Si ka ndikuar COVID-19 tek aplikimet për universitete jashtë vendit? | Integral

Si ka ndikuar COVID-19 tek aplikimet për universitete jashtë vendit?

06.04.2020

Situata me të cilën e gjithë bota po perballet nuk është aspak e lehtë dhe ishte e paparashikueshme. COVID-19 ka ndikuar në cdo aspekt jetësor dhe patjetër qe ka ndikim edhe tek universitetet dhe aplikimet për universitete jashtë vendit. Më poshtë do të gjeni disa nga masat që janë marrë nga shumë universitete me të cilët Integral bashkëpunon, në menyrë që të gjithë ata që kanë aplikuar tashmë në universitet, ata që planifikojnë të aplikojnë, si dhe familjet e tyre të marrin informacionin që ju nevojitet.

Aktualisht, të gjithë universitetet janë duke punuar me idenë që studimet Bachelor dhe Master do të fillojnë në Shtator 2020, si zakonisht.

Prandaj, pjesa më e madhe e universiteteve në të gjithë boten janë orientuar drejt mesimdhënies online gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe të gjitha kurset do të përfundojnë rregullisht.

Universitetet po planifikojnë të jenë sa me fleksibël, sidomos në kushtet e pranimit.

University of Westminster ka bërë disa ndryshime të mëdha si më poshtë :

  • Ulja e të gjitha kërkesave për të gjithë studentët që aplikojnë për studime Bachelor,

për gjuhën angleze në 6.0, me 5.5 në secilin komponent

  • Reduktimi i shumicës së kërkesave për studimet Master për gjuhën angleze në 6.0 me 5.5 në secilin komponent
  • Pranimi i elementit të gjuhës angleze nga shumica e kualifikimeve të shkollave të mesme të BE-së në vend të IELTS.
  • Heqja e kërkesave për intervistë (përfshirë online dhe personalisht).

Edhe pse ndodhemi në ketë situate, ku pjesa më e madhe e zyrave janë të mbyllura dhe aktiviteti i shumë institucioneve është pezulluar, Integral vazhdon të gjendet pranë jush, duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve që mund të keni. Gjithmonë mund t’u drejtoheni konsulentëve tanë për universitete dhe të merrni të gjithë informacionin e duhur.

☎️ +355694040901