Taunton School | Integral

Taunton School

Shkolla Taunton ndodhet në jug-perëndim të Anglisë, në periferi të qytetit me të njëjtin emër, kryeqyteti historik i Somerset. Taunton u themelua në 1847 si Kolegj i Pavarur vetëm për djem, nga kundërshtarët e Kishës Anglikane. Ndërtesa e shkollës është e vendosur në rrugën Staplegrove dhe është e stilit gotik. Një kishë e vogël u ndërtua në vitin 1907 në stil të kundërt me pjesën tjetër të shkollës. Në Shtator 1971, Shkolla Taunton filloi shkrirjen me shkollën Weirfield, një shkollë e pavarur me konvikt për vajza, e cila gjithashtu ndodhej në rrugën Staplegrove.

Programet akademike ofrohen duke filluar nga moshat më të vogla. Programet akademike kryesore janë GCSE, A-levels, IB. GCSE (14 – 16 vjeç) perfshin lëndë të detyrueshme : biologji, anglisht, letërsi angleze, gjuhë e huaj – frëngjisht, gjermanisht ose spanjisht, matematikë, kimi, fizikë dhe mësime fetare. Kriteret e pranimit të nxënësve në A-levels janë minimumi pesë nota A * – C në provimet GCSE. Për nxënësit që janë të fortë në dy ose tre lëndë, A levels lejon që ata të përqëndrohen në këto fusha të veçanta të studimit.

Gjithashtu, ata kanë më shumë kohë të lirë për kërkime të pavarura përmes një projekti të zgjeruar (EPQ), i cili është gjithashtu i dobishëm për aplikimet universitare. Taunton ofron programin IB që në vitin 2007. Qe prej asaj kohe, mbi 300 studentë janë diplomuar në IB dhe popullariteti i tij vazhdon të rritet jo vetëm me studentët, por edhe me universitetet dhe punëdhënësit. Së shpejti shkolla do të pranojë aplikime për bursa në programin IB.

Taunton ofron gjithashtu programet e BTEC, Pre-Med, Foundation etj.

Akomodimi

Në territorin e shkollës ka 4 konvikte dhe 6 shtëpi për nxënës që qëndrojnë në shkollë vetëm gjatë ditës. Secili konvikt strehon midis 35-40 fëmijë dhe drejtohet nga anëtarët e stafit që janë pjesë e stafit të shkollës dhe jetojnë atje me familjen e tyre.

Aktivitete jashtëshkollore

Nxënësit marin pjesë në klubin e artit, në klubet e aviacionit dhe garave të makinave, veçanërisht të preferuara nga djemtë Klubet e shahut dhe të bridge kontribuojnë në zhvillimin e të menduarit strategjik. Klubet e frangjishtes dhe spanjishtes janë një vend për të mësuar në lidhje me traditat, zakonet dhe kuzhinën kombëtare të dy vendeve. Shkolla ka fusha rugby, hokej, kriket, dy pishina, fusha të basketbollit, fusha tenisi, fusha për badminton, palestër, fusha netball etj. Për më tepër, studentët kanë mundësinë për të praktikuar aerobi, çiklizëm, golf, hipizëm, pingpong, futboll etj. Shkolla ka një skenë teatrale bashkëkohore, duke lejuar realizimin e veprave teatrore që kërkojnë një larmi skenografish. Shkolla e Muzikës ka një ndërtesë të veçantë me salla për provim, një sallë kompjutrash dhe një studio të teknologjisë muzikore. Formacionet muzikore në Taunton janë: kori, grupi xhaz, kuarteti i harqeve. Muzikantët e rinj marrin pjesë edhe në evente jashtë shkollës, siç janë Orkestra e Qarkut Somerset dhe Band District Youth.

Informacione të përgjithshme

Programet:
GCSE/PRE-IB (14-16 vjeç)
A-levels (16-18 vjeç)
IB Diploma (16-18 vjeç)
Foundation
Bursa studimi
Shkolla Taunton ofron Bursa të IB deri në 100%. Kjo është bërë e mundur falë filantropit Ian Evans Lombe.Taunton jep disa lloje të bursave në një fushë specifike, me një vlerë maksimale deri në 50% të tarifës së shkollimit. Bursat janë: akademike, muzikore, sporti dhe arti.