St Andrew’s College, Cambridge | Integral

St Andrew's College, Cambridge

St. Andrew’s College, Cambridge u themelua në 1976 si Kolegji i parë i pavarur i A-Levels në Kembrixhi dhe mbetet në drejtimin e të njejtës familje edhe sot e kësaj dite. Kolegji ofron arsim të cilësisë së lartë për studentët ndërkombëtarë që synojnë të pranohen në universitetet Britanike. St Andrew’s mirëpret studentë nga e gjithë bota për të studiuar kurset e GCSE, A-Levels dhe Foundation para se të regjistrohen në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, dhe ata gjithashtu specializohen në mësimin e gjuhës angleze dhe në ndihmën e studentëve për të arritur rezultatet e synuara të IELTS, gjë që ndihmon shumë në aplikimin në universitet.

Kolegji u lejon studentëve të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të përjetojnë një arsimim në Kembrixh.

Studentët në Kolegj kanë treguar sukses në provimet publike dhe përparimin në universitet. Të gjithë studentët e programit Foundation janë pranuar në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë University College London (UCL) dhe Universitetin e Mançesterit. Kolegji gjithashtu u rendit në Top 200 në UK për rezultatet e A-Levels.

Informacione të përgjithshme

Numri i përgjithshëm i nxënësve:
Cambridge: 133

Programe Akademike:
GCSE
A-levels
International Foundation Programme
ESL – min 14 vjeç

Kërkesa për pranim për studentët e huaj:
Pranim: shtator dhe janar
- Lista e notave të dy viteve të fundit
- Test për pranim të gjuhës angleze në zyrën Integral
Akomodim: Kolegji ka 6 salla rezidencash që ofrojnë zgjedhjen e dhomave teke dhe të përbashkëta

Bursa : Ofrohen bursa në bazë merite