Call us
00355 422 52 065

Lady Elizabeth School

Lady Elizabeth International School ndodhet në një nga vendet më të bukura përgjatë vijës bregdetare “Costa Blanca” në Spanjë. Është lehtësisht e arritshme nga aeropertet Alicnate dhe Valencia, çka e bën atë shumë tërheqëse për studentë nga shumë vende të botës. Shkolla sigurohen që fëmijët  të edukohen dhe trajtohen në mënyrë individuale,dhe edukimi që ata marrin është totalisht i standarteve më të larta. Filozofia e tyre është të përgatisin, inspirojnë, pajisin dhe edukojnë fëmijët për një të ardhme të suksesshme. Gjithashtu i ndihmojnë fëmijët të mësojnë më shumë rreth vetes së tyre, i tregojnë mënyrën se si të bashkëveprojnë me të tjerët, nxisin të kuptuarit me detaje të komunitetit ndërkombëtar dhe njerëzit përreth tij, si dhe zhvillimin me ritme të shpejta të një bote të cilën ata do të formësojnë vetë.

 

Shkolla Ndërkombetare e tyre edukon fëmijët tuaj në një mjedis shumë të ngrohtë e mikpritës –gjithashtu ofron mbështetje, sfida dhe njëkohësisht i jep kënaqësi atyre gjatë proçesit të mësimit dhe rritjes. Mësuesit në këtë shkollë kanë për qëllim të inspirojnë. Ata janë vërtet pasionant, shumë të përgatitur në fushat e tyre te mësimdhënies, dhe janë në gjëndje t’ja transmetojnë këtë pasion nxënësve të tyre.