Keni dëgjuar shpesh që ndër profesionet më të kërkuara aktualisht kanë lidhje të drejtpërdrejtë me shkencat kompjuterike dhe inxhinierin. Eventi virtual "Computer Science and Engineering" do t'ju japë mundësinë te njiheni me disa nga universitetet me të mira te Europes që ofrojnë ketë programe mësimore!
Shkencat kompjuterike dhe Inxhinieria perfshihen në grupimin e programeve STEM. Ky është një akronim që përmbledh këto 4 fusha studimi: shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë dhe i referohet çdo lënde që bën pjesë në këto katër disiplina.
Që nga krijimi i tij, qeveritë dhe universitetet në mbarë botën e kanë bërë prioritet tërheqjen e studentëve në programet STEM, për të rritur numrin e profesionistëve në këto disiplina. Në disa raste, është gjithashtu më e lehtë të emigroni në një vend tjetër nëse keni studiuar një program STEM dhe po kërkoni punë në atë fushë.
Programe në Inxhinieri
Programe Shkenca Kompjuterike
Për sa i përket aspektit profesional, disa nga këto programe do të ofrojnë një përparim mjaft të shpejtë në karriera të veçanta. Electromechanical Vehicle Engineering, për shembull, ka të ngjarë të çojë një të diplomuar duke punuar për një nga projektuesit kryesorë të makinave në botë, si Volvo.
Megjithatë, jo çdo punë e lidhur me shkencat kompjuterike ose inxhinierin është kaq e qartë. Për shembull, një diplomë ne keto dege mund të çojë në një karrierë në fushën inteligjencës artificiale ku të diplomuarit mund të japin kontributin e tyre në ndërtimin e robotëve të së ardhmes.
Univeristy West Sweden
University of Southern Denmark
QA Higher Education
Northumbria University London
Ca' Foscari University of Venice
University of Greenwich
Han University of Applied Sciences
Coventry University
Si të zgjidhni universitetin e duhur për programin tuaj në Inxhinieri apo Shkenca Kompjuterike?
Zgjedhja e universitetit të duhur nuk është një vendim i lehtë. Për fat të mirë, kur zgjidhni një nga programet e Inxhinierise apo Shkencave kompjuterike, ka mënyra që mund ta lehtësoni, ose të paktën të qartësoni zgjedhjet tuaja:
Çfarë mbulohet nga programi?
Gjeni disa programe që ju interesojnë dhe shikoni cilat klasa ose module janë të përfshira në kurrikul. Shikoni se çfarë mbulohet në çdo vit të programit! Mbani në mend se disa programe janë praktike dhe disa janë më shumë të bazuara në teori, dhe disa programe përfshijnë punë.
Çfarë partneritetesh ka universiteti?
Shumë universitete kanë lidhje me qeverinë ose industrinë private nëpërmjet kërkimit dhe punës që bëjnë. Këto lidhje mund të jenë shumë të dobishme kur bëhet fjalë për punën tuaj të parë. Për shembull, nëse jeni të interesuar për inxhinierinë e automobilave, sa afër janë ata me prodhuesit e makinave?
Çfarë kërkimesh bëjnë?
Nëse mendoni se një karrierë akademike është për ju, shikoni faqen postdoc të websitit të universitetit. Ata do të rendisin studiuesit e tyre dhe tematikat që po hulumtojnë. Çfarë po hulumtojnë pedagogët? A janë këto tema që ju interesojnë edhe ju?
Çfarë mundësish jashtëshkollore ka?
Klubet dhe shoqëritë akademike janë një pjesë integrale e jetës universitare. Shihni se çfarë aktivitetesh jashtëshkollore mund të shijoni në universitet. Nuk është vetëm një mënyrë e shkëlqyer për të takuar njerëz, për tu kënaqur, por është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar aftësi që mund të jenë të rëndësishme për karrierën tuaj të ëndrrave. Për shembull, a dëshironi të jeni një programues? Bashkimi me një klub programimi do të ishte një ide e shkëlqyer.
Renditja e tyre?
Shumë renditje nuk përputhen me cilësinë aktuale të mësimdhënies dhe ky nuk duhet të jetë faktori i vetëm që duhet t'i kushtohet vëmendje. Gjithashtu, renditjet e përgjithshme rrallë japin informacion të rëndësishëm për programe specifike. Por renditjet e fokusuara në lëndët mund të jenë një tregues nëse ai universitet është zgjedhja e duhur për ju.
"Unë mendoj se është e mundur që njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të jenë të jashtëzakonshëm."
-Elon Musk
Eventi fillon për:
Studioni një program Inxhinierie ose Shkencash Kompjuterike dhe startoni karrierën e ëndrrave!
✉:abraham@integral.al
☎ : +355 69 40 40 401
✉: sidorela@integral.al
☎ : +355 69 40 40 415
© 2023 All rights reserved | INTEGRAL ALBANIA