Thornton Academy | Integral

Thornton Academy

Historia dhe përshkrim i shkurtër

Themeluar në vitin 1811 Thornton Academy është një nga shkollat më të vjetra të pavarura në vend, duke i dhënë asaj autonomi për inovacion, ndërsa i mundëson që t’i qëndrojë besnik traditave arsimore amerikane dhe të ndjekë një mision për të përgatitur studentët për një botë gjithnjë në ndryshim.

Kampusi historik prej 80 hektarësh është afër disa nga plazhet më të mira, shpatet e skive dhe zonat piktoreske në New England. Me një distancë 90 minuta nga Bostoni dhe 15 nga Portland, Saco është një qytet i vogël, por tërheqës i vijës bregdetare.

Që prej vitit 2014, Thornton Academy ka një bibliotekë të re, një studio kërcimi, një qendër të re për media dhe një laborator inxhinierik. Dhe në vitin 2016. u shtuan një qendër e re STEM, si dhe klasa të reja për kiminë dhe biologjinë, të pajisura me teknologjinë më të fundit.

Aktivitete jashtëshkollore

Studentët mund të zgjedhin të studiojnë disa nga shtatë gjuhët e huaja që ofron Akademia Thornton: arabisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, gjuha mandarine, gjuha kineze, latinisht dhe greqishten e lashtë.

Arte: Programi i arteve pamore të Akademisë Thornton është kërkues, akademik dhe i bazuar në kërkime në estetikë, histori arti dhe kritikë arti.

Muzika: Studentët mund të mësojnë shumë stile të ndryshme muzikore dhe të bashkohen me një sërë ansamblesh muzikore. Pavarësisht nëse ata luajnë një instrument, këndojnë ose luajnë piano – ky është vendi për adhuruesit e muzikës që mund të zgjedhin midis stileve të ndryshme: klasike, pop, xhaz apo bashkëkohore.

Sporte: Me mbi 40 ekipe në nivele të ndryshme, sporti është një pjesë e rëndësishme e jetës së nxënësve të Akademisë Thornton. Ata luajnë por edhe trajnohen në basketboll, hokej në fushë, futboll, golf, hokej mbi akull, lakrosë, futboll amerikan, softball, tenis dhe volejboll.

Akomodimi

Shkolla ka gjashtë konvikte. Çdo dhomë ka një krevat, tavolinë, dollap, sirtar, raft librash dhe karrige për secilin student. Të gjithë studentët kanë qasje në zonat e përbashkëta, lavanderinë, zonat e kuzhinës, si dhe pianon dhe fushën e basketbollit të sapohapur në dispozicion të tyre gjatë kohës së lirë.

Akomodimi në familje pritëse

Studentët gjithashtu mund të zgjedhin të akomodohen në disa nga familjet e zgjedhura lokale. Kjo u lejon atyre të përjetojnë një shkëmbim të vërtetë kulturor, si dhe të marrin vëmendje dhe mbështetje individuale. Shkolla administron këtë lloj akomodimi dhe të gjitha nevojat dhe interesat e nxënësit meren në konsideratë kur bëhet zgjedhja e një familjeje.

Informacione të përgjithshme

Vendndodhja: Saco, Maine, York County: 9-12
Lloji: Shkollë private me konvikt: 9-12
Aeroporti më i afërt: Aeroporti Portland : 9-12
Numri i përgjithshëm i nxënësve: 1680 : 9-12
Numri i nxënësve në konvikt: 200: 9-12
Mosha e nxënësve: 13-18 vjeç : 9-12
Programe Akademike: : 9-12
- Honors Courses : 9-12
- AP (Advanced Placement): 9-12
Kërkesa për pranim për studentët e huaj : 9-12
• Referenca akademike nga tre vitet e fundit: 9-12
• Intervistë në Skype: 9-12
• Dy rekomandime nga një mësues dhe një rekomandim personal: 9-12