Oxford International College | Integral

Oxford International College

Histori dhe përshkrim i shkurtër

Kolegji Ndërkombëtar i Oksfordit është shkolla më e mirë për programin e përfundimit të gjimnazit. Në vitin 2019, studentët e kolegjit arritën rezultate rekord në A levels. Studentët kanë mundësinë të studiojnë në një mjedis që mbështet zhvillimin e tyre personal dhe akademik, duke shijuar edhe jetën kulturore të këtij qyteti të bukur.

E vendosur shumë afër nga qendra e qytetit të Oksfordit, kolegji tërheq studentë nga e gjithë bota, të cilët përbëjnë një komunitet të larmishëm dhe të gjallë. Studentët studiojnë nën drejtimin e disa prej profesorëve më kompetent në Oksford, ekspertë në fushën e tyre të veprimtarisë, shumica prej tyre janë ish-studentë të Universitetit të Oksfordit. Një nga pikat e forta të kolegjit është një program i përqendruar në karrierën e ardhshme të studentëve, e cila u jep atyre një avantazh të rëndësishëm kur aplikojnë për universitet, por edhe në karrierën e tyre. Shkolla krenohet me përqëndrimin në tre elementë të suksesit: përsosmëri akademike, zhvillimin e aftësive të nevojshme në karrierën e ardhshme të studentëve dhe zhvillimin personal.

Programi Akademik

Kolegji ofron programet akadamike për nxënësit mbi moshën 15 vjeç. Për nxënësit e huaj rekomandohet një vit IGCSE i cili përkon me klasën e 10 në vendin tonë dhe më pas programi dy-vjeçar A-levels i përfudimit të gjimnazit.

Akomodimi

Shkolla ofron akomodim në disa lokacione në Oksford:

Wavy Gate dhe Slade Park – e disponueshme për studentë të të gjitha moshave

Alice House – e disponueshme për studentë mbi 18 vjeç

Wate Gate: përbëhet nga 93 dhoma teke dhe studiot e vetme, duke siguruar një ambient të pastër dhe të ndritshëm me shumë hapësirë në natyrë dhe lehtësira të shkëlqyera. Konvikti përbëhet nga apartamente 6-dhoma me një kuzhinë të përbashkët. Vajzat dhe djemtë strehohen veçmas. Wavy Gate u siguron studentëve një dhomë të bollshme dhe moderne ku ka makina larëse dhe tharëse.

Slade Park: Dhomat janë të bollshme, moderne dhe natyrisht të ndriçuara. Çdo dhomë ka një krevat dopio, një tavolinë pune dhe rafte librash, si dhe një gardërobë, lavaman, tualet dhe dush. Gjithashtu, të gjithë studentët e OIC kanë akses falas në ambientet e lavanderisë.

Alice House: dhomat janë individuale me aneks kuzhine. Çdo dhomë ka një krevat dopio, një tavolinë pune dhe rafte librash, si dhe një gardërobë, lavaman, tualet dhe dush. Alice House u siguron studentëve një zonë të gjerë të përbashkët ku ata mund të takohen për tu shoqëruar, të shikojnë TV ose të studiojnë. Ka edhe ambiente lavanderi.

Akomodimi për familjen pritëse: ata që zgjedhin këtë lloj akomodimi përfitojnë nga objektet e mëposhtme: akomodimi në një dhomë të vetme, qasje në internet Wi-Fi, lavanderi javore, mëngjes dhe darkë, ndërrimi i çarçafëve një herë në javë.

Aktivitete jashtëshkollore

Sporti: Studentët mbi moshën 16 vjeç mund të bëhen anëtarë të Qendrës Sportive Universitare në Oxford. Qendra është afër kampusit, dhe objektet përfshijnë një pishinë 25 m, palestër, fushë futbolli me bar, fusha tenisi, panele ngjitjeje, pista atletike dhe shumë më tepër. Kolegji ofron një larmi klubesh, të tilla si basketboll, futboll ose badminton.

Zhvillimi: studentët kanë mundësinë të përqëndrohen në zhvillimin e tyre personal dhe aftësitë e reja të të mësuarit që do t’i ndihmojnë ata të bëjnë kalimin në jetën e kolegjit, aftësi të tilla si vetëbesimi, arritja e potencialit të tyre të plotë, përballimi i stresit ose emocioneve para provimeve.

Klubet dhe shoqatat: nxënësit që kanë disa hobi dhe interesa, inkurajohen t’i ndajnë ato me pjesën tjetër të shkollës. Disa shembuj të klubeve: shoqata e debatit, klubi vlerësues i muzikës, klubi i gatimit ose klubi bamirës.

Informacione të përgjithshme

Vendndodhja - Oxford: 9-12
Lloji: Shkollë private me konvikt: 9-12
Aeroporti më i afërt: Heathrow: 1 orë 30 min, Gatwick: 2 orë 30min: 9-12
Mosha e studentëve: 15+: 9-12
Numri i përgjithshëm i studentëve: 112: 9-12
Programet akademike: 9-12
GCSE (1 vit): 9-12
A-levels: 9-12
Kërkesat për kandidatët e huaj: 9-12
Testet e pranimit për lëndët e zgjedhura: 9-12
Test i aftësisë në internet: 9-12
Rezultatet e shkollës nga vitet e kaluara: 9-12