International School Eerde | Integral

International School Eerde

Informacione rreth shkollës

ISE është e vetmja shkollë ndërkombëtare me konvikt në Holandë dhe ekziston prej 80 vitesh. Ajo është e vendosur në një kështjellë të vërtetë në stilin e Louis XIV, e cila daton nga 1715. Kështjella Eerde ka një histori të shquar. Personeli mësimdhënës në Eerde është shumë i kualifikuar dhe me përvojë, dhe ashtu sikurse studentët e tyre ,ata janë të nacionaliteteve të ndryshme. Ata kanë aftësinë të pajisin studentët me një shkallë të lartë individualizmi për shkak të raportit të shkëlqyer profesor/studentë. Studentët inkurajohen që të jenë të vetë-motivuar, për të përqafuar metodikën e studimit gjatë gjithë jetës dhe për të zhvilluar një shkallë të lartë të vetëdijes ndërkombëtare. Vizioni i ISE është që të sigurojë një mjedis të sigurt në të cilin të gjithë nxënësit mund të rriten akademikisht, për të demonstruar aftësitë e të menduarit kritik dhe të bëhen qytetarë globalë dhe të përgjegjshëm në fazat e mëvonshme të jetës.

Programet Akademike

Kurrikulat të cilat  ofrohen aktualisht në Eerde janë Primary Curriculum, the International Middle Years Curriculum dhe Cambridge CS1, International General Certificate of Education (IGCSE) dhe the International Baccalaureate Diploma.

International Middle Years Curriculum (IMYC) / Cambridge Secondary 1(CS1) (11-14 vjeç)

International Middle Year Curriculum (IMYC) dhe Cambridge Secondary 1 (CS1) curriculum janë përdorur në shkollat shtetërore, shkollat publike dhe shkollat ndërkombëtare në të gjithë botën. Shkolla Ndërkombëtare Eerde ofron të dyja dhe kombinon më të mirën e këtyre dy programeve arsimore. IMYC është zhvilluar posaçërisht për studentë të moshës midis 11 dhe 14 dhe është një kombinim i teorisë, dhe të mësuarit në mënyrë individuale. Programi kontribuon në aftësitë personale të nxënësve. Përveç kësaj, IMYC ndihmon nxënësit të njihen me kulturat dhe kombësitë e ndryshme duke i bërë ata më të hapur në mendësi dhe gjithashtu të krijojnë respekt për kulturat e tjera. Matematika, Shkenca, anglisht dhe TIK janë katër lëndët e programit Cambridge Secondary 1 programme. Shkolla Ndërkombëtare Eerde i konsideron këto lëndë si thelbësore në  programin e kombinuar.

IGCSE (14-16 vjeç)

Lëndët në IGCSE klasifikohen si vijon: Gjuhët e huaja – anglisht, hollandisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht; Sociale – Histori, Gjeografi; Shkenca – Biologji, Kimi, Fizikë; Matematikë; Arte dhe teknologji të Kreative – Art & Dizajn, IT, Studime Biznesi

IB (16-19 vjeç)

Studentët duhet të zgjedhin një grup nga gjashtë grupet e specifikuara. Të gjitha lëndët mund të ndiqen në të dy nivelet standarte dhe në një nivel më të lartë. Gjithashtu ofrohen mundësi kombinimi të këtyre lëndëve. Këshilltari i karrierës dhe mësuesit do të ndihmojnë nxënësit të krijojnë së bashku një paketë.

Akomodim

Nxënësit jetojnë në dhoma moderne dhe janë nën kujdesin e kujdestarit të konviktit. Zakonisht dy studentët me konvikt (maksimumi i 3) të së njëjtës gjini dhe përafërsisht të të njëjtës moshë ndajnë një dhomë. Studentët mund të personalizojnë dhomat e tyre me postera, bimë, muzikë dhe libra. Me rreth 15 kombësi nën një çati, atmosfera është ajo e një familje e madhe ndërkombëtare.

Aktivitete Jashtëshkollore

Sport, muzikë, vizita në Shkollën Mbretërore të Muzikës, lloje të ndryshme të sporteve, dramë apo musicals janë vetëm disa nga opsionet që ofrohen. Çdo nxënës mund të zgjedh midis opsionve të shumta kulturore dhe objekteve sportive. Shkolla Eerde ofron mundësi të gjera sportive në ambjentet e godinës. Studenti mund të gjejë të gjitha objektet shumë afër me njëra-tjetrën ,duke filluar nga shahu ,palestra ,futbolli ,patinazhi,  basketbolli , atletika, tenisi dhe çiklizmi malor. Ata që kanë shumë talent mund të praktikojnë gjithashtu dhe një numër të sporteve në një nivel profesional.

Çdo nxënës mund të mësojnë për të luajtur të gjitha instrumentet në çdo nivel.

Bursa:
Shkolla ofron bursa te limituara per nxenesit me ekselente

Informacione të përgjithshme

Vendndodhja: Overisel, Ommen, Hollandë : 9-12
Lloji: Kombinuar, Shkollë private me konvikt: 9-12
Aeroporti më i afërt: Groningen Airport Eerde: 9-12
Mosha: 4-19: 9-12
Numri i nxënësve: 130: 9-12
Programet Akademike: 9-12
-IPC: 9-12
-IMYP/CS1: 9-12
-IGSCE: 9-12
-IB: 9-12
Kërkesat e hyrjes për studentët Ndërkombëtar dhe provimet e hyrjes: 9-12
• Formulari i regjistrimit: 9-12
• Listë notash të dy - tre vite : 9-12
• Letër Rekomandimi: 9-12
• Test Anglisht dhe Matematikë: 9-12
• Intervistë: 9-12