkon firmën e një personi tjetër.
Ka shumë të ngjarë, edhe nëse fitoni disa bursa dhe planifikoni të keni një punë me kohë të pjesshme, gjithsesi do tju nevojitet suport financiar. Këtu ju vjen në ndihmë kredia studentore.
Ndonese është e rrallë, ka disa kompani që ofrojnë kredi pa kërkuar prindërit tuaj – ose dikë tjetër – të bashkë-nënshkruajnë kredinë ose të sigurojnë kolateral (të tilla si një shtëpi, hua ose bizhuteri). Këto kompani marrin vendimin e tyre të kredisë bazuar në aftësinë tuaj të ardhshme për të paguar dhe bazuar në historinë tuaj të kaluar të punësimit, reputacionin e universitetit që planifikoni të merrni pjesë dhe perspektivat tuaja të ardhshme të punësimit.
Kur vlerësoni opsionet e huasë, duhet të keni parasysh:
Jeni të interesuar të aplikoni për një kredi te tille?
Ne ju rekomandojmë të kontrolloni MPOWER Financing, ofruesi i vetëm në botë i kredive me tarifa fikse, për studentët ndërkombëtarë. Këto kredi janë veçanërisht tërheqëse nëse planifikoni të qëndroni në SH.B.A. pas diplomimit, pasi ato merren në dollarë amerikanë. Ato gjithashtu ofrojnë letra mbështetëse për të ndihmuar studentët të sigurojnë një vizë studentore dhe të ofrojnë disa zbritje të normave të interesit!
Ndërsa jeni në faqen e internetit të MPOWER, shikoni edhe bursat e tyre. Ata ofrojnë bursa mbi 65,000 dollarë ekskluzivisht për studentë ndërkombëtarë.
Për më shumë informacion kontaktoni konsulentët e Integral Educational Programs!