Call us
00355 422 52 065

Leysin American School LAS

Historia dhe përshkrim i shkurtër Leysin American School (LAS) është themeluar në vitin 1960 nga Fred dhe Zigfrid Ott dhe është një nga shkollat kryesore internacionale të Zvicrës. Shkolla është e akredituar nga Shoqata e Shkollave dhe Kolegjeve të Shteteve Qëndrore të SHBA-së, nga Komiteti i Shkollave Internacionale i Britanisë së Madhe dhe Organizata Internacionale e Standartizimit (ISO) 9001:2000. Misioni kryesor i stafit pedagogjik është të edukojë të rinjtë me mendime të reja si formimi i karaktereve të forta, zhvillimi i ndjenjës së drejtësisë dhe interesave përpara problemeve të shoqërisë, pergjegjësia në marrjen e vendimeve, të mbështesin këndvështrimet e tyre, toleranca kundrejt kulturave të ndryshme dhe respektimi i opinioneve të huaja. Parimet filozofike dhe morale, të trashëguara nga familja Ott, janë: përgatitja akademike cilësore dhe formimi i aftësive për të mësuar gjatë gjithë jetës; programi i ekuilibruar për zhvillimin e mire të potencialit artistik, intelektual dhe fizik të çdo nxënësi; arsimim internacional dhe mbështetje e modelit ‘qytetari universal’ e bazuar në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut; krijimi i një ambjenti të ngrohtë dhe të këndshëm; bashkëpunim i plotë me prindërit nëpërmjet organizimeve të seminarëve dhe të takimeve të rregullta. LAS zë një vend të rëndësishëm në zemrën e çdo
nxënësi, të cilit i krijohet mundësia të ketë mbështetje të vazhdueshme tek profesorët dhe shokët duke u ndjerë pjesë e një ambjenti familjar. Atmosfera ndërkombëtare dhe përfshirja sociale e nxënësve në aktivitete të dryshme, eskursione edukative dhe aktivitete sportive mundëson një arsimim të mirë dhe zhvillim individual.
Një pjesë e madhe e të diplomuarve pranohen në universitetet më prestigjoze si Harvard, Cornwell, Yale, Princeton, Institutin Teknologjik të Massachusetts, Stansford, universitetet e California, Pennsylvania, Edinburg, St. Andrew’s, Manchester etj.
Çdo vit në LAS studiojnë nxënës nga më shumë se 50 shtete, shumica nga SHBA-ja, kombësitë e tjera përbëjnë pothuajse 8% të numrit total të nxënësve. Duke u bazuar tek tradita, shkolla fokusohet tek e ardhmja dhe punon fortë në mënyrë që nxënësit
e saj të jenë lider botëror në të ardhmen. Shkolla është e përbërë nga 10 ndërtesa, ndodhet në pjesën franceze të Zvicrës, në stacionin dimëror të famshëm Leysin, në 1300 m lartësi, me një pamje mahnitëse nga Rohne. Gjeneva ndodhet vetëm një
orë e gjysmë larg me makinë, ndërsa për në qytetet më të mëdha të vendit, Montreux, Laussane dhe Berna, ekzistojnë mjete transporti të përshtatshme. Nxënësit kanë në dispozicion klasat për eksperimente shkencore, sallë kompjutrash, internet
wireless, biblotekë me multimedia, sallë koncertesh, studio për design, qendër për artet vizuale, sale sporti multifunksionale, qendër fitnesi dhe terren për squash, qendër mjekësore dhe agjenci për udhëtimet edukative dhe eskursionet.
Sfida e Alpeve (16-19 vjeç)
Programi përfshin kurse matematike për nivele të ndryshme, përgatitje të specializuar për TOEFL dhe SAT, përgatitje në lëndët IB (literature angleze, algjebër, shkrime creative, ese/dramë, piano, kitare, vizatim, qerramik, punime artizanale dhe fotografi, kompjutra dhe informacione teknologjike, kultura dhe besime të ndryshme)
Akomodim
Shkolla ofron 6 kampuse- 3 për vajza, 3 për djem, mensë të bollshme, qendër relaksimi për nxënësit ‘Red Frog Café’ dhe mundësi argëtimi në çdo kampus. Akomodimi bëhet në dhoma me 2 ose 3 krevate, me telefon dhe internet, banjo individuale dhe tarrace që ka pamje nga kreshtat malorë që e rrethojnë. Në kampus ka dhoma të përbashkëta për relaksim dhe argëtim, kuzhina dhe lavanderi. Nxënësit tregojnë kujdes për rregullin dhe pastërtinë.
Aktivitete jashtëshkollore
Shkolla ofron një program studimi të ekuilibruar, aktivitetet jashtëshkollore,
sportive dhe udhëtime kulturore. Në 4 pasdite në javë, nxënësit merren me aktivitete
të ndryshme, në varësi të interesave të tyre. Sporti zë një vend të rëndësishëm në programin
e shkollës, duke i dhënë nxënësve shumë mundësi për praktikimin e sporteve si: basketboll, volejboll, futboll, not, tenis, hipizëm dhe squash. Ofrohen edhe ski dhe snowboard, patinazh dhe hokej, ngjitje dhe golf. Ekipet e shkollës marrin pjesë në konkurset me shkollat internacionale. LAS ka orkestër, kor, studio kërcimi, trup teatri, klube fotografie dhe gjuhësh të huaja. Nxënësit redaktojnë revistën letrare të shkollës dhe albumin me foto. Organizohen vizita në muze, kinema, teatër, ekskursione në vende interesante dhe kulturore të Zvicrës, si dhe udhëtime edukative në destinacione të ndryshme europiane
Mosha e nxënësve: 14 – 19 vjeç
Mosha e nxënësve në konvikt: 13 – 19 vjeç
Numri i përgjithshëm i nxënësve: 400
Numri i nxënësve në konvikt: 350
Numri i nxënësve të huaj:350
Programe Akademike:
– US High School Diploma
– American College-Preparatory (АР)
– IB Diploma
– Anglishtja si gjuhë e dytë (ESL)
– Kurse të gjuhëve të huaja gjatë verës
Kërkesat për aplikim:
– Lista e notave të tre viteve të fundit dhe rezultatet
nga viti aktual akademik
– Rekomandim nga profesori i matematikës
dhe anglishtes
– Rekomandim nga drejtoresha e shkollës
– Pyetësor për nxënësit dhe ese 300 fjalë
shkrimi:
– Kopje e pashaportës
– Fotografia e kandidatit e skanuar