Dëshironi të studioni në një shkollë të mesme jashtë vendit?

Aplikoni deri më 30 Gusht në disa nga shkollat e mesme më të mira jashtë vendit dhe përfitoni 50 EUR zbritje për një nga paketat tona.

Shpesh dëgjojmë nga studentët që aplikimi në një shkollë të mesme që në klasën e 8-të është ende një temë e largët për tu vlerësuar.

Le ta pranojmë, është më e thjeshtë ta planifikosh aplikimin në një shkollë të mesme disa muaj para apo akoma edhe më mirë një vit para.

Aplikimi hershëm i lejon studentit të:

  • Uli stresin duke shkurtuar kohën e kaluar në pritje të një vendimi.
  • Kursej kohën dhe shpenzimet e dorëzimit të aplikimeve të shumta.
  • Fitoj më shumë kohë, pasi pranohesh më shpejt dhe ke kohë për tu përgatitur për këtë eksperiencë të re.
  • Rivlerësoj opsionet dhe aplikon diku tjetër nëse nuk pranohesh në institucionin e zgjedhur më parë.
  • Aplikimi në një shkollë të mesme jashtë vendit është një vendim shumë i rëndësishëm i cili kërkon kohë dhe informacionin e duhur. Disa nga hapat kryesorë që duhen ndjekur para aplikimit për studime jashtë vendit janë zgjedhja e shtetit në të cilin dëshironi të studioni, programi, shkolla e mesme, mënyra e aplikimit.
  • Të gjithë këto faktorë kthehen në një proces tepër të ndërlikuar, që kërkojnë kohë dhe angazhim.
  • Një fenomen shumë i zakonshëm është aplikimi i vonë dhe kjo ndodh për disa arsye: mungesa e informacionit, aplikimi jo i saktë, probleme me dokumentacionin, mosnjohja e procedurave formale.
  • Zyrat e pranimit të shkollave të mesme jashtë vendit vlerësojnë mijëra aplikime dhe u përgjigjen pyetjeve që u lindin aplikuesve gjatë procesit, në lidhje me kërkesat e pranimit, detajet e programit dhe statusin e aplikimit.
  • I gjithë ky proces mund të sjellë përgjigje të vonuara dhe, në pritje të tyre, shumë nxënës e humbasin mundësinë e aplikimit brenda afateve të kërkuara nga institucioni.
  • Mundësia për të fituar bursë. Duke e nisur aplikimin më herët ju i shtoni mundësitë vetes për tu njohur me bursat që shkollat e mesme elitare ofrojnë dhe të aplikoni për një bursë para studentëve të tjerë. Ka një numër të kufizuar bursash për studentët ndërkombëtarë, kështu që nëse arrini të dorëzoni aplikimin tuaj në fillim, dhe plotësoni të gjitha kërkesat, keni një shans të mirë për të siguruar një bursë. Shkollat e mesme elitare partnere me Integral ofrojnë bursa deri në 100% në St.Clares Oxford.
Rezervoni konsulencën tuaj falas me Integral!

Përse ju nevojitet eksperienca e Integral?

Formula e suksesit me konsulentët e edukimit të Integral

  • QASJE INDIVIDUALE
    Çdo fëmijë është unik dhe për këtë arsye ne analizojmë me kujdes aftësitë, nevojat e tyre dhe përgatisim një profil personal.
  • KONSULENTË PROFESIONIST ME EKSPERIENCË
    Ne organizojmë plotësisht të gjithë proceset e aplikimit, regjistrimit, sigurimit të kujdestarëve, udhëtimit. Ekipi ynë zhvillon rregullisht kurse trajnimi.
  • NUMËR I MADH INSTITUCIONESH PARTNERE
    Ne punojmë me mbi 250 shkolla të ndryshme, duke përmbushur një sërë preferencash: shkolla të përziera, për djem apo vajza, urbane apo rurale.

Shërbimet tona vijnë në paketa të ndryshme që janë krijuar për nevojat e studentëve dhe familjeve shqiptare. Pasi të keni zhvilluar paraprakisht një konsulencë të parë, ju mund të bëni zgjedhjen tuaj në një nga paketat tona të shërbimeve. Zgjidhni nga paketa Basic deri te Premium, në varësi të ndihmës që ju nevojitet dhe në sa institucione dëshironi të aplikoni.

  • Basic package (250 euro)

• Aplikimi deri në 3 shkolla të mesme te sugjeruara nga konsulentet e Integral bazuar në profilin e studentit dhe formimin akademik
• Kompletimi dhe dërgimi i dokumentave të kandidatit në shkollën/shkollat e përzgjedhura
• Mbajtja e korrespondencës me shkollën
• Kryerja e intervistës dhe provimit sipas kërkesave të shkollave kur ato mund të bëhen brenda Shqipërisë ose asistencë nëorganizimin e intervistës dhe provimit në ambientet e shkollës
• Përfundimi i procedurës së regjistrimit në shkollën e zgjedhur për të studiuar
• Asistencë për aplikimin për vizë

  • Standard Package (350 EUR)


• Aplikimi deri në 4 shkolla të mesme te sugjeruara nga konsulentet e Integral bazuar në profilin e studentit dhe formimin akademik
• Aplikimi për bursë në 2 nga shkollat e përzgjedhura
• Asistencë në zgjedhjen e shtetit, programit akademik dhe shkollës
• Kompletimi dhe dërgimi i dokumentave të kandidatit në shkollën/shkollat e përzgjedhura
• Mbajtja e korrespondencës me shkollën
• Test paraprak për të përcaktuar nivelin e Anglishtes
• Kryerja e intervistës dhe provimit sipas kërkesave të shkollave kur ato mund të bëhen brenda Shqipërisë ose asistencë në
organizimin e intervistës dhe provimit në ambientet e shkollës
• Asistencë në gjetjen e një kujdestari, një kërkesë ligjore në disa vende
• Asistencë në organizimin e udhëtimit (biletat e avionit, transfertat, siguracioni)
• Asistencë për aplikimin për vizë studentore

  • Premium Package (450 EUR)


• Aplikimi deri në 5 shkolla të mesme te sugjeruara nga konsulentet e Integral bazuar në profilin e studentit dhe formimin akademik
• Kryerja e hulumtimeve për bursa bazuar në profilin e studentit
• Propozimi i deri në 10 opsioneve të bursave në dispozicion dhe përgatitja e aplikimit për deri në 5 opsioneve të bursave
• Asistencë në zgjedhjen e shtetit, programit akademik dhe shkollës
• Kompletimi dhe dërgimi i dokumentave të kandidatit në shkollën/shkollat e përzgjedhura
• Mbajtja e korrespondencës me shkollën
• Test paraprak për të përcaktuar nivelin e Anglishtes
• Kryerja e intervistës dhe provimit sipas kërkesave të shkollave kur ato mund të bëhen brenda Shqipërisë
• Asistencë në gjetjen e një kujdestari
• Asistencë në organizimin e udhëtimit (biletat e avionit, transfertat, siguracioni)
• Asistencë për aplikimin për vizë
• Informacion dhe ndihmë për organizimin e sigurimit mjekësor ose regjistrimin e NHS për MB

Konsulenca e parë falas

Fleksibilitet

Saktësi dhe siguri

Asistim i plotë në aplikimin dhe përzgjedhjen e shkollës së mesme (Shteti, Dega, Shkolla)

Konsulentët tanë për shkollat e mesme, punojnë ngushtësisht me çdo studentë duke i asistuar në cdo vendim dhe hap që duhet të ndërmarrin në lidhje me pranimin në një shkollës së mesme jashtë vendit, duke siguruar një aplikim të saktë dhe të suksesshëm

U ofrohet siguri studentëve dhe prindërve informacionin e plotë, duke u dhënë mundësinë të marrin vendime të mirëmenduara

Disa nga shtetet ku mund të studioni shkollën e mesme!

Ne mund të mbështesim procesin tuaj të aplikimit për çdo institucion dhe destinacion që dëshironi. Shërbimi ynë i aplikimit dhe regjistrimit përfshin vende si: Britani e Madhe, Gjermani, Hollandë, Spanjë, Austri, Francë, Zvicër, SHBA, Kanada, etj.

Integral Educational Programs, konsulenti Nr.1 për studime jashtë vendit

picture" allowfullscreen>

Anka Hasi - Konsulente e Shkollave të Mesme Elitare

  • ☎️: +355 69 80 40 601
    📧: anka@integral.al
Na kontaktoni!

© 2022 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA