Si të aplikoni me sukses në një universitet jashtë vendit? | Integral

Si të aplikoni me sukses në një universitet jashtë vendit?

14.07.2020

Aplikimi në universitete jashtë vendit është një vendim shumë i rendësishëm për jetën dhe që merr një planifikim të jashtëzakonshëm. Për të ndihmuar në këtë proces të ndërlikuar të studimit jashtë vendit, këtu mund të gjeni një udhëzues të thjeshtë hap pas hapi i garantuar për ta bërë udhëtimin tuaj më të lehtë.

Zgjedhja e programit të duhur, e universiteteve jashtë vendit më të mira, e universiteteve që ofrojnë bursa për studime, bursa për Bachelor dhe bursa për Master, është në vetvete një proces kompleks. Respektimi i afateve kohore kur aplikoni në universitete jashtë vendit është një proces edhe më i ndërlikuar.

  • Planifikoni mirë paraprakisht para se të aplikoni në universitete jashtë vendit, të paktën 1 vit para fillimit të studimeve jashtë vendit.

Eshtë e rëndësishme të identifikoni universitetet që kanë degën për të cilën ju interesoheni, të kenë llojin e organizatave studentore dhe grupeve jashtë kurrikulare në të cilat dëshironi të përfshiheni vetë dhe më e rëndësishmja të kenë një shkallë të mirë të mundësive për të gjetur punë.

Ne ju rekomandojmë që të aplikoni në të paktën 5 universitete jashtë vendit për të rritur mundësinë e pranimit.

  • Përfundoni testet e pranimit dhe përgatitni rezultatet tuaja,të paktën 11 muaj para fillimit të studimeve Bachelor ose Master.

Pasi të keni zgjedhur programin për të cilin interesoheni, duhet të kaloni kërkesat e pranimit për secilin nga programet dhe të zbuloni se cilat teste duhet të bëni. Provimet e IELTS dhe TOEFL janë teste që vënë në provë aftësitë tuaja në anglisht dhe kërkohen për shumicën e programeve nëse aplikoni si student nga një shtet jo anglisht-folës. Ju duhet të bëni të paktën njërin prej tyre në varësi të kërkesave tuaja universitare.

Universitete

Duke ditur më pare se në cilët universitete planifikoni të ndiqni studimet jashtë vendi, do ta bëjë më të lehtë për ju të arrini rezultatet që ju kërkoni.

Për hapat e mëposhtëm, Integral ju vjen në ndihmë me shërbimet që ofron dhe eksperiencën shumëvjecare ne ofrimin e konsulencës për student që dëshirojnë të ndjekin studimet jashtë vendit.

1.Dërgimi i aplikimeve në universitete jashtë vendit;

2.Përgatitja e kërkesës për bursa, bursa për Bachelor dhe bursa për Master;

3.Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme për aplikimet tuaja;

4.Monitorimi i aplikimeve tuaja;

5.Dërgimi i kërkesës për vizë studentore;

6.Asistencë deri në momentin e nisjës për në shtetin ku do të ndiqni studimet Bachelor ose studimet Master.

Për më shumë informacion:

Rezervoni konsulencën tuaj Falas me Integral!

☎️: +355 69 40 40 901 /+355 69 40 40 502

📧: ortensa@integral.al / m.matija@integral.al