Sidcot School ndodhet në jug-perëndim të Anglisë, vetëm 20 minuta larg nga aeroportit Bristol dhe afërsisht 2 orë larg Londrës. Kjo shkollë është e pajisur me pishinë, pistë kalërimi, akses falas në internet Wi-Fi, bibliotekë, qëndër arti dhe një mensë moderne.
Kurse
Kurs për fëmijë (7-12 vjeç) (23 korrik – 6 gusht): Kursi përfshin 26 orë mësimi anglishteje çdo javë, matematikë, shkenca natyrore, art dhe vetpërgatitje. Mësuesit janë profesionistë dhe me shumë eksperiencë.
Përgatitje dhe përsëritje për IGCSE/GCSE, IB dhe A-Levels (13-14; 15-18vjeç):Programi përfshin 40 orë studimi në javë dhe
është dizenjuar për nxënës anglezë dhe të huaj. Nxënësit ndahen në grupe jo sipas nivelit, por sipas moshës dhe lëndëve që kanë zgjedhur.Nxënësit e moshave 15 – 18 vjeç mësojnë 4 lëndë në javë. Ata duhet të zgjedhin një prej lëndëve të mëposhtme: art, teatër, muzikë, biologji, kimi, fi zikë, ekonomi dhe biznes, dizajn dhe teknologji, histori, anglisht, shkrim akademik, aftësi
prezantuese, letërsi, matematikë, informatikë dhe IT, teknologji e medias, psikologji, teori e dijes, edukatë dhe mjedis. Disponueshmëria e këtyre lëndëve është në varësi të numrit të nxënësve të regjistruar.
Nxënësit e moshave 13-14 vjeç: studiojnë lëndë të ndryshme si anglisht, art, matematikë, shkencat e natyrës dhe ato humane. Ata zhvillojnë aftësitë si IT, mbledhin informacione dhe bëjnë prezantime.
Bëhu një lider kurs për fëmijë (13-17 vjeç) (23korrik – 6 gusht): Kursi i lidershipit i akredituar nga CPD – të mësuarit e stilit të leksionit dhe aktivitetet në grup të krijuara për të zhvilluar aftësitë e lidershipit gjatë gjithë jetës. Pasditet tona me zgjedhje ju mundësojnë të zgjidhni aktivitetet tuaja të preferuara. Opsionet përfshijnë: atletikë, lojëra, teknologji ushqimore, arte dhe vepra artizanale, dramë, edukim në natyrë, punëtori angleze, kalërim* dhe golf*.*Vlejnë tarifa shtesë. Mësuesit janë profesionistë dhe me shumë eksperiencë.
Koha e lirë
Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve organizohen aktivitete si: kërkim thesari, qitje, bowling, disko, kinema, barbecue, teatër, modë.
Aktivitetet sportive
Nxënësit mund të përdorin bazën sportive të shkollës, e cila përfshin sallën e sportit dhe pishinën. Kundrejt një pagese shtesë ofrohet edhe sporti i hipizmit në hipodromin e shkollës. Stërvitjet janë të përshtatshme për të gjitha moshat dhe zhvillohen 3 herë në javë.
Ekskursionet
Gjatë të shtunave dhe të dielave organizohen ekskursione një ditore për në Weston-Super-Mare, Thrope Park, Stafford, Oxford, Birmingham, Londër, Bounemouth, West Midlands Safari Park, Eden Project, Warwick dhe Bath. Gjithashtu organizohen edhe ekskursione gjysëm ditore në Bristol, Berkey Castle, Wood House Park dhe Cardiff.