Kensington Park School (KPS) është një shkollë e re private, e vendosur në zemër të Londrës, në një nga lagjet më prestigjioze të Kensington. KPS është një shkollë e re me mësues me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie në shkollat më elitare në vend, në veçanti shkolla famshme St Paul’s School. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të mësuesve, shumë nga studentët kanë marrë rezultate të larta dhe pranim në universitetet më të mira me famë botërore duke përfshirë Oxford, Cambridge, universitetet e Ivy League në USA.
KPS është një shkollë ku pjesa më e madhe e nxënësve janë shtetas anglez, të moshës 11 deri në 18 vjeç dhe konvikti eshte i disponueshem per nxenes te moshes 14-17 vjec. Vetëm 15% vijnë nga nacionalitete të ndryshme që janë plotësisht të integruar në komunitetin e shkollës. Arsimimi tradicional i kombinuar me teknologjitë më të fundit luajnë një rol vendimtar për të arritur përsosmërinë akademike. Kensington Park School renditet ndër kolegjet më të mira në Londër. Qasja unike arsimore bazohet në një program trajnimi të zhvilluar posaçërisht, i cili përfshin përgatitjen e një plani individual për secilin nxënës në bazë të nivelit arsimor, mundësive dhe interesave akademike, motivimit dhe ambicjes për të arritur qëllimet.
Ambjentet e shkolles jane te ndare ne dy ndertesa: Lower School (mosha 11 – 16) dhe Sixth Form (mosha 16-18) duke bere te mundur specializimin ne drejtim te pergatitjes specifike per aplikimin ne universitet.
Arsimimi është i integruar me kujdesin e përgjithshëm për mirëqenien dhe edukimin e secilit nxënës, pjesëmarrjen e tij në aktivitete jashtëshkollore të ndryshme dhe praktikimin e sportit, muzikës ose artit. Shkolla ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Imperial College dhe përdor qendrën e tij moderne sportive, Qendra Ethos. Fulham Boat Club ofron mundësi të kanotazhit në kanalin madhështor të Thames. Nxënësit mund të marrin pjesë në programin sfidues dhe të pasur me aktiviteteve në natyrë të Duke of Edinburgh.
Nxënësit ekselentë janë ambasadorë të KPS dhe pritet të kenë një rol drejtues në jetën e shkollës dhe të jenë një shembull për nxënësit e tjerë. Si nxënës të talentuar ata kanë nevojë për kohë shtesë për tu përgatitur për provime dhe aktivitete krijuese, prandaj shkolla e kupton dhe siguron fleksibilitet në zhvillimin e kurrikulës, duke siguruar kohë të mjaftueshme për të arritur qëllimet e tyre ambicioze.
KPS ofron: